Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Pese femije dhe Xhuxhi i Reres, Edith Nesbit
  • Pese femije dhe Xhuxhi i Reres, Edith Nesbit

Pesë fëmijë dhe Xhuxhi i Rërës, Edith Nesbit

Dituria

"Pesë fëmijë dhe Xhuxhi i Rërës", nga librat klasikë më të njohur të letërsisë për fëmijë, vazhdon të mbetet shumë argëtues për t'u lexuar ende sot. Katër fëmijë të shkathët - Sirili, Roberti, Antea, Xhejni - dhe vëllai i tyre i vogël po kalojnë pushimet e verës në një shtëpi në fshat, jashtë Londrës, kur zbulojnë një krijesë të çuditshme të quajtur Psamiad.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pesë fëmijë dhe Xhuxhi i Rërës
Origjinali: Five Children and It
Gjinia: Roman
Autori: Edith Nesbit
Shqipëroi: Margalina Sina
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2015
Fq. 232
Pesha: 0.251 kg.
ISBN: 978-9928-4280-4-2

Mbi librin

"Pesë fëmijë dhe Xhuxhi i Rërës", nga librat klasikë më të njohur të letërsisë për fëmijë, vazhdon të mbetet shumë argëtues për t'u lexuar ende sot. Katër fëmijë të shkathët - Sirili, Roberti, Antea, Xhejni - dhe vëllai i tyre i vogël po kalojnë pushimet e verës në një shtëpi në fshat, jashtë Londrës, kur zbulojnë një krijesë të çuditshme të quajtur Psamiad.

Ai është një qenie e pazakontë dhe pak koprrac, por nëse fëmijët sillen mirë me të, mund t'u plotësojë çdo ditë nga një dëshirë, pasojat e të cilave zgjasin deri në muzg. Por, dëshirat nuk shkojnë gjithmonë dhe aq mirë për fëmijët... Me pak fjalë, magjia i fut në situata të vështira, të cilat ata i zgjidhin me mençuri!

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928428042
ean13
9789928428042
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Liza në botën e çudirave, Lewis Carroll

Është një botë tjetër, në të cilën mund të arratiset cilido prej nesh, kur realiteti i gjërave dhe veprimeve të përditshme na duket shumë i rëndë: kjo është bota e fantazisë, ku nuk ka kufij të asnjë lloji, ku gjithçka mund të jetë dhe mund të mos jetë...
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Xhejni, L. M. Montgomery

Për aq kohë sa Xhejni mund të mbajë mend, ajo dhe e ëma kanë jetuar së bashku me gjyshen e saj të ashpër në një banesë të zymtë në Toronto. Xhejni gjithmonë besonte se babai i saj kishte vdekur, derisa ajo rastësisht mësoi se ai ishte gjallë e shëndoshë e mirë dhe jetonte në ishullin Princ Eduard. Asaj i lindi dëshira për ta parë atë... Si vijon më tej?...
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Drakula, përshtatje për fëmijë, Bram Stoker

Xhonatan Harkëri dërgohet të takojë një klient të kompanisë së tij në një pjesë të largët të Europës. Kështjella është e shkretë dhe konti është mikpritës tepër i çuditshëm. Por i riu Xhonatan nuk dyshon fare se ai dhe njerëzit rreth tij do të vihen në rrezikun më të madh dhe në llahtarin më të tmerrshëm që dikush mund të përfytyrojë!
620 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Atje ku mali takon hënën, Grace Lin

E frymëzuar nga ato histori, Minlija ndërmerr një udhëtim të jashtëzakonshëm për të gjetur Plakun e Hënës, që ta pyesë se si mund të ndryshojë fatin e familjes së saj.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Rrëmbimi i princit Oleomargarin, Mark Twain, Philip Stead

Për herë të parë në gjuhën shqipe vepra e Mark Twain – it e mbetur dorëshkrim. Në një hotel në Paris, në një mbrëmje të vitit 1879, Mark Twain po qëndronte bashkë me vajzat e tij, të cilat iu lutën që t'u rrëfente një histori.
1 360 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2961

Botuesi: Redona

Muku i Vogel, Vilhelm Hauf

Titulli: Muku i VogëlOrigjinali: Muku i VogëlGjinia: PërrallaAutori: Vilhelm HaufShqipëroi: Donika BudoShtëpia botuese: RedonaViti: 2002fq. 72Pesha: 0.102 kgISBN: 978-99943-655-7-6
200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Të sapomartuarit, Ethel Turner

“Të sapomartuarit” është romani më i ri botuar nga Shtëpia Botuese OMSCA-1 “, i shkrimtares Ethel Turner, që rrëfen fillimin e martesës së dy të rinjve të dashuruar, të cilët zanafillën e njohjes së tyre e kishin që nga fëmijëria e hershme.
500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Ronja, vajza e kaçakut, Astrid Lindgren

Ronja, e bija e Matiasit, kapos së kaçakëve, jeton në një kështjellë në mes të pyllit, ku i duhet të ruhet vazhdimisht nga burravegjlit-e-përhimë dhe harpitë e egra. Një ditë prej ditësh ajo zë miqësi me Birkun, djalin e armikut më të egër të të atit.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000552

Botuesi: OMSCA-1

Gra të vogla, Luiza Mei Ellkot

Një nga librat më të bukur të të gjitha kohërave "Gra të vogla" është më shumë se kaq: një libër i pavdekshëm. Ky libër, që nga koha e botimit të parë e deri më sot, është ribotuar pafundësisht. Pasi të lexohet është e pamundur të harrohet.
800 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000335

Botuesi: Ideart

Pese femijet dhe magjistari i reres, Edith Nesbit, pershtatje per femije

Është një Semied, një magjistar rëre, të cilën fëmijët e gjetën një ditë teksa po gërmonin në një grumbull rëre. Është mijëra vjeçar dhe Semiedët sigurisht mund të plotësojnë dëshira, një të tillë në ditë dhe dëshira mbaron kur perëndon dielli.
300 Lekë
More
Ne gjendje