Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Refreni i urisë, J.M.G Le Clezio
  • Refreni i urisë, J.M.G Le Clezio

Refreni i urisë, J.M.G Le Clezio

Toena

Megjithëse në njërën prej pjesëve kryesore përshkruhet me një realizëm tronditës skena e denatyrimit dhe asgjësimit të njeriut nga uria, i gjithë romani, çuditërisht, shëmbëllen me një akuarel madhështor dhe prekës, plot nuanca dhe ndërthurje kuantesh ndjesore.

600 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Refreni i urisë

Origjinali: Ritournelle de la faim

Gjinia: Roman

Autori: J.M.G Le Clezio

Shqipëroi: Amantia Kapo

Shtëpia botuese: Toena

Viti: 2010

Fq. 200

Pesha: 0.245 kg

ISBN: 978-99943-1-625-0

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Kjo është historia e nënës së autorit, e mbledhur dhe e ruajtur përgjatë viteve si një sekret i shenjtë në shpirtin e shkrimtarit. Ai e nxjerr prej andej, teksa po plaket për t’ua treguar të gjithëve. Është një roman i shkurtër për nga numri i faqeve, jo me shumë se dyqind, por shumë i ngjeshur për nga dendësia e mbresave, aq sa të dikton një shpejtësi tjetër të lexuari, një shpejtësi të ngadalësuar, do të thosha, që të merr kohën e një romani me tre-katërfishin e faqeve, por duke të lënë një shije prarimi dhe vetmie që është zakonisht shija e artit të kulluar. Megjithëse në njërën prej pjesëve kryesore përshkruhet me një realizëm tronditës skena e denatyrimit dhe asgjësimit të njeriut nga uria, i gjithë romani, çuditërisht, shëmbëllen me një akuarel madhështor dhe prekës, plot nuanca dhe ndërthurje kuantesh ndjesore. Është mjeshtëria e Le Clezios që arrin të sjellë me fjalët e duhura përthyerjen e historisë, në nostalgji dhe meditim. Nga largësia e shtatëdhjetë viteve, ai e rindërton dhe e ritregon historinë e vajzës që do të bëhej nëna e tij, si të ishte fëmija e tij. Eteil duket sikur është vajza e vogël e Le Clezios. Ai shkruan për të me një delikatesë prej prindi.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994316250
ean13
9789994316250
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Gitanjali, flijime kënge, Rabindranat Tagora

Mozaik i cili brumë ka etjen e pashuar të Tagores për liri, dashuri e paqe. Kur shkruan për Tagorën, kritikut i imponohet shumë natyrshëm butësia e çiltërsia në shkrim.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000291

Botuesi: Cabej

Deti oqean, Alessandro Baricco

Deti oqean shpaloset në një mënyrë poetike dhe eliptike. Z. Baricco është një kubist letrar, një stilist që shikon njëkohësisht në shumë anë të gjërave. Ai zhvendoset nga një mënyrë retorike te një tjetër, nga një lloj poezie simbolike te një narrativë e madhe aventureske dhe te një komedi.
690 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Gjysmëmollë, Matteo Bussola

Çfarë ndodh kur kupton, për herë të parë, që dikush të pëlqen? Viola e kuptoi se po e shihte Markon me tjetër sy një pasdite tetori, ditë e hënë, në oborrin e shkollës, teksa ai luante futboll dhe retë e mëdha të bardha vraponin në qiell; njëra prej tyre i ngjasonte një ariu.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Jeta Ideale, Danielle Steel

Dikur kishte një jetë ideale ,kurse tani ajo i duket e padurueshme.A do të ketë mundësi Blejzi ta rikthejë harmoninë dhe qetësinë në jetë dhe familje?
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Liqeni Tom, Ann Patchett

Ajo di të depërtojë me shumë delikatesë brenda lumturisë, në një kohë kur bota po shko në shpërbërje.
1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Uliksi, James Joyce

Tek Uliksi gjejmë po ato shqetësime të vjetra njerëzore: familja, përkujdesi, konflikti, beteja apo pushteti, rrënimi, zija, vetmia, mashtrimi, të gjitha të paraqitura aq vrullshëm te Odiseja, asgjë e re nën këtë diell. Por Joyce – i ofroi trajta të çuditshme, variacione të habitshme të kësaj asgjëje të re.
1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Të jesh i bukur dhe të vdesësh, Kostis Palamas

Në qendër të novelës homonime gjendet protagonisti, një djalë i ri, Mitro Rumelioti, i cili refuzon të pranojë invaliditetin e tij, shëmtinë fizike dhe himnizon kultin e shëndetit dhe të bukurisë trupore që barazon forcën me hijeshinë, në një gërshetim niçean dhe sentimentalist. Heroi nuk pranon mendësinë sunduese për të jetuar vetëm për hir të jetës, me...
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Vjehrra, Sally Hepworth

E sjellshme, miqësore dhe gjithmonë bujare, Dajana gjithashtu mban distancë nga nusja e djalit, me gjithë përpjekjet e saj të vazhdueshme për t’ia fituar zemrën. Një gur themeli në shoqërinë amerikane, ndihmëse e vajzave dhe grave refugjate dhe një grua e dashuruar marrëzisht me të shoqin edhe pas disa dekadash martesë, askush nuk mund të thotë një fjalë...
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Me ty përtej detit, Giulia Besa

Vendos ta provojë vetë dhe përmes një blogu modelimi njeh Alesandron, një student që vazhdon për Inxhinieri Detare. Shpejt mes tyre lind një marrëdhënie e fortë, e përbërë nga fjalë, rrëfime e shkëmbim mendimesh; por, kur Aurora i propozon të takohen, ai ngurtësohet në mënyrë të pashpjegueshme.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Vartësit, Olga Ravn

Tashmë po botohet në 25 vende, teksa janë shitur të drejtat për t’u kthyer në film. Ndërkohë romani My Work, fitoi Politikens Literature Prize më 2021 dhe solli ndryshimet e ligjeve vendase mbi amësinë. Në shtator 2023 u botua në anglisht dhe u prit mirë nga kritika. Ka shkruar gjithashtu pjesë të shkurtra letrare për muze dhe podcast-e. Një pjesë e gjatë...
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Aleph

Lufta ime, vol.1, Karl Ove Knausgaard

Provokues i skajshëm, i pamëshirshëm në realizmin vetjak, kjo kryevepër ala Marcel Proust - sepse prej A la recherche du temps perdu të Proustit është frymëzuar - e rrallë për nga origjinaliteti dhe trysnia e brendshme letrare, është një vepër e parezistueshme për lexuesin e shekullit të ri. 
1 200 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K4R1

Botuesi: Skanderbeg Books

Afrikani, J.M.G. Le Clezio

Sipas Le Clézio, duke e memorizuar Afrikën, ai është i mendimit se njeriu nuk lind në ditën që del në dritë, por në ditën dhe vendin kur bëhet, kur kupton se ekziston.
600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Balabiluja, J.M.G. Le Clezio

“A jua kam treguar historinë e Balabilusë?” – pyeti Namani, peshkatari i vjetër Lalën dhe fëmijët e tjerë. Ata tundën kokën në shenjë mohimi. Këtu fillon historia e mrekullueshme e një mbreti të madh, që kishte një vajzë shumë të bukur, që e quanin Lejla.
420 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Udhëtim në botën e pemëve, J.M.G. Le Clezio

A e di ti se pemët flasin, lëvizin dhe shohin? Nëse i vështrojmë me kujdes, do të zbulojmë se ato janë si ne. Djali i vogël do t’i zbusë ato dalëngadalë dhe, falë imagjinatës, ai do të ndërmarrë një udhëtim të mrekullueshëm, ku do të zbulojë sekretet e tyre.
350 Lekë
More
Në gjendje