Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
David Koperfildi, Carls Dikens, pershtatur per femije
  • David Koperfildi, Carls Dikens, pershtatur per femije

David Koperfildi, përshtatur për fëmijë, Çarls Dikens

Te tjere

David Koperfild është një djalë i vogël, që ka lindur kur i ati nuk ishte më në këtë botë. Kështu, e ëma e tij martohet me një burrë tjetër, që të mund t'i sigurojë të birit një të ardhme. Por shpejt edhe ajo ndërron jetë dhe Davidi i vogël gjendet përballë një njerku të pashpirt, i cili e dërgon të punojë në një vend të largët, në njërën prej fabrikave të tij.

4,76 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: David Koperfildi, përshtatur për fëmijë
Origjinali: David Copperfield
Gjinia: Roman
Autori: Çarls Dikens
Shqipëroi: Rigel Rizaj
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2017
Fq. 80
Pesha: 0.146 kg.
ISBN: 978-9928-02-968-3

Mbi librin

David Koperfild është një djalë i vogël, që ka lindur kur i ati nuk ishte më në këtë botë. Kështu, e ëma e tij martohet me një burrë tjetër, që të mund t'i sigurojë të birit një të ardhme. Por shpejt edhe ajo ndërron jetë dhe Davidi i vogël gjendet përballë një njerku të pashpirt, i cili e dërgon të punojë në një vend të largët, në njërën prej fabrikave të tij.

Aty ai njeh njerëz të mirë dhe të këqij dhe për t'i shpëtuar asaj jete të vështirë, ia mbath dhe vihet në kërkim të teze Betsit. Gruaja e moshuar, pasi merr vesh të vërtetat e hidhura, e merr Davidin pranë saj, por këtu gjithashtu ata do të ndeshen me mashtruesin Uria Hipin, i cili u vjedh pasurinë dhe shtëpinë.

Se si do të mund t'ia ndalin mbanë personazhet, se si David Koperfildi njeh hap pas hapi dashurinë, vuajtjet, zhgënjimet dhe si kupton që jeta është një sfidë, e cila gjithnjë përfundon me një dashuri të madhe, do ta mësoni në këtë libër, ku autorja Luçia Vakarino u ka rrëfyer lexuesve të vegjël një nga historitë më të jashtëzakonshme të letërsisë klasike për fëmijë.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928029683
ean13
9789928029683
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Redona

Rreth botës për 80 ditë, Zhyl Vern

Në librin që keni në duar, do të lëxoni plot emocion udhëtimin përreth botës të zotit Fog, në një kohë kur ky udhëtim konsiderohej diçka e pamundur.
2,55 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Erik Botime

Kurrizo i Notre Dame, Viktor Hygo

Por Kuazimodo, për çudinë e të gjithëve, do të tregojë se ai ka në vetvete dashuri të pafund dhe besnikëri, të cilat shpalosen në këtë histori dramatike dhe të jashtëzakonshme. 
4,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Udhëtimet e Guliverit, Xhonatan Suift

Kritika ndaj sistemit politik u zgjerua në këtë mënyrë duke përfshirë të gjithë shoqërinë njerëzore. I shkruar me një stil të thjeshtë, por në të njëjtën kohë të mprehtë dhe gjithë fantazi, romani zuri vend në veprat klasike të letërsisë për fëmijë, edhe pse është i mbushur me analiza dhe mendime për nivele të ndryshme lexuesish.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

100 përralla klasike

Në këtë vëllim me plot ilustrime tërheqëse që i bëjnë përrallat më të kuptueshme për fëmijët janë përmbledhur përrallat klasike.
17,00 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Mio, i vogli Mio, Astrid Lindgren

I vogli Mio gjithnjë kishte menduar se qe një fëmijë jetim, të cilin e kishin birësuar teto Edla dhe xha Siksteni. Kjo gjë e trishtonte mjaft. Por ja që një ditë prej ditësh, befas ai mori si dhuratë një mollë të artë, e po ashtu, gjeti një shishe të hedhur birre, dhe, ke parë ti, sapo e mori atë në dorë, pa se brenda saj diçka po lëvizte.
5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zambaku

Ishulli i thesarit, R.L.Stevenson

Por i riu Xhim Houkins nuk shpëton nga piratët këtë herë. A do ta gjejë ai dhe miqtë e tij thesarit përpara piratëve? A do të ikin ata nga ishulli dhe të kthehen në Angli me një anije të mbushur me flori?
4,25 GBP
More
Në gjendje