Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Copeza malli, Bim Dakli
  • Copeza malli, Bim Dakli

Copëza malli, Bim Dakli

Onufri

Kujtimet përzgjaten edhe pas Luftës, ndërsa autori mbeti në Itali dhe bëri një karrierë të shkëlqyer si inxhinier zbatues dhe kërkues shkencor pranë qendrave kërkimore e laboratorëve të indrustrisë kimike. Gjithsesi, përgjatë kujtimeve e rrëfimeve rrëfyesi mbetet kryesisht në hapësirat e rrëfimit të mbresave e gjurmëve që lidhen me përjetimet intime e vetjake të lidhura me familjen.

15,62 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Copëza malli (kopertinë e trashë)
Gjinia: Kujtime
Autori: Bim Dakli
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2017
Fq. 358
Pesha: 0.977 kg.
ISBN: 978-9928-226-53-2

Mbi librin

"Copëza malli, Kujtime, rrëfime" është një udhëtim në periudha të ndryshme të jetës së autorit; udhëtim në fëmijërinë e tij në vitet 1920, kur ai kryente arsimin fillor në qytetin e tij të lindjes - Elbasan, ndërsa në familjet qytetare shqiptare po nxitej me forcë fryma e arsimimit; në vitet e rinisë (në vitet 30 e '40), ndërsa rrëfyesi është nxënës në Gjimnazin e Tiranës, e më tej student në Universitetin e Firences; janë periudha të mbushura me ngjarje e ndodhi në të cilat ai përjeton zhvillimet sociale, ideologjike e politike të kohës, ndërsa vendi i tij ndien rreziqet dhe agresivitetin e aventurës fashiste e përfshihet në lëvizjen për çlirim; ndërsa Italia po përshkonte kurbën ngjitëse e zbritëse të aventurës fashiste e po pësonte tronditje të thellë pas dështimit të asaj aventure që shkaktoi Luftën e Dytë Botërore.

Kujtimet përzgjaten edhe pas Luftës, ndërsa autori mbeti në Itali dhe bëri një karrierë të shkëlqyer si inxhinier zbatues dhe kërkues shkencor pranë qendrave kërkimore e laboratorëve të indrustrisë kimike. Gjithsesi, përgjatë kujtimeve e rrëfimeve rrëfyesi mbetet kryesisht në hapësirat e rrëfimit të mbresave e gjurmëve që lidhen me përjetimet intime e vetjake të lidhura me familjen, miqtë e të afërmit.

Hera-herës rrëfyesi hedh mbi shpatulla mantelin e sociologut, historianit e njohësit të pasionuar të faunës e florës, njohje që i bëjnë edhe më tërheqëse rrëfimet dhe kujtimet e tij.

Mbi autorin

Inxh. Bim Dakli (1920-2013), i diplomuar si inxhinier kimist në Universitetin e Firences (1946), e më tej kërkues shkencor pranë Institutit të Kërkimeve «Guido Donegani» të Novarës dhe Qendrës së Kërkimeve SERE, Itali, pati një jetë të pasur profesionale dhe karrierë të begatë në fushën e kërkimit e zbatimit të teknologjive të reja në industrinë kimike.

Malli i vijueshëm për vendin e tij të lindjes, familjen dhe të afërmit, të cilët nuk pati mundësi t'i shohë e vizitojë deri në vitin e rënies së regjimit komunist në Shqipëri, nxiti në moshë të mbrame dhuntitë e tij letrare, duke na lënë dëshmi të bukura të mallit për vendin e tij, familjen e të afërmit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928226532
ean13
9789928226532
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Erik Botime

Mërgata e qyqeve, vëllimi 1+2, Nasho Jorgaqi

“Mërgata e qyqeve” është vepra e parë e madhe e Nasho Jorgaqit, padyshim një nga veprat e tij monumentale që tregojnë ndjeshmërinë e thellë të patriotit dhe mjeshtërinë e lartë të shkrimtarit.
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Me apo pa Amerikën, Ylli Polovina

Ky botim analizon të gjitha rrethanat dhe dilemat nëse ky raport shtetesh ka ardhur prej nevojave politike dhe gjeostrategjike apo është një rrjedhim i thellë, i të gjitha përmasave, jo vetëm historike dhe sociale, por mbi të gjitha shpirtërore.
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Letrat e mia kredenciale, Besnik Mustafaj

Nëpërmjet këtij librin do të njihni Besnik Mustafajn dhe të vërtetat e tij të çuditshme, që nis me një vizatim burri për fëmijën e dikurshëm dhe ndalet te fotografia e të sotmes kur fëmijën brenda burrit e ka zbehur shkurtimi i kohës që i është dhënë për të jetuar...
10,41 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Odeon

Bloc notes, Ylli Demneri

Dhe një libër si Bloc notes, të ndërtuar pikërisht me fragmente, gjen të ndërthurura shprehjet më të zakonta e më të larmishme të mendjes: mendime, qëndrime, ndjenja, gjëra të para, të dëgjuara, të shijuara, reale dhe imagjinare, në shtëpinë e fëmijërisë dhe në dhomat e kujtesës, në rrugicat e lagjes dhe në udhët e botës...
7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

17-rroksha, Ilir Sinanaj

"17-rroksha" është një libër që sjell një risi poetike në shqip. Të gjitha poemat kanë vetëm 17-rrokje, por që mjaftojnë për të pikturuar në vargje çdo hapësirë të realitetit që na rrethon.
6,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000017

Botuesi: Toena

Te porta e Shën Pjetrit, Fatos Kongoli

Dy histori dashurie të ndërprera verbërisht. Kufoma e braktisur e një të riu. Një inspektor i ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve. I ndërtuar si ndërthurrje e këtyre linjave, me personazhe të mjediseve nga më të ndryshmet, kryeqytetase dhe periferike, intekeltuale apo mafioze.
6,25 
More
Ne gjendje

Dyfaqësia e jetës, Emilian Shabani

Ai nuk kujdeset për pikat; nuk i interesojnë ku bien ato; është indiferent për fatin e tyre. Kur e merr malli për lojën, dielli nuk ndryshon taktikë. I thërret sërish avujt, të cilët, të hutuar dhe me shpresë naive për një fat të ndryshëm, ngjiten vrullshëm lart.
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Një prani në ikje, Durim Taçi

Libri është pjellë e një eksperiencë kurrë të ndodhur më parë, siç qe goditja që njerëzimi mbarë mori nga pandemia e Covid-19, parë nga qendra më problematike dhe vdekjeprurëse, siç qe Bergamo e pranverës së këtij viti. I ndodhur pikërisht atje, autor na e përshkruan situatën me një aftësi të mrekullueshme shtëgtimi nga jashtë Brenda dhe nga Brenda...
10,41 
More
Në gjendje