Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Te dalesh nga rrugica e maces, Manuel Montobbio
  • Te dalesh nga rrugica e maces, Manuel Montobbio

Te dalesh nga rrugica e maces, Manuel Montobbio

2107
Tirana Times

Montobbio shkon përtej përpjekjes për të kuptuar duke përcaktuar njëkohësisht edhe disa pika orientimi, duke shtjelluar elementet e një projekti të përbashkët bashkëjetese. Sot bëhet fjalë që të ndërtohet një vizion i përbashkët mbi zhvillimin e qëndrueshëm, paqen dhe demokracinë si ide – forca për qeverisje globale.

11,10 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të dalësh nga rrugica e maces, Dekonstruksioni i Lindjes dhe Perëndimit
Gjinia: Diplomaci
Autori: Manuel Montobbio
Shqipëroi: Bajram Karabolli, Altamir Karabolli
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2011
Fq. 294
Pesha: 0.343 kg.
ISBN: 978-9928-4062-8-6

Komente mbi librin

"Montobbio shkon përtej përpjekjes për të kuptuar duke përcaktuar njëkohësisht edhe disa pika orientimi, duke shtjelluar elementet e një projekti të përbashkët bashkëjetese. Sot bëhet fjalë që të ndërtohet një vizion i përbashkët mbi zhvillimin e qëndrueshëm, paqen dhe demokracinë si ide – forca për qeverisje globale.

Dhe është ky objektiv i dyfishtë: të kuptuarit e asaj bote të re dhe kërkimi i një mënyre për të adresuar nevojën për rregull, ai që shërben si strukturë për këtë punë të shkëlqyer. A është i mundur ndërtimi i kësaj kulture globale?

I takon lexuesve të thonë fjalën e tyre për këtë. Nëse jo gjë tjetër, ky libër i kompletuar shpjegon se cilët mund të ishin elementët dhe struktura e saj. Është një punë, e cila në faqet e saj të pakta, përmbledh pikërisht "ndërtimin e një modeli për një sistem qeverisjeje globale".

Fernando Delage, Politica Exterior

"Ky është një tekst jo – konformist dhe i nevojshëm...Libri është një ndërtim mjeshtëror mbi nevojën për të kërkuar një fat të përbashkët që mbështetet në dy shkolla mendimi: filozofinë politike (shumë e afërt me Kantin, megjithëse autori nuk e vë në dukje) dhe shkencën politike moderne dhe postmoderne që mbron demokracinë, ndërtimin e saj institucional dhe mbështetjen shoqërore.

Por njëkohësisht, nën skemën teorike qëndron ideja se demokracia nuk imponohet , porse është një ngrehinë kulturore që duhet të vendoset qysh në themele, në mënyrë që të mos përdoret si instrument për përplasjet qytetëruese..."

Raul Benitez Manaut, Foreign Affairs Latinoamerica

Detajet e librit
Tirana Times
2107
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Rotshildët, Egon Caesar Conte Corti

Ai arrin me mjeshtëri të hedhë dritë, si mbi aferat financiare të huave shtetërore dhe të administrimit të pasurive ashtu dhe mbi ndërlidhjet familjare dhe kontaktet me politikanët dhe monarkët e kohës së tyre – një kronikë familjare unike, që në të njëjtën kohë tregon se si pasuria mund të ndikojë drejtpërsëdrejti në politikë.
22,20 
More
Në gjendje

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Fryma e përgjithshme, Thomas Paine

Publikuar fillimisht në mënyrë anonime më 10 janar 1776, Fryma e përgjithshme është eseja që kontribuoi në formimin e Shteteve të Bashkuara përmes argumentimit në favor të një qeverisjeje egalitare. Ky është libri që u shit dhe qarkulloi me shumicë, duke u lexuar me zë të lartë nëpër tavernat e luftëtarëve të Revolucionit Amerikan dhe sot e kësaj dite...
5,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Invazionet greke në Shqiperinë e Jugut 1912-1914, Timo Dilo

Athina avanconte prej kohe rivendikime tokësore të mbështetura, gjoja, në të drejta etnografike dhe historike, kurse në të vërtetë, ishin pretendime absurde të ushqyera dhe të nxitura nga Megali Idhea, pjellë e fantazisë së sëmurë dhe megalomanisë së rretheve borgjeze të larta greke.
8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Shtëpia te selvia, Anisa Markarian

Kujtimet nga jeta e përditshme në Tiranën e viteve të periudhës para kohës së komunizmit vijnë me një shqipe për t’u pasur zili, herë herë si një album familjar dhe më pas si grimca nga jeta e një fëmije si dhe një meditim mbi diktaturën dhe pasojat që ajo pati në të menduarit dhe të jetuarit.
13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Beteja për 20 përqindëshin, Ardit Bido

Debati shqiptaro-grek mbi praninë ose jo të pakicës greke në Bashkinë Himarë dhe Bashkinë Konispol është debat ekstremesh: pala greke pretendon se në to, pjesa dërrmuese e ortodoksëve janë grekë dhe pala shqiptare pretendon se numri i minoritarëve është i papërfillshëm.
16,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000286

Botuesi: Te tjere

E megjithate jetojme, Edmond Shallvari

Edmond Shallvari ka lindur në qytetin e Korçës më 1957. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën Ekonomist për Industrinë. 'E megjithatë...jetojmë!' është libri i parë i tij, me shkrime e kujtime të ndryshme, një pjesë e të cilave janë botuar në shtypin gazetaresk të Korçës.
5,44 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001001

Botuesi: Dituria

Majat e Shalës, Rose Wilder Lane

"Majat e Shalës" është dëshmia e shkruar e një udhëtareje amerikane për Shqipërinë në fillim të viteve '20 të shekullit të kaluar. Një grup misionaresh të huaja ndërmarrin një udhëtim në viset veriore të vendit nga Shkodra në Shalë, Theth e Shosh.
6,66 
More
Ka mbaruar

Një histori e shkurtër e Durrësit, Eduart Shehi

Parimi bazë ka qenë dhe mbetet përcjellja e te vërtetave siç njihen aktualisht, bazuar mbi nivelin e të dhënave që kemi deri në këto momente, si në shkrimet profesionale, ashtu edhe në ato për publikun e gjerë.
13,32 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001166

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Shteti Modern, Christopher Pierson

Shteti modern është jashtëzakonisht i rëndësishëm në jetën tonë të përditshme. Ai grumbullon pothuajse gjysmën e të ardhurave tona në formën e taksave. Ai regjistron lindjet, martesat dhe vdekjet. Ai edukon fëmijët dhe paguan pensionet tona. Shteti ka autoritet të padiskutueshëm detyrues.
15,54 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001988

Botuesi: Botimet Dudaj

Liberale dhe komunitare, Stephen Mulhall, Adam Swift

Duke u përqendruar kryesisht mbi elemente filozofike dhe metafizike të varianteve liberale rreth drejtësisë, këta kritikë kanë argumentuar se variantet liberale hamendësohen mbi një koncept të mangët rreth individit dhe marrëdhënies së tij me komunitetin, gjë që ka rezultuar në një shikim të ngushtë për rolin e shtetit.
13,32 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU002015

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Fillesat e rendit politik, Francis Fukuyama

Në të vërtetë, të gjitha shoqëritë njerëzore dikur ishin të organizuara në baza fisnore, megjithatë, me kalimin e kohës, shumica e institucioneve të reja politike, të krijuara, përfshijnë një shtet qendror për të ruajtur paqen dhe ligje uniforme, që zbatohen për të gjithë qytetarët.
17,76 
More
Ne gjendje