Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Krimi i lordit Artur Sevil dhe tregime te tjera, Oskar Uajlld
  • Krimi i lordit Artur Sevil dhe tregime te tjera, Oskar Uajlld

Krimi i lordit Artur Sevil dhe tregime te tjera, Oskar Uajlld

2457
Botimet Dudaj

Oskar Uajlld ka qenë dramaturg, poet, eseist dhe humorist. Ishte i mirënjohur për mënyrën e tij të jetesës, për idiomat, pjesët teatrore, për poemat dhe krijimtarinë letrare. Me dhuntitë që zotëronte, humorin që e karakterizonte, bukurinë dhe instiktin për bujë, Uajlldi u bë shpejt i njohur në letërsinë botërore.

4,44 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Krimi i lordit Artur Sevil dhe tregime të tjera
Origjinali: Lord Arthur Savile's crime and other stories
Gjinia: Novela, tregime
Autori: Oskar Uajlld
Shqipëroi: Klodian Briçi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2001
Fq. 165
Pesha: 0.14 kg
ISBN: 978-99927-750-1-7

Mbi autorin

Oskar Uajlld (1854 – 1900) ka qenë dramaturg, poet, eseist dhe humorist. Ishte i mirënjohur për mënyrën e tij të jetesës, për idiomat, pjesët teatrore, për poemat dhe krijimtarinë letrare. Me dhuntitë që zotëronte, humorin që e karakterizonte, bukurinë dhe instiktin për bujë, Uajlldi u bë shpejt i njohur në letërsinë botërore.

"Krimi i lordit Artur Sevil" u shfaq pak para të vetmit roman të tij "Portreti i Dorian Greit" (1891). Pas vitit 1890, Uajlldi e rriti suksesin në skenë me komeditë e tij mendjeholla si "Freskorja e zonjës Uindërmer", "Një grua pa pikë rëndësie", "Burri ideal", por sidomos me kryeveprën "Rëndësia e seriozitetit". Drama e fundit e Uajlldit, "Salomeja", e shkruar në frëngjisht, nuk u lejua të shfaqej në Londër.

Në vitin 1894, komediani dhe mendimtari i shquar u dënua për devijim seksual me dy vjet punë të rëndë. Më pas shkoi të jetonte në Francë. Atje shkroi poemën e mirënjohur "Balada e burgut të Ridingut". Letrat që i kishte dërguar Lordit Alfred kur ishte i burgosur u botuan në vitin 1905 me titullin "De Profundis".

 

Detajet e librit
2457
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Thuamë se më dashuron, Erich Maria Remarque

Thuamë që më do, duamë e thuama këtë. Kemi shumë gjëra për të arritur e këtë do ta përsëris pa u lodhur, o ti, vela ime e vogël dhe e bukur që vrapon nëpër detin me ngjyrë të verës së errët, fluturo dhe eja tek unë. Era fëshfërin në gjethet e pemëve e më thotë se pikërisht koha e lashtë e yjeve na hodhi në krahët e njëri – tjetrit.
11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dita e kukuvajkës, Leonardo Sciascia

Në një cep të Sicilisë, një sipërmarrës i vogël vritet në mes të katundit. Kurrkush nuk flet; dikush, madje, përpiqet t’i devijojë hetimet e nisura nga një oficer i ri i karabinierëve, i huaj për mendësinë dhe shoqërinë e Sicilisë. Hap pas hapi, dëshmi pas dëshmie, ku të rreme e ku të cunguara, kapiten Belodi arrin të zbulojë se faji i vetëm që përligj...
11,10 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000525

Botuesi: OMSCA-1

Lekura e shagrenit, Honore De Balzak

Romani “Lëkura e shagrenit” rrëfen historinë e një të riu, i cili bleu copën e lëkurës magjike të shagrenit që të përmbushte çdo dëshirë të tij. Por, ndërkohë duke nënvlerësuar këshillën e shitësit, që i ofron atij lëkurën, protagonisti e sheh veten gjatë rrjedhjes së ngjarjeve në situata tepër të paparashikuara...
8,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000795

Botuesi: Onufri

Otello, Uiliam Shekspir

Së bashku me Hamletin, Mbretin Lir dhe Maktbethin, Otello është një nga katër tragjeditë e mëdha të Shekspirit dhe, rrjedhimisht, një shtyllë e asaj që shumica e kritikëve e konsiderojnë si maja më e lartë e artit dramatik të Shekspirit.
5,55 
More
Ne gjendje

Referenca: 2709

Botuesi: Bota Shqiptare

Të mjerët, (vepra e plotë me tre vëllime) Viktor Hygo

Në këtë roman tregohet viktima e një rendi shoqëror. Në episodin e parë kemi ngjarje nga Zhan Valzhani dhe prifti i Denjit, Murieli. Zhani është i dënuar me burg, ngase kish bërë vjedhje për të siguruar kafshatën e gojës. Ai arriti të ikë nga burgu, strehohet te prifti i Denjit, prifit me humanizmin e tij e pranon.
39,96 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Një tragjedi amerikane, vëllimi i parë, Teodor Drajzer

Klajdi tërhiqet nga Roberta Alden, e cila punon në fabrikë dhe është nën mbikqyrjen direkte të tij. Roberta është e varfër dhe e pafajshme. Ajo bie në dahuri me të. Fillimisht, Klajdit i pëlqen lidhja e fshehtë (e ndaluar nga rregullat e fabrikës) dhe e bind Robertën që të kryejë marrëdhënie seksuale me të, por ai nuk ka ndërmend të martohet me të varfrën...
11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Fausti, Johan Volfang Gëte

Fausti nuk është vetëm një univers botëkuptimor për nga gjerësia dhe larmia e ideve, që trajtohen, përmenden apo thjesht vegojnë në të dhe që zbulohen apo shpalosen vazhdimisht në një dritë të re para nesh, sa herë që marrim të lexojmë a rilexojmë tërë veprën apo pjesë të caktuara të saj.
22,20 
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Flush, një biografi nga Virginia Woolf

…botuar fillimisht në vitin 1933, Flush, një biografi u bë libri më popullor i Virginia Woolf gjatë jetës së kësaj shkrimtareje ikonë të Britanisë së Madhe. Autorja u frymëzua nga letrat e dashurisë së poetes britanike të shekullit të nëntëmbëdhjetë Elisabeth Barret Browning, e cila fliste shpesh në letra për qenin e saj, një cocker spaniel, përmes syve...
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001080

Botuesi: Onufri

Si ta doni, Uilliam Shekspir

Fabula është mjaft e thjeshtë: problemi dramatik në sjelljen e çoroditur të dy vëllezërve të ligj ndaj dy vëllezërve të mirë, si dhe pengesat e lidhura me këtë sjellje ndaj martesës së disa çifteve në këtë pjesë teatrore (sidomos të Rozalindës me Orlandon) zgjidhen pa vështirësi dhe, pa pikë dyshimi, kemi të bëjmë me një fund të lumtur.
8,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000723

Botuesi: Onufri

Don Kishoti i Mances II, Miguel de Cervantes Saavedra

Udhëtimi i Don Kishotit nuk është një udhëtim hapësinor, por bën pjesë në udhëtimin e brendshëm të njerëzimit. Udhëtimi i Don Kishotit ndodh në kohën e udhëtimeve të mëdha, siç është udhëtimi më i famshëm dhe më me bujë i historisë së njerëzimit: zbulimi i Amerikës. Nuk mund të ketë, është e pamundur që në histo
13,32 
More
Në gjendje

E varfër dhe e bukur, Teodor Drajzer

E vetmja derë që i hapet për punë në qytet është dera e hotelit më të mirë të qytetit. Aty ato, nënë dhe bijë, fillojnë punë duke pastruar hotelin dhe duke bërë çdo punë tjetër të rëndomtë që kishte hoteli. 
15,54 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000336

Botuesi: Ideart

Portreti i Dorian Greit (pershtatje per femije), Oscar Wilde

A është e mundur që piktura e një njeriu të tregojë më tepër se vetë fytyra e tij? Nëse është pikturuar me dashuri, ndoshta piktura do të tregojë më tepër se vetëm pamjen e jashtme të atij personi, ndoshta do të tregojë botën e tij të brendshme.
3,33 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001321

Botuesi: Toena

Portreti i Dorian Greit, Oscar Wilde

Portreti i Dorian Greit sjell para lexuesit temën e shkatërrimit të jetës së një të riu nën efektin e së keqes dhe parazitizmit dhe mbivlerësimit të së bukurës, në fund të shekullit XIX në Angli.
7,77 
More
Ne gjendje