Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Brenga te shoqerise sone, Iliriana Mezini
  • Brenga te shoqerise sone, Iliriana Mezini

Brenga te shoqerise sone, Iliriana Mezini

2616
Te tjere

Iliriana Mezini lindi në një familje intelektualësh, e ëma me prejardhje nga Kosova ndërsa i ati nga Tirana. Që në vogëli është marrë me shkrime në organe të ndryshme të shtypit si: revista "Fatosi", "Pioneri", gazeta "Zëri i Rinisë", gazeta "Studenti", revista "Shqiptarja e Re".

7,93 CHF
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Brenga të shoqërisë sonë
Origjinali: Brenga të shoqërisë sonë
Gjinia: Refleksione
Autori: Iliriana Mezini
Shtëpia botuese: Grand Prind
Viti: 2009
Fq. 304
Pesha: 0.379 kg
ISBN: 978-99956-714-5-7

Mbi autoren

Iliriana Mezini lindi në një familje intelektualësh, e ëma me prejardhje nga Kosova ndërsa i ati nga Tirana. Që në vogëli është marrë me shkrime në organe të ndryshme të shtypit si: revista "Fatosi", "Pioneri", gazeta "Zëri i Rinisë", gazeta "Studenti", revista "Shqiptarja e Re". Ka bashkëpunuar me dy redaksi në Radio Tirana, atë të kulturës dhe të muzikës.

Shkruante radiodramatizime për "Teatrin në mikrofon" dhe tekste këngësh nëpër anketa muzikore e festivale. Disa nga këto këngë kanë qenë edhe fituese. Iliriana Mezini ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Politiko – Juridike, dega Drejtësi pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës. Është diplomuar në vitin 1974 si juriste.

Ka punuar në organet e drejtësisë dhe ndërmarrje shtetërore deri në vitin 1991 kur u shkurtua padrejtësisht nga puna si juriste e ndërmarrjes. Kaloi shumë vite në emigrim. Pas kthimit në atdhe, ajo merret me krijimtari letrare dhe përkthime. Libri "Brenga të shoqërisë sonë" është një apel për shumë probleme të ndryshme familjare, shoqërore, kulturore dhe të pronësisë.

Detajet e librit
Te tjere
2616
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Psherëtima e humbjes, Bujar Skëndo

Gjithçka ndodhi aq shpejt, sa nuk arrita të përmbushem me frymë, kujtonte Mondi ditë më pas. 60 sekonda për të vendosurpër gjysmën tjetër të jetës. Greminën e kisha aq afër...
9,91 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Ora e ligë, Tom Kuka

Një fshat i tërë që përgjon dalldinë e Sali Kamatit, mallkohet nga Ora e ligë, saqë të gjithëve u bie leskra. Me një gjuhë kuteliane, ku përzihen atmosfera epike dhe ajo lirike, vdekja dhe dashuria, paragjykimi dhe liria, idhnimi dhe ngrohtësia, magjia dhe mallkimet, sutat dhe figura mitologjike...
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Me apo pa Amerikën, Ylli Polovina

Ky botim analizon të gjitha rrethanat dhe dilemat nëse ky raport shtetesh ka ardhur prej nevojave politike dhe gjeostrategjike apo është një rrjedhim i thellë, i të gjitha përmasave, jo vetëm historike dhe sociale, por mbi të gjitha shpirtërore.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Dhomat pa mure, Arta Marku

Ishte si një shkundje, kur e lexova për herë të parë. M’u duk sikur qe shkruar për mua: “Idhujt s’duhen prekur, prarimi i tyre të mbetet ndër duar”.
16,85 CHF
More
Në gjendje

Leximet e pafundme të Kadaresë, Ballsor Hoxha

Konceptuar në 7 kapituj, punimi i studiuesit Hoxha ndalet tek temat më identifikuese të universit Kadarean, të cilat shërbejnë si harta njohëse të botës njerëzore në tërësi dhe të shqiptarit si entitet kulturor, në veçanti.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Plazh e plagë '83, Agron Cami

Dhoma ishte shumë e vogël, dy flinin në të vetmin krevat dopjo, dy të tjerët poshtë në dysheme.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Im atë, Sterjo, Ilinden Spasse

Libri i Ilinden Spases "Im atë Sterio" është një roman i mbajtur në faktet reale dhe në hollësitë e jetës së përditshme, një trajtim kronologjik i shtrirë nga fëmijëria deri në ndarjen nga jeta të shkrimtarit Sterjo Spasse.
11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Sibilat në shkallët tona, Rudolf Marku

Në një dialog të mprehtë me Europën posthegjemoniste, poeti Rudolf Marku mbetet dishepull i paepur i një shkolle të përveçme; banor malesh dhe anëdetesh, poezia e tij i shmang perspektivat tokësore për të bërë bashk najadat dhe ujqërit. Marku është poet tragjik, por tragjedia nuk është fjala e tij e fundit.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Këngët e Milosaos, Jeronim De Rada

Përshtatja e poemës Këngët e Milosaos në gjuhën e sotme shqipe nga studiuesi Dhimitër Shuteriqi e lehtëson dhe e bën më të afërt komunikimin e lexuesit të shek. XXI me këtë vepër të De Radës, shkruar në dialektin e arbëreshëve të Kalabrisë. Është menduar që, veçanërisht për nxënësit, studentët dhe lexuesit e specializuar, të përfshihet në këtë botim edhe...
6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Poezi të zgjedhura, Luljeta Lleshanaku

Poezi të tilla që vijnë si rezultat i një nevojë të brendshme të përzier me imagjinatë, që në dukje s’pyesin fare për lexuesin apo kritikën dhe që sigurisht që nuk u bëjnë fresk atyre, të qarta dhe në masë të madhe të pasforcuara– e çojnë Lleshanakun afër poetëve të mëdhenj të Evropës Qendrore dhe Lindore, si: Ahmatova, Herbert, Holub, Szymborska, Zagajewski
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Pritje të bukura, Ani Wilms

Këto situata sjellin dhe rrënimin e atmosferës së pritjeve... Të krijohet një gjendje e lehtë ankthi, madje e këndshme, si një bishë e re që fillon të gjuajë duke luajtur. Shqipëria luan me fatet e saj dhe gjithmonë humb. 
8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Kësulëkuqja, përrallë për të rritur, Ag Apolloni

Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, përrallës, religjionit dhe animacionit. Ulërimat dhe psherëtimat, lehjet dhe blegërimat vijnë si një përballje alegorike që zgjon jehun e egërsisë brenda nesh.
7,43 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Altin Dardha, Ferdinand Dervishi

Berati, një qytet i shquar për bashkëjetesën dhe qytetarinë, në mënyrë të befasishme gdhihet i copëtuar nga bandat, i dhunuar, i ngujuar brenda mureve të shtëpive dhe me një bilanc tragjik jetësh të humbura.
9,91 CHF
More
Në gjendje