Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • I ri
Kishat pasbizantine në Shqipëri, Pirro Thomo
  • Kishat pasbizantine në Shqipëri, Pirro Thomo

Kishat pasbizantine në Shqipëri, Pirro Thomo, Hardcover

Berk

Në arkitetkturën e kultit të kesaj periudhe janë trashëguar mjaft principe figurative dhe konstruktive të arkitekturës së periudhës së mëparshme.

3 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Kishat pasbizantine në Shqipërinë, Hardcover
Origjinali:Kishat pasbizantine në Shqipërinë
Kategoria:Histori
Autori:Pirro Thomo
Botues: Berk
Viti: 2023
Fq. 468
Pesha: 2.52 kg
ISBN: 9789928368225
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Pushtimi otoman shënoi mbylljen e një periudhe të gjatë arkitektonike me tiparet e veta specifike në gjininë e ndërtimeve të kultit. Veprimtaria e gjerë ndertimore e kësaj periudhe si dhe niveli i lartë që pati kjo arkitekturë në vendin tonë, rrenjosën nje traditè shume të fortë, e cila, porsa gjeti rastin e volitshëm, mundi të rilinde. Kështu që, duke filluar nga gjysma e dytë e shek. XVI e
deri në fillim të shekullit XIX ngrihen ndertime të shumta të kultit të krishterë, nje numër i konsiderueshëm prej të cilave është ruajtur deri në ditët tona në Shqipërinë e Jugut dhe të Mesme.

Në arkitetkturën e kultit të kesaj periudhe janë trashëguar mjaft principe figurative dhe konstruktive të arkitekturës së periudhës së mëparshme. Por megjithatë kjo arkitekturë e zhvilluar në nje periudhë me përmbajtje krejt të ndryshme historike, nen njè pushtues të huaj me fe të ndryshme dhe e karakterizuar nga nje organizim ekonomik dhe shoqëror i ndryshëm nga ai i periudhës pararendëse, pa dyshim që do të kishte një fizionomi të vetën të formuar në kushtet e reja të kohës dhe që plotësonte kerkesa të reja të diktuara nga këto kushte. Kemi të bejmë pra me nje periudhë të veçantë arkitektonike, e njohur me emër arkitektura parabizantine, e cila, si çdo periudhë tjetër, kafillimet e veta, arritjet më të përsosura dhe më së fundi rënien e saj.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928368225
ean13
9789928368225
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Judging Vendetta, Teuta Vodo

The structure-agency dichotomy enables/permits the study of vendetta by focusing on the motivation of the authors of vendetta.The findings show that the weaker the bonds of trust in institutions such as state institutions and the legal system, the more individuals are involved in blood feuds. The more trust is placed in institutions the less likely it is...
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001438

Botuesi: UET Press

Edi Rama, Politikani Pop(ulist)-Star, Belina Budini

Nuk është aspak e rastit që ky libër është shkruar nga Belina Budini. Në moshë të re, sidomos për barrën profesionale që ka mbajtur mbi supe, ajo bën pjesë te ai brez, i cili nuk ka kurrfarë kompleksi ndaj tematikës së çështjeve që merr në shqyrtim, kudo, në faqet e shtypit, në bisedat shoqërore, përballë studentëve, në mbledhje publike e gjetiu.
500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000316

Botuesi: Ideart

Fjala dhe koburja, Joseph Roth

Diplomatët kanë misionin të tregojnë se punojnë për interesat e vendeve të tyre. Por në të vërtetë, i shohin gjërat nga sipër si mizat mbi mbulesën e djathit, gumëzhijnë në automobilat e shtetit andej – këndej, vizitojnë njëri – tjetrin, përgjojnë njëri – tjetrin, konsultohen, e bëjnë mizën elefant, e kodojnë dhe e nisin me telegram në vendlindje.
300 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Tharja e kënetës së Maliqit, Artan Hoxha

Tharja e kënetës së Maliqit ka shërbyer si një simbol i rëndësishëm i programit të modernizimit të Shqipërisë. Në periudhën midis dy luftërave botërore, projekti shërbeu si metaforë e bonifikimit të së shkuarës, e zhbërjes së trashëgimisë osmane dhe e orientimit të vendit kah modeleve perëndimore. Kundërvënia midis progresit dhe prapambetjes u shkri me...
2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Mbi historinë e Ballit Kombëtar, Kristo Frashëri

Qëndrimet që mbajtën qeveritë dhe partitë e vendeve të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore u gjykuan në Konferencën e Paqes, e cila u mblodh fill pas Luftës, më 1946. Qeveritë që ishin rreshtuar përkrah Koalicionit të Madh Antifashist anglo-sovjeto-amerikan u thirrën si aleatë në Konferencën e Paqes.
600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001312

Botuesi: Te tjere

Ministrat e brendshëm 1912-2007, Volumi 1, Hilë Lushaku

Nëpërmjet pasqyrimit të jetëshkrimeve plotësohet më tej Historia e Shtetit modern shqiptar, pasurohet informacioni për përplasjet ndërmjet shqiptarëve sipas ndarjeve klanore apo lidhjeve politike, paraqiten prova të ndëshkimit çnjerëzor dhe hakmarrjeve mesjetare, prezantohen akrobacitë politike në shkeljet ligjore deri në ekstrem, shpalosen intriga e...
1 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: SARAS

Ia dolëm, Ulpiana Lama

E ndodhur në qendër të ngjarjeve të mëdha, atje ku konflikti nuk ngurronte të shfaqej në çdo orë të ditës, Ulpiana Lama punonte për një botë të paqtë, për përfundimin logjik të zhvillimit: Pavarësinë e Kosovës. Në ndihmesë të çështjes, ajo zgjedh si mjet të efektshëm publicistikën letrare, me rolin e madh që mund të luajë në jetën e lexuesve, si të...
0 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001974

Botuesi: Naimi

Arvanitet, Irakli Kocollari

Arvanitët ose arbërit e Mesjetës, të larguar nga toka amë nëpër mugëtirat historike drejt jugut ballkanik dhe të vendosur përgjithmonë aty, pothuaj nëpër tërë hapësirat e Greqisë, janë padyshim një pjesë e patjetërsueshme e historisë së kombit shqiptar.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2732

Botuesi: Onufri

Shqipëria e rigjetur, Lucia Nadin

Libri i kthen Shqipërisë protagonistë të kulturës dhe artit të Venecies të shekullit XVI dhe tregon përkatësinë e tyre në familje të mërguara në tokat e Republikës së Përndritur. Fill udhërrëfyes i hulumtimit është veprimtaria e Bernardino (de) Vitali – t, me rëndësi të madhe në Venecie si kryeqytet evropian i shtypit.
2 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000855

Botuesi: Botimet Dudaj

Skenderbeu i shperfytyruar, Kristo Frasheri

Pikënisje e këtij studimi kritik historik u bë trajtesa me titull "Skënderbeu" e historianit zviceran O. J. Schmitt, botuar vetëm në përkthimin shqip. Autori i trajtesës kritike prof. Dr. Kristo Frashëri, një njohës i mirë i historisë së Skënderbeut, nuk u pajtua në asnjë pikë me këndvështrimin negativ të historianit zvicerian.
750 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe