Klasikët

Information

Botuesit

Speciale

Autorët

Shkendija e Jetes, Erih Maria Remark

SKU001702

Produkt i ri

Forca e penës së këtij shkrimtari, i cili, pa qenë kurrë në një kamp përqendrimi nazist, vetëm përmes shfrytëzimit të një dokumentacioni, sa të pasur aq edhe ngjethës të na japë një dëshmi te tillë të një vërtetësie të mahnitshme historike, duke ia kaluar plot e plot shkrimtarëve të tjerë që e trajtuan këtë temë.<

Më shumë detaje

Ne gjendje

$11.27

-20%

$14.09

Më shumë informacione

Titulli: Shkëndija e Jetës
Origjinali: Der Funke Leben
Gjinia: Roman
Autori: Erih Maria Remark
Shqipëroi: Robert Shvarc
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2010
fq. 508
Pesha: 0.458 kg.
ISBN: 978-9928-00-018-7

Mbi librin

Forca e penës së këtij shkrimtari, i cili, pa qenë kurrë në një kamp përqendrimi nazist, vetëm përmes shfrytëzimit të një dokumentacioni, sa të pasur aq edhe ngjethës të na japë një dëshmi te tillë të një vërtetësie të mahnitshme historike, duke ia kaluar plot e plot shkrimtarëve të tjerë që e trajtuan këtë temë. Në çdo kohë ka breza të humbur, rini te djegura.

Dhe Erih Maria Remark, e dinte fare mirë këtë. Jo sepse ai ishte profet, por sepse përjetoi dy luftëra, pa t'i shuheshin njerëz e afërt, prej çmendurive të nazizmit. Romani "Shkëndija e Jetës" është një britmë e mprehtë dhe e dhimbshme e qindra mijëra njerëz ve të kombësive të ndryshme, të cilët ranë viktimë e gestapos hitleriane dhe u internua në kampet e përqendrimit në Gjermani ose në vendet e pushtuara nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mbi autorin

Remark lindi në 22 qershor 1898 në Osnabryk të Gjermanisë. Një vit, pasi kishte filluar kolegjin si mësues, në nëntor të vitit 1916 shkruhet në ushtri. Plagoset nga një granatë në këmbën e majtë, krahun e djathtë dhe në qafë. Atëherë fillon të punojë për një roman mbi luftën.

Del nga spitali, për të kaluar në batalionin e parë të këmbimit, në regjimentin 78 të ushtrisë në Osnabrück. I jepet medalja "Ylli i Ferrit", klasi i parë, në Duisburg nga ana e Këshillit të Punëtorëve dhe Ushtarëve të Osnabrückut, por shkarkohet nga ushtria dhe heq dorë nga medaljet dhe dekorimet. Rifillon studimet e lëna për gjysmë dhe më pas punon për pak kohë si mësues filloreje.

Në 29 janar të vitit 1929, publikohet si libër "Asgjë e re nga fronti i perëndimit" në Berlin. Ndërkohë punon për dy vepra paralelisht. Në 29 prill vjen shfaqja e parë e filmit "Asgjë të re nga fronti i perëndimit" me regji të Lewis Milestone, i cili për herë të parë shfaqet në Gjermani në muajin dhjetor. Ka reagime nga nacional - socialistët e Gjermanisë të udhëhequr nga Joseph Goebbels. Fimi ndalohet dhe çohet për kontroll në Berlin.

Në vitin 1931 propozohet për Çmimin Nobel për paqen. Një vit më vonë fillon punën për një nga kryeveprat e tij "Tre shokët". Në 10 maj ndalohen të gjitha librat e Remarkut në Berlin dhe në nëntor policia konfiskon "Asgjë e re nga fronti i perëndimit". Në vitin 1938 publikohet në gjermanisht "Tre shokët" në Amsterdam dhe në 20 maj vjen shfaqja e parë kinematografike e këtij romani me regji të Frank Borzage. Në 4 korrik çatdhetarizohet nga Gjermania dhe disa muaj më vonë edhe bashkëshortja e tij Ilse Jutta Zambona. Nis punën për "Harkun e Triumfit".

Në shtator të vitit 1939 shkon në Los Angelos ku do të nisë një histori dashurie me Marlene Dietrich. Atje njihet me Greer Garson, Orson Welles, Igor Strawinsky, Arthur Rubinstein, Lion Feuchtwanger, Emil Ludwig, Thomas Mann, Bertolt Brecht, Cary Grant, Luggi Wolff e Brigitte Neuner - Wolff dhe shumë artistë të tjerë emigrantë. I jep fund lidhjes së ngushtë me Marlene Dietrich dhe disa muaj më vonë do të krijojë një lidhje të shkurtër me Greta Garbo.

Në shtator të vitit 1942 zhvillon një takim me zv/ presidentin amerikan Wallace për të diskutuar mbi një aksion të mundshëm anti - fashist. Në tetor të vitit 1943 vendoset përfundimisht në New York. Në 15 dhjetor Elfriede Remarque (e motra) dënohet me vdekje nga Gjykata Naziste për "sabotim" dhe vritet në Berlin, lajm të cilin shkrimtari e mësoi dy vjet më vonë.

Në 25 gusht 1944 përfundon versionin e parë të "Harkut të Triumfit", i cili botohet në muajin dhjetor në New York dhe disa muaj më vonë edhe në gjermanisht. Shumë shpejt fillon të punojë mbi romanin "Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur". Është koha kur shëndeti i tij fillon të lëkundet. Fillon mjekimet dhe mëson se ka diabet. Në janar të vitit 1952 botohet romani "Shkëndijat e Jetës" në New York, ndërsa në gjermanisht botohet në muajin korrik.

Në dhjetor fillon punën mbi romanin tjetër "Obelisku i Zi", i cili botohet në vitin 1956. Interpreton rolin e mësuesit në filmin e bazuar mbi romanin e tij "Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur". Në vitin 1962 boton "Qielli nuk ka preferenca", ndërsa dy vjet më vonë "Një natë në Lisbonë". Në 25 prill të vitit 1967 i jepet "Großes Verdienstkreuz", Medalia e vlerave më të larta nga Republika Federale e Gjermanisë. Në 25 shtator 1975 vdes në klinikën Sant'Agnese në Locarno.

 

Reviews

Write a review

Shkendija e Jetes, Erih Maria Remark

Shkendija e Jetes, Erih Maria Remark

Forca e penës së këtij shkrimtari, i cili, pa qenë kurrë në një kamp përqendrimi nazist, vetëm përmes shfrytëzimit të një dokumentacioni, sa të pasur aq edhe ngjethës të na japë një dëshmi te tillë të një vërtetësie të mahnitshme historike, duke ia kaluar plot e plot shkrimtarëve të tjerë që e trajtuan këtë temë.<

Libra të ngjashëm

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Shkarkime

KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (0)