• Banner

  • Çmim i zbritur

Imperium, Robert Harris

Ngritjen e përplasjet e tij me kolosët e atëhershëm të Romës na tregon Robert Harris në romanin e tij, të mbrujtur sa me fantazi po aq të mbështëtur në burimet historike, më të plotat se të çdo periudhe tjetër të Romës së lashtë. 

1 000 Lekë
850 Lekë Ruaj 15%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Imperium

Origjinali: Imperium

Gjinia: Histori

Autori: Robert Harris

Shqipëroi: Gjergj Erebara

Shtëpia botuese: Papirus

Viti: 2020

Fq. 438

Pesha: 0.476 kg

ISBN: 978-9928-4549-4-2

Mbi librin

Imperium, libri i parë i triologjisë  mbi personazhet e kohës kur Perandoria Romake qeverisej si republikë, na tregon si figurat legjendare të saj, por edhe sa shumë të ngjashme me prijësit e sotëm, ndesheshin për të siguruar IMPERIUM-in, pushtetin mbi jetën e vdekjen. Ndryshe nga aristrokatët që zakonisht merrnin pushtetin në Romë, Ciceroni rridhte nga një familje pa traditë të IMPERIUM-it, kishte fare pak burime të tjera dhe aspak kontribut ushtarak, përveç fuqisë oratorisë së tij asgjësuese. Kjo e ndihmoi të bëhëj konsull, maja e pushtetit në Romë. 

Ngritjen e përplasjet e tij me kolosët e atëhershëm të Romës na tregon Robert Harris në romanin e tij, të mbrujtur sa me fantazi po aq të mbështëtur në burimet historike, më të plotat se të çdo periudhe tjetër të Romës së lashtë. Duke qënë se Roma ishte zotëruesja e padiskutueshme e Mesdheut, të gjithë rendën pas përfitimeve, dhe lufta për pushtet u bë më e pabesë dhe e egër.

Fitimtarët e humbësit e  atyre betejave, Pompei, Krasi, Çezari dhe Ciceroni, edhe sot pas 2000 vjetësh vazhdojnë të mbetën figura legjendare, pika  referimi historike dhe stimuluese të imagjinatës.

Robert Harris tregon për ta edhe në librin e dytë, LUSTRUM, dhe i shtjellon akoma më tej ngjarjet në librin e tretë të triologjisë, DIKTATORI, madje në brigjet e Durrësit, në Ilirinë e asaj kohe, ndërsa Çezari përleshet me Pompein. Për pushtetin e Romës, vendin e Oratorisë e zë Shpata.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000700

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Shqiptarët në Venedik, Lucia Nadin

(0)

Historiane dhe studiues shqiptarë referuan mbi rëndësinë e këtij studimi që tashmë flet shqip dhe është një tregues mbi marrëdhëniet e ndërsjella të shqiptarëve me Venedikasit.Lucia Nadin ka kryer disa studime ku trajton raportet e shqiptareve me Venedikun  si “Statuti i Shkodrës në gjysmën e parë të shekullit 14-të”, ndërkohë që ka në proces...

Çmimi 808 Lekë Çmimi i zakonshëm 950 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Orientalizmi, Eduard Said

(0)

Të besosh që Orienti është i krijuar, ose siç unë e quaj “orientalizuar”, dhe të besosh se kjo që  ka ndodhur është thjesht një nevojë e imagjinatës, është mungesë e madhe sinqeriteti. Lidhja që ekziston ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes, është një lidhje force e dominimi e një hegjemoni komplekse në gradë të ndryshme.

Çmimi 1 020 Lekë Çmimi i zakonshëm 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001306

Botuesi: Toena

Ju flet Tirana, Kujtime nga RTSH, Agron Çobani

(0)

"Ju flet Tirana" është libri më i ri i cili ka si autor Agron çobanin. Ky libër është një pjesë e historisë së Radiotelevizionit Shqiptar. Në të përmblidhen kujtime të autorit dhe personazhe të shumtë. Duke qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve të rëndësishme në periudha kyce, Agron çobani sjell për herë të parë fakte të papublikuara, analiza interesante dhe...

Çmimi 850 Lekë Çmimi i zakonshëm 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000622

Botuesi: Cabej

Djathi dhe krimbat, Carlo Ginzburg

(0)

Historia e vështruar si histori e njeriut të thjeshtë e jo si histori e "të mëdhenjve'' të kësaj bote, ringjallja e realitetit të përditshëm të kohëve të shkuara për të kuptuar problemet e vërteta të tij e lidhjet me të sotmen: duke u nisur nga kjo ide, Carlo Ginzburg na jep në këtë libër vizionin që ka për një mullis i shekullit XVI, Menoku, i cili...

Çmimi 340 Lekë Çmimi i zakonshëm 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Artini

Kosova: Çfarë duhet të dijë secili, Tim Judah

(0)

Judah, i cili ka kaluar vite të tëra duke mbuluar rajonin, ofron përgjigje të thukëta e të mprehta për një varg pyetjesh në librin e parë mbi Kosovén që prej pavarésisë. Pse është e rëndësishme Kosova? Kush janë shqiptarët? Kush janë serbët? Pse Kosova është aq e rëndësishme për serbët? Ç’rol luan Kosova në botë?

Çmimi 850 Lekë Çmimi i zakonshëm 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000636

Botuesi: Koha Ditore

Kosova, nje histori e shkurter, Noel Malcolm

(0)

Historia e Kosovës që nga periudha e pushtimit Romak e deri në ditët e sotme është në fokus të "Kosova: një histori e shkurtër" të historianit anglez Noel Malcolm. Kjo është edhe vepra që e cilësoi atë si më të mirin e autorëve të huaj në konkursin e albanologjisë.

Çmimi 2 125 Lekë Çmimi i zakonshëm 2 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Per Kinen, Henry Kissinger

(0)

Për më se njëzet vjet pas Revolucionit Komunist në vitin 1949, Kina dhe pjesa më e madhe e botës perëndimore nuk kishin diplomatë në kryeqytetet respektive dhe asnjë rrugë të drejtpërdrejtë komunikimi. Mandej, në korrik të vitit 1971, Henri Kisinger mbërrin në mënyrë të fshehtë në Pekin i ngarkuar me një mision që shpejt çoi në rivendosjen e marrëdhënieve...

Çmimi 1 275 Lekë Çmimi i zakonshëm 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001933

Botuesi: Fan Noli

Zhozef Fushe, Stefan Zweig

(0)

Zhozef Fushenë, njërin prej njerëzve më të fuqishëm të kohës së tij dhe njërin prej njerëzve më të shquar të të gjitha kohërave, nuk e kanë dashur bashkëkohësit e tij dhe pasuesit e kanë gjykuar edhe më keq.

Çmimi 850 Lekë Çmimi i zakonshëm 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Ahmet Zogu, presidenti që u bë mbret, Blendi Fevziu

(0)

Por përveç inteligjencës, ajo që i jepte atij epërsi të padiskutueshme mbi gjithë të tjerët ishte mungesa e çdo ndjesie. Ahmet Zogu as ka dashuruar, as ka urryer kurrë. Veprimi dhe sjellja e tij i nënshtroheshin gjithnjë kontrollit të një mendjeje të ftohte dhe praktike, udhëhiqeshin gjithnjë dhe vetëm prej interesave të tij...

Çmimi 893 Lekë Çmimi i zakonshëm 1 050 Lekë
More
Në gjendje
chat Përshtypjet (1)
Grade