Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Fat pa ngjyra, Albion Çela
  • Fat pa ngjyra, Albion Çela

Fat pa ngjyra, Albion Çela

UEGEN

Kur të gjithë udhëtarët ishin me emocionet e fuqishme të asaj situate, Andrea dukej si një statujë e gurtë me fytyrën drejt qiellit...

10,70 CHF
9,63 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fat pa ngjyra
Origjinali: Fat pa ngjyra
Gjinia: Roman
Autori:  Albion Çela
Shtëpia botuese: Uegen
Viti: 2022
Fq. 154
Pesha: 0.149 kg
ISBN: 978-9928-03-534-9
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Skena që u krijua ishte e tmerrshme, njerëzit ecnin para-mbrapa duke ulëritur nga frika dhe duke u lutur. Gratë, tëmijet dhe disa burra qanin. Andrea, që fillimisht bëri si gjithë të tjerët, pas disa minutash ndaloi dhe u kap tort pas bordurave të anijes që të mos rrëzohej nga ulje-ngritjet e frikshme, ose nga përplasja me ndonjë bashkudhëtar. Ashtu, mes asaj turme histerike, ia nguli sytë diellit. Sa herë përhumbej pas tij, fytyra i bëhej e ngurtë, pa emocione. Herë-herë kraharori i çohej peshë, sytë e zmadhuar e të palëvizur, dukeshin sikur ishin ngulur në një vegim të brendshëm, buzet gjysmë të hapura, thua shpirti do braktiste trupin. Kur të gjithë udhëtarët ishin me emocionet e fuqishme të asaj situate, Andrea dukej si një statujë e gurtë me fytyrën drejt qiellit...

Detajet e librit
UEGEN
9789928035349
9789928035349
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

E hëna e parë e dhjetorit, Ledion Krisafi

Në këtë roman përshkruhet jo një ngjarje, sepse nuk ka një subjekt të veçantë, por një gjendje. Personazhet lëvizin në një përmasë paksa jashtë kohe dhe hapësire, ata lëvizin në një gjendje të caktuar, që janë diskutimet e tyre për vdekjen dhe ekzistencën. Ata janë të rinj por dhe të vjetër.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Pasanikë të varfër, Grigor Banushi

 Dy heronjtë e romanit janë shembull i vullnetit dhe këmbënguljes, i besimit dhe i dashurisë së ndërsjellë. Ata janë të bindur se vetëm duke u mbështetur fort në dashurinë e tyre, do të arrijnë të realizojnë ëndrrat dhe shpresat e tyre disavjeçare.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Camera Obscura, Stefan Çapaliku

Poezia e Çapalikut paraqitet si një sublimim i armës, si një vrasje e pandërgjegjshme, e butë, e përshtatshme për një kohë të trishtuar dhe plot ankth. Aiparaqitet tërësisht si një autor bashkëkohor që beson se përmbajtjet e reja e çojnë natyrshëm drejt estetikave të reja.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Aromë kujtimesh, Aida Shtino

Një roman biografik kushtuar gjyshes dhe stërgjyshes sime, që nuk i njoha kurrë, por vetëm përmes atyre që më lanë në një ditar. Historia na kthen në shek,. XVIII. Botëkuptimi dhe jeta e grave të asaj kohe përmes dashurisë, luftës, urrejtjes dhe aromave të parfumeve.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Enciklopedi Kadareane 1, Bashkim Kuçuku, Jorina Kryeziu (Shkreta)

Vepra e Kadaresë, në letërsinë shqipe, është më e pasura, njëherësh, dhe më e larmishmja e shekullit XX, emblemë e identitetit dhe e origjinalizmit të saj në botë. Edhe kritikat e studimet në gjuhët e tjera, prej kohësh dhe në vazhdim, e cilësojnë ndër të mëdhatë, parësore, një nga përfaqësueset e letërsisë europiane të shekullit XX, mbështetur nga...
48,15 CHF 53,50 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

!, Gent Demi

Një fjalë goje kjo… po kush shtyhet tani të marrë dhe gjithë librin, për më tepër libër me poezi! E që ka për titull veç një shenjë pikësimi dhe një emër autori shenjuar zbehtë në kopertinë sa mezi të duket, zgjedhje e lutjeve të vetë autorit.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Brenga e prokurorit, Ahmet Prençi

“Brenga e prokurorit” është romani që skanon jetën e nëndheshme të tranzicionit shqiptar. Krimi, mafia, kulisat, miqësia, familja, dashuria, profesioni dhe brengat e një të shkuare, e cila rikthehet të trondisë të tashmen, janë elementë specifikë të këtij romani të shkruar me mjeshtëri dhe përgjegjësi.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Njeriu me fat, Fatos Kongoli

Në këtë libër, Kongoli risjell një personazh të njohur të tij, inspektorin Sabit Kurti. Në prag të pensionit, ai ngarkohet me një detyrë të fundit, disi të veçantë, të shmangë vrasjen e paralajmëruar të një personin VIP. S'dihet kush do të jetë viktima, as vrasësi, as motivet e vrasjes.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Kundërpërfytyrime, Natasha Lako

Duhet ta gjejmë një përgjigje edhe për lirikën që mbijetoi jo tek të gjithë poetët, në motet kur bora nuk lejonte të shihje as çatitë e kuqe dhe as pemët e zhveshura, por të ndjeje se nën të pranverën që lëvizte, siç i gjejmë të shkruara që kohë më parë në poezinë e Natasha Lakos.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj

Romani “Zogjtë e qyqes” trajton me vlera të spikatura letrare artistike, urrejtjen në mes të serbëve e shqiptarëve, marrëdhëniet e tyre të ndërsjellta, dashurinë e pa realizuar që e intrigon lexuesin, ndërsa pasuron letrat shqipe.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: M&B

Imoralisti, Artan Gjyzel Hasani

Dyshimi i vazhdueshëm në gjërat e sigurta është pjesë e pandarë e filozofisë artistike të Artan Gjyzel Hasanit, një ndër zërat më origjinalë të brezit të krijuesve që u afirmuan në dy dekadat e para të këtij shekulli.  Nëse do të përdornim një metaforë covidiane, poezitë e këtij libri ngjasojnë me vaksinën që, pasi e ka krijuar vetë, autori e provon te...
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Një roman në dosjet e policisë, Gazmend Krasniqi

Sot, kur shikohet se përdorimi i arsyes ishte menduar për kohë më të thjeshta (kompleksiteti i kohës sonë, me këtë përmbytje të pafund informacioni, nuk e kishte sulmuar ende arsyen individuale), të vërtetat e paprovuara, të krijuara nga interesa të ndryshëm, vazhdojnë të shpërthejnë dhe të grumbullohen gjithandej, për të thënë se askush nuk është i...
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje