• Banner

Lustrum, Robert Harris
  • Lustrum, Robert Harris

Lustrum, Robert Harris

Një orator, një sociopat, një oligark, një pasunar i pacipë që merr përsipër të flasë për drejtësi shoqërore, ndihmë për të varfrit dhe bukë falas në një qytet që po transformohet brenda natës nga pasuritë e pabesueshme të akumuluara në grabitjen e vendeve të tjera.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lustrum
Autori: Robert Harris
Shqipëroi: Gjergj Erebara
Kategoria: Roman
Shtëpia Botuese: Papirus
Viti: 2022
F. 493
Pesha: 0.52 kg
ISBN: 978-9928-325-16-7
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Një orator, një sociopat, një oligark, një pasunar i pacipë që merr përsipër të flasë për drejtësi shoqërore, ndihmë për të varfrit dhe bukë falas në një qytet që po transformohet brenda natës nga pasuritë e pabesueshme të akumuluara në grabitjen e vendeve të tjera.

Shkrimtari britanik Robert Harris na sjell një thriller makiavelian nga Roma e lashtë, parë nga sytë e një skllavi. Banda kriminale të punësuar nga pasunarë të rënë nga vakti që përzjehen me delikatesën e argumentimeve ligjore dhe besëtytënitë fetare, shoqëruar me aventura. Pasuria sjell babëzi, babëzia sjell epsh, epshi sjell gjithëfarëlloj krimesh.Romani i Harrisit lexohet njëkohësisht si një histori plot humor dhe një udhërrëfyes se si funksionon politika, ajo e Romës së lashtë, por më së shumti, kjo e kohës sonë.

Ndërsa trilogjia mbi jetën e Ciceronit, Imperium, Lustrim dhe Diktatori përkthehej në shqip, një prej lexuesve vriste mendjen nëse përkthimi i këtyre librave do të ishte një gjë e mirë apo një gjë e keqe për vendin. E keqe, në kuptimin që çdo politikan mund të mësojë hiletë e politikës më të pacipë dhe çdo idealist mund të zhgënjehet me fatin që patën të gjithë idealistët e asaj përplasjeje të pamëshirshme që ndodhi dy mijë vjet më parë mes politikës së fjalës dhe politikës së dhunës.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928325167
ean13
9789928325167
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Papirus

Imperium, Robert Harris

Ngritjen e përplasjet e tij me kolosët e atëhershëm të Romës na tregon Robert Harris në romanin e tij, të mbrujtur sa me fantazi po aq të mbështëtur në burimet historike, më të plotat se të çdo periudhe tjetër të Romës së lashtë. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
2 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Papirus

Imperium, Robert Harris

Ngritjen e përplasjet e tij me kolosët e atëhershëm të Romës na tregon Robert Harris në romanin e tij, të mbrujtur sa me fantazi po aq të mbështëtur në burimet historike, më të plotat se të çdo periudhe tjetër të Romës së lashtë. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Diktatori, Harris Robert

Ky roman na shpalos disa nga momentet kyçe më të famshme në historinë e Romës: rënia e Republikës, lufta civile që pasoi, beteja mes Pompeit dhe Jul Cezarit në bregun tonë të Adriatikut.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)