Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Don Kishoti i Mances I, Miguel de Cervantes Saavedra
  • Don Kishoti i Mances I, Miguel de Cervantes Saavedra
  • Don Kishoti i Mances I, Miguel de Cervantes Saavedra

Don Kishoti i Mances I, Miguel de Cervantes Saavedra

SKU000722
Onufri

Servantesi e shkroi "Don Kishotin", sikundër na thotë ai vetë, me qëllimin që të diskreditonte librat e kalorësisë. Vepra e tij, pra, ishte doemos revolucionare, se për të diskredituar librat e kalorësisë duhej të diskreditonte tërë Kohën e Mesme me të gjitha përrallat e saj. 

8,56 CHF
7,70 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Don Kishoti i Mançës, vëllimi l
Origjinali: El ingenioso hidalgo Don Quijote de la Mancha
Gjinia: Roman
Autori: Miguel de Cervantes Saaverda
Shqipëroi: Fan Noli
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2014
Fq. 400
Pesha: 0.646 kg.
ISBN: 978-9928-164-86-5

Koment nga Fan Noli

Servantesi e shkroi "Don Kishotin", sikundër na thotë ai vetë, me qëllimin që të diskreditonte librat e kalorësisë. Vepra e tij, pra, ishte doemos revolucionare, se për të diskredituar librat e kalorësisë duhej të diskreditonte tërë Kohën e Mesme me të gjitha përrallat e saj. Për këtë qëllim, Servantesi zgjodhi si heronj të veprës së tij dy nga tipat më reaksionarë dhe mesjetarë që kishte e që kemi përpara sysh: bejlurçinën, sojliun e fandaksur të katundit, Don Kishotin e Mançës, dhe laron, sejmenin, fshatarin e varfër e të paditur, Sanço Pançën.

Këta të dy marrin përsipër barrën të ringjallin periudhën e kalorësve të arratisur, domethënë ta kthejnë Spanjën edhe tërë botën nja 300 vjet prapa e të hidhen: nga Spanja e madhe e centralizuar, që ka zaptuar gjysmën e Amerikës, në Spanjën e vogël e të përçarë dhe të shtypur prej arabëve; nga Koha Moderne në Kohën e Mesme; nga kapitalizmi në feudalizëm; nga dyfeku dhe topat, në shtijëzën dhe çomangën; nga shkenca në magji; nga historia në përrallat; nga përparimi në errësirë. Me ç'mënyrë ka shpresë Don Kishoti ta mbarojë këtë vepër utopike? Fare lehtë. Duke u bërë ai vetë kalorës i arratisur sipas librave që kishte kënduar.

Pra, merr nga qilari armët e çelikta të ndryshkura e të zgjyrosura të stërgjyshërve të tij, i shkund, i lan e vishet me to; pagëzon gërdallën e tij me emrin Rosinant, zgjedh një të dashur që e riemëron Dylqinjë; dorëzohet kalorës nga një hanxhi dhe nga dy kalltakë; zgjedh Sanço Pançën si shqytar e sejmen dhe niset për të reformuar e për të shpëtuar botën.

Është një fantazmë e ikur nga muzeu që shëtiti në Spanjën moderne. Është anakronizmi ambulant. Është vizionari, që nuk sheh realitetin, por ëndërron me sy hapur. Është utopisti reaksionar që vete prapa e jo përpara; që përpiqet të kthejë rrotën e historisë prapa; që i bie me kokë murit të çeliktë modern.

Mbi autorin

Miguel de Cervantes Saaverda lindi në Alcalá – de – Hinares, Spanjë, në vitin 1547. E kaloi fëmijërinë dhe adoleshencën në Valadolid, Salamankë, Sevilje dhe Madrid. Në Madrid, në vitin 1569, Huan Lòpez përfshiu në një përmbledhje të vetën disa poezi të Servantesit, duke e përkufizuar autorin "dishepulli ynë i dashur e i shtrenjtë". Është e vetmja dëshmi që ekziston për edukimin e tij në kontakt me mjediset humaniste.

Qysh nga viti 1568, Servantesi udhëtoi në Itali pas Xhulio Akuavivës: u arratis nga Spanja për t'i shpëtuar dënimin me prerjen e dorës së djathtë dhe me dhjetë vjet mërgim, sepse kishte plagosur dikë me emrin Antonio de Segura. I futur në shërbimin ushtarak mori pjesë në betejën e Lapantos në 1571. Në vitin 1572 merr pjesë në dërgatën detare në Navarinos.

Më 1573 kthehet në Itali. Dy vjet më vonë, në Napoli merr anijen "Sol" për në Spanjë; anija sulmohet nga tri anije pirate turke pranë deltës së Rodanos; Servantesi kapet dhe dënohet në Algjer, ku shitet si skllav dhe atje futet në burg për pesë vjet. Më 24 tetor 1580 u lirua dhe u nis në Spanjë Në vitin 1584 martohet me Catalina de Salazar y Palacios. Deri në vitin 1600 banon në Sevilje. Përfshihet në falimentimin e një bankieri, gjë që solli burgimin e tij në Sevilje më 1602.

Pasi doli nga qelia, u vendos në Valadolid. I dyshuar padrejtësisht për vrasjen e një kalorësi, burgoset prapë për një kohë të shkurtër, ndërkohë që të dy motrat e tij dhe e bija, Izabel, përfliten për moral të dyshimtë. Transferohet në Madrid në oborrin e Filipit ll. Atje shkroi pjesën më të madhe dhe më cilësore të krijimtarisë së tij të gjerë. Vdiq në Madrid më 23 prill 1616.

 

Detajet e librit
SKU000722
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Argeta LMG

Aventurat e Sherlok Holmsit, Artur Konan Dojl, vol. 1

1. Romani: Etyd në tone të purpurta• Pjesa e parë: Nga kujtimet e doktor Xhon H. Uatsonit• Pjesa e dytë: Vendi i Shenjtorëve 2. Tregimet nga seria "Aventurat e Sherlok Holmsit"• Një skandal në Bohemi• Lidhja e flokëkuqve• Përcaktimi i identitetit• E fshehta e Luginës së Boskombit etj.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Infbotues

Bashkë me erën, vëllimi i dytë, Margaret Mitchell

Skarletë O'Hara, gruaja e re tekanjoze dhe e pacipë, protagonistja e romanit, i përballon mundimet me shpirt pushtueseje; e pazonja, po ashtu si populli i vet i Jugut, "për të njohur disfatën edhe kur e ka para syve", nxiton të shkojë drejt së ardhmes duke menduar se "tek e fundit, nesër është ditë e re".
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001080

Botuesi: Onufri

Si ta doni, Uilliam Shekspir

Fabula është mjaft e thjeshtë: problemi dramatik në sjelljen e çoroditur të dy vëllezërve të ligj ndaj dy vëllezërve të mirë, si dhe pengesat e lidhura me këtë sjellje ndaj martesës së disa çifteve në këtë pjesë teatrore (sidomos të Rozalindës me Orlandon) zgjidhen pa vështirësi dhe, pa pikë dyshimi, kemi të bëjmë me një fund të lumtur.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UEGEN

I martuari i përjetshëm, F. M. Dostojevski

Në këtë vëllim përfshihet “I martuari i përjetshëm”. Nëse e para merret me vizatimin e karakterit të njeriut kot, bosh, shoqëruar me një ironi therëse dhe të shkëlqyer, padyshim pa lënë pasdore zbërthimin e karakterit (ndoshta karakteri më i veçantë në letërsinë botërore).
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU002004

Botuesi: Pegi

Etër e bij, Ivan Turgeniev

"Ky roman, përveç bukurisë artistike, është i përsosur edhe sepse zgjon mendimin, të shtyn drejt arsyetimit... Kjo ndodh edhe sepse romani është i tëri i sinqertë dhe të prek në thellësi. Vepra, nga kreu deri në rreshtin e fundit, është shkruar me shumë ndjenjë..."
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Ka mbaruar

The Nick Adams Stories, Ernest Hemingway

The collection follows Nick's life as a child to parent, along with soldier, veteran, and writer and feature some of Hemingway's earliest work such as "Indian Camp" and some of his best-known short stories, including "Big Two-Hearted River." Perfect for longtime Hemingway fans and as an introduction to one of America's most famous writers.
18,06 CHF 20,06 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000796

Botuesi: Onufri

Romeo dhe Zhulieta, Uiliam Shekspir

Temën e dashurisë Shekspiri e ka trajtuar në shumë vepra të tij, që nga sonetet, poemat dhe tragjeditë, por në asnjërën prej tyre kjo temë nuk është trajtuar si diçka në vetvete dhe e papërzier me probleme të tjera, siç është bërë kjo në "Romeo dhe Zhulietën".
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000723

Botuesi: Onufri

Don Kishoti i Mances II, Miguel de Cervantes Saavedra

Udhëtimi i Don Kishotit nuk është një udhëtim hapësinor, por bën pjesë në udhëtimin e brendshëm të njerëzimit. Udhëtimi i Don Kishotit ndodh në kohën e udhëtimeve të mëdha, siç është udhëtimi më i famshëm dhe më me bujë i historisë së njerëzimit: zbulimi i Amerikës. Nuk mund të ketë, është e pamundur që në histo
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje