Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • I ri
Babai, Miljenko Jergović
  • Babai, Miljenko Jergović

Babai, Miljenko Jergović

Dituria

“Më vdiq babai”... kështu hapet ky roman i Miljenko Jergovićit, me një histori që zë fill në vitet 1920 dhe arrin deri më 1993, në një Sarajevë ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin, por ku të gjithë do të donin ta shmangnin.

106,61 SEK
95,94 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Babai

Origjinali: 

Autori: Miljenko Jergović

Shqipëroi: Xhelal Fejza

Kategoria: Roman

Botues: Ombra GVG

Specifikimi: Kapakë të hollë

Viti i botimit: 2025

Pesha: 0.23 kg

Faqe: 180

ISBN: 978-9928-816-43-6

Ky libër është në gjuhën shqipe

1. Letërsi nga Ballkani. 2. Bosnia dhe Herzegovina 3. Romane

Mbi librin

“Më vdiq babai”... kështu hapet ky roman i Miljenko Jergovićit, me një histori që zë fill në vitet 1920 dhe arrin deri më 1993, në një Sarajevë ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin, por ku të gjithë do të donin ta shmangnin.

Një baba ateist, mjek në profesion, që beson se të gjithë njerëzit janë të barabartë, është protagonist i një autobiografie të sinqertë e të drejtpërdrejtë. Me një rrëfim të nisur një ditë pas vdekjes së të atit, ky libër i pazakontë dhe emocionues, i ndryshëm nga çdo gjë që ka shkruar Jergovići deri më tani, flet për tradhtitë kombëtare dhe private, afërsinë dhe murin midis babait e djalit, për faljen dhe atë që është e pafalshme, për vdekjen nga ankthi e frika.

Ky nuk është thjesht një roman për babanë e humbur, është një roman për mënyrën se si secila prej jetëve tona luan një rol në histori. Sidomos në atë copëz të historisë që ende pulson, në përpjekjen e përgjithshme për të harruar dhe që të çon në Sarajevë. Sepse, siç shkruan Jergovići, “e kundërta e përgjegjësisë civile dhe kolektive, nuk është pafajësia kolektive. E kundërta është papërgjegjshmëria”...

Detajet e librit
9789928816436
9789928816436