Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Kopisteri Bartelbi, Herman Melville
  • Kopisteri Bartelbi, Herman Melville

Kopisti Bartëlbi (Një ngjarje në Wall Street), Herman Melville

Onufri

Sa herë që më kapte "kunja" për të përkthyer këtë novelë të shkurtër, nuk mundja dot kurrë të arrija një përkthim të denjë të formulës së famshme tashmë: "I would prefer not to!", frazë që përbën bazën, thelbin dhe vetë "sebepin" e novelës.

34,50 SEK
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kopisti Bartëlbi (Një ngjarje në Wall Street)
Origjinali: Bartleby the Scrivener
Gjinia: Novelë
Autori: Herman Melville
Shqipëroi: Idlir Azizi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2015
Fq. 72
Pesha: 0.141 kg.
ISBN: 978-9928-186-41-6

Koment nga përkthyesi

Inatçori është shpeshherë bezdi, madje herë – herë edhe për vetë inatçorin. Sa herë që më kapte "kunja" për të përkthyer këtë novelë të shkurtër, nuk mundja dot kurrë të arrija një përkthim të denjë të formulës së famshme tashmë: "I would prefer not to!", frazë që përbën bazën, thelbin dhe vetë "sebepin" e novelës.

Një mik me preferenca institucionale më pat vënë një ditë në kandar me një lider partiak (revolucionar, të themi), lidhur me sasinë e rëndësisë përkatëse. Ai ma mënjanoi atëherë rëndësinë, por pikërisht pas asaj dite unë u tërhoqa, jo më i nxehur, drejt përkthimit të novelës, që e kisha braktisur disa herë.

Lexuesi i interesuar do të gjejë nëpër libra të tjerë interpretimet e filozofëve lidhur me këtë frazë refuzimi. Refuzimi i Bartëlbit është i drejtpërdrejtë, kategorik... por dhe i brishtë, i qetë, i tërhequr. Pikërisht këto të fundit sjellin vështirësinë e madhe të përkthimit të saktë të këtij refuzimi.

Si të japësh shkurt e qartë një refuzim, por që bëhet me brishtësinë më të madhe, pa dhunë, pa kryeneçësi? Që formula në fjalë të përkthehej: - Do të preferoja që jo! ose – Unë do parapëlqeja të mos e bëja! më dukej fort artificiale. M'u duk shumë e zorshme për përditshmërinë tonë, qoftë edhe në rrethana zyrtare që një shqiptar të artikulonte me sqimë të tepruar kot një frazë refuzimi.

Atëherë mendova të hidhem me mend në "terren": domethenë nisa të përfytyroj të njëjtën situatë në Shqipëri. Fillova të përfytyroj se si mund të refuzonin urdhrin e shefave disa zyrtarë të vegjël e të brishtë, Zhuli Z. i Ministrisë së Jashtme, apo Ahmet S. i Ministrisë së Transportit, të cilët i kisha hasur në punë në Tiranë.

Përkthimi që fillon me "Nuk" hiqej mënjanë si mundësi. Kjo do të ishte normale, sepse mohorja në gjuhën tonë bëhet pikërisht me "nuk" në fillim: Nuk më pëlqen! Nuk dua ta bëj! Nuk ma do mendja! Nuk do të ma kishte ënda etj. etj.

Problemi ishte se si të ruhej struktura e origjinalit: që refuzimi i Bartëlbit, në anglisht, vjen me një fjali afirmative (dëftore) gjithsesi: I would prefer not to! Që fjalë për fjalë do të jepte: - Unë do parapëlqeja që jo! ose – Unë do të kisha preferuar që jo!

Atëherë variantet që shënova anash ishin të llojit: - Besoj se nuk dua!, - Preferoj më mirë jo!, - Parapëlqej mos ta bëj! etj.; sepse kërkoja me ngulm të mbahej ideja e refuzimit kategorik, por me përunjësi e brishtësi. Vështirësia këtu lidhej me faktin që Melville – i nuk përdor aspak folje indikatore "bëj" apo "dua" pas foljes "prefer"; refuzimi i personazhit të tij duket i mjaftueshëm në vetvete, sui generis, dhe pa ndërfutur veprime apo sqarime shtesë.

Vështirësia tjetër më dilte kur mendoja sesi duhej të jepja refuzimin në kushtore: - Do të pëlqeja që jo? – Do të doja të mos? – Do preferoja të mos e bëja!

Mbi autorin

Herman Melville lindi në qytetin e Nju Jorkut më 1819 nga prindër me origjinë franceze e skoceze. Që herët familja e tij ra në vështirësi për shkak të falimentimit të biznesit të të atit, i cili la pas borxhe dhe detyrime financiare. Pas fillores, Herman Melville – i kryen disa studime në Paris, ku mëson gjuhën në mënyrë të përsosur.

Qysh në moshën 14 vjeçare hyn në punë si zyrtar i thjeshtë në bankë. Gjatë periudhës së rinisë së hershme, Melville – i merrte pjesë në shoqëri dijetarësh, që debatonin mbi çështje themelore të shoqërisë. Njëkohësisht thellohet asokohe në leximet e poetëve dhe autorëve të njohur, të cilët arrin t'i njohë gjerë: Shekspir, Milton, Lordin Bajron, Walter Scott e të tjerë.

Poezia e tyre vizionare, orientimi kozmogonik, bashkë me shkrimet biblike të Gjenezës, do të jehojnë mandej nëpër gjithë veprën e tij kryesore.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928186416
ean13
9789928186416
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001746

Botuesi: Te tjere

Franz Kafka, Vepra e plotë në prozën e shkurtër

Pas botimesh të shpërndara aty - këtu, përkthimesh shpesh nga gjuhë të treta, vepra e Franz Kafkës në prozën e shkurtër, ku përfshihen të gjitha tregimet, skicat, novelat e tij, të përfunduara ose jo, vijnë për herë të parë të plota në gjuhën shqipe sipas rendit kronologjik të krijimit të tyre.
172,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001896

Botuesi: UEGEN

Idioti, Fjodor Mihajllovic Dostojevski

Fjodor Dostojevski u bë i famshëm për krijimin e "heroit të rrugës", një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.
195,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Cabej

Xhonatan Livingston, Pulëbardha, Richard Bach

Një nga klasikët e letërsisë, ky libër me ilustrime u bë i shumëshitur në SHBA në vitet 1972-73. Tregon historinë e një pulëbardhe që është duke mësuar të fluturojë.
57,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Dublinasit, James Joyce

Kjo vepër reflekton jetën në Irlandë në nisje të shekullit të kaluar, dhe duke hedhur poshtë eufemizmat, zbulon realitetin aspak romantik të Irlandezëve. Secila nga të 15 historitë ofron grimca nga jetët e dublinasve të zakonshëm dhe bashkërisht këto histori përbëjnë portretin e një kombi.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Panairi i kotësive, vol.1-2, Uilliam M. Thekëri

Zonja Beki Sharp, antiheroina e romanit "Panairi i Kotësive". Sharp (i/e mprehtë) siç ka emrin ka edhe tipin. Ajo e përdor mençurinë dhe dinakërinë e saj për t'u ngjitur më lart në shkallën shoqërore përmes mjeteve të vetme të disponueshme nga një grua në Anglinë e asaj kohe – flirtim strategjik.
287,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Metamorfoza, Franz Kafka

Një mëngjes, Gregor Zamza zgjohet nga gjumi i tronditur. Ai e sheh veten të shndërruar në një çimkë të stërmadhe, me këmbë hollake e me bark të fryrë. Asgjë tjetër nuk ka ndryshuar, as në dhomë, as tek ai, përveç pamjes së tij të jashtme.
69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Panairi i kotësive, Uilliam M. Thekeri, vol. 2

Zonja Beki Sharp, antiheroina e romanit "Panairi i Kotësive". Sharp (i/e mprehtë) siç ka emrin ka edhe tipin. Ajo e përdor mençurinë dhe dinakërinë e saj për t'u ngjitur më lart në shkallën shoqërore përmes mjeteve të vetme të disponueshme nga një grua në Anglinë e asaj kohe – flirtim strategjik.
143,75 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Dita e kukuvajkës, Leonardo Sciascia

Në një cep të Sicilisë, një sipërmarrës i vogël vritet në mes të katundit. Kurrkush nuk flet; dikush, madje, përpiqet t’i devijojë hetimet e nisura nga një oficer i ri i karabinierëve, i huaj për mendësinë dhe shoqërinë e Sicilisë. Hap pas hapi, dëshmi pas dëshmie, ku të rreme e ku të cunguara, kapiten Belodi arrin të zbulojë se faji i vetëm që përligj...
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Vëllezërit Karamazov, vol.1 Fjodor Dostojevski

Nëse do të mëkatosh vetë dhe do të pikëllohesh deri në vdekje për mëkatet e tua apo për ndonjë mëkat të rastësishëm, atëherë gëzohu për tjetrin, gëzohu për të drejtin, për atë që s’ka bërë mëkate. 
161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Lordi Xhim, Joseph Conrad

"Lordi Xhim" tregon historinë e një djaloshi romantik anglez, të rritur me ëndrra trimërie e heroizmi, që një çast i vetëm frike e pasigurie që ai tregon kur shërben si oficer në një anije tregtare që rreh detrat e Lindjes, befas e përfshin në një skandal dhe e mbulon me turp.
103,50 SEK
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Zenit Editions

Mobi Dik, Herman Melville

Çfarë ishte balena e bardhë për Ahabin deri tani u dha një shenjë; se çfarë ishte, ndonjëherë, për mua, ende ka mbetur e pathënë. Përveç këtyre vlerësimeve më të dukshme, të cilat prekin Mobi Dikun, që nuk ka si të zgjojnë veç rastësisht në shpirtin e çdo njeriu ndjesinë e alarmit, kishte edhe një mendim tjetër, ose më mirë të themi një tmerr të turbullt...
172,50 SEK
More
Ne gjendje