Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Rotshildët, Egon Caesar Conte Corti
  • Rotshildët, Egon Caesar Conte Corti

Rotshildët, Egon Caesar Conte Corti

Botart

Ai arrin me mjeshtëri të hedhë dritë, si mbi aferat financiare të huave shtetërore dhe të administrimit të pasurive ashtu dhe mbi ndërlidhjet familjare dhe kontaktet me politikanët dhe monarkët e kohës së tyre – një kronikë familjare unike, që në të njëjtën kohë tregon se si pasuria mund të ndikojë drejtpërsëdrejti në politikë.

230,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rotshildët
Origjinali: Die Rothschild
Gjinia: Histori
Autori: Egon Caesar Conte Corti
Perktheu: Sokol Mici
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2023
Fq. 544
Pesha: 0.650 kg.
ISBN: 978-9928-341-68-6
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin


Për familjen Rotshild qarkullojnë mite dhe legjenda të panumërta. Por edhe sikur t’i fshijmë të gjitha thashethemet, prapëseprapë një gjë nuk tundet nga vendi: Ngritja unike e një familjeje të madhe  nga “Rrugica e Çifutëve” në Frankfurt për t’u bërë fuqia e parë financiare e Europës.

Në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të, Majer Amshel Rotshild, themeluesi i dinastisë Rotshild, arriti të ngrinte një biznes të lulëzuar për tregtimin e monedhave dhe për kambizëm. Që herët ai arriti të vendoste kontakte me familjet fisnike gjermane, duke realizuar më në fund të gjitha transaksionet e tyre financiare në të gjithë Europën. Bashkë me të ardhurat në rritje u rrit edhe familja, dhe në vitin 1810 Majeri i bëri djemtë pjesëtarë të biznesit familjar, duke themeluar bankën “Mayer Amschel& Söhne”. Pas vdekjes, pesë djemtë e tij do ta zgjeronin bankën duke krijuar filiale të saj në Frankfurt, Londër, Paris, Vjenë dhe Napoli. Deri në Luftën e Parë Botërore, Rotshildët ishin jo vetëm banka private më e rëndësishme në botë, duke zënë një pozitë dominuese në financimin e shteteve evropiane, por krijuan edhe një sipërmarrje komplekse që operonte në shumë vende të tjera.

Rrëfenja e Egon Caesar Conte Cortit është një vepër klasike për dinastinë e bankierëve më të famshëm të botës. Ai arrin me mjeshtëri të hedhë dritë, si mbi aferat financiare të huave shtetërore dhe të administrimit të pasurive ashtu dhe mbi ndërlidhjet familjare dhe kontaktet me politikanët dhe monarkët e kohës së tyre – një kronikë familjare unike, që në të njëjtën kohë tregon se si pasuria mund të ndikojë drejtpërsëdrejti në politikë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928341686
ean13
9789928341686
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Faik Konica

Unë e Përdhunuara, Ramize Murtezi Shala

Libri pasqyron dhimbjet përpëlitjet e të mbijeturave gjatë luftës në Kosovë, ku qëllimi kryesor është vëtëdijësimi se çfarë kanë përjetuar gratë gjatë luftës  dhe më çfarë përballen ende të mbijetuarit.
110,40 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Rravgime të lira në shtigjet e historisë shqiptare, Eugjen Mërlika

Eugjen Mërlika na paraqet në këtë libër një histori konçize të trojeve shqiptare nga ilirët deri në ditët tona me një vëmendje të veçantë mbi perandorët ilirë të Romës dhe Bizantit. Autori, nipi i historianit dhe gjuhëtarit Mustafa Mërlika – Kruja, shfrytëzon burime të shumta për të na sjellë këtë histori.
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Fryma e përgjithshme, Thomas Paine

Publikuar fillimisht në mënyrë anonime më 10 janar 1776, Fryma e përgjithshme është eseja që kontribuoi në formimin e Shteteve të Bashkuara përmes argumentimit në favor të një qeverisjeje egalitare. Ky është libri që u shit dhe qarkulloi me shumicë, duke u lexuar me zë të lartë nëpër tavernat e luftëtarëve të Revolucionit Amerikan dhe sot e kësaj dite...
57,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Patriotizmi Kushtetues, Jan-Werner Müller

"Patriotizmi Kushtetues" ofron një teori të re të nënshtetësisë dhe besnikërisë qytetare për demokracitë liberale, kulturalisht të larmishme. Duke refuzuar përshkrimet konvencionale të nacionalizmit liberal dhe kozmopolitizmit, Jan-Werner Müller argumenton për një formë të përkatësisë politike, të përqendruar në normat universaliste të përshtatura për...
86,25 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Një varrim për çdo regjim, Klejd Këlliçi

Rëndësia e Varrezave të Dëshmorëve për regjimin komunist ishte po aq e madhe sa politika të tjera zyrtare, si industrializmi apo emancipimi. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për materializimin monumental e përkujtimor të dëshmorëve, si themel që justifikonte gjenezën e regjimit, por shfaqet qartazi dhe përpjekja për të njësuar dëshmorët, për të njësuar gjithçka...
138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000700

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Shqiptarët në Venedik, Lucia Nadin

Historiane dhe studiues shqiptarë referuan mbi rëndësinë e këtij studimi që tashmë flet shqip dhe është një tregues mbi marrëdhëniet e ndërsjella të shqiptarëve me Venedikasit.Lucia Nadin ka kryer disa studime ku trajton raportet e shqiptareve me Venedikun  si “Statuti i Shkodrës në gjysmën e parë të shekullit 14-të”, ndërkohë që ka në proces...
109,25 SEK
More
Ka mbaruar

Kush ishte Esat Pashë Toptani, Xhemal Kusi

Një liber ku ndërthuren kujtimet e një personi i cili ka njohur drejtpërdrejtë ose indirekt protagonistët e kohës, me analizën dhe kritikën historiografike. Intelektual është ai që guxon dhe Xhemal Kusi ka guxuar të thotë të vërtetën pas dy burgimesh dhe në një gjendje të vështirë shëndetësore, ekonomike dhe familjare.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Penguin Classics

Notes on nationalism, George Orwell

In this essay, Orwell discusses the notion of nationalism, and argues that it causes people to disregard common sense and become more ignorant towards factuality.
34,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Mbi tiraninë, Timothy Snyder

Një historian i specializuar mbi historinë e Europës Lindore dhe Holokaustit i shpjegon lexuesve me fjalë të thjeshta se si ndodh që një demokraci e brishtë zëvendësohet me një diktaturë totalitare, qoftë kjo fashizëm apo komunizëm. Timothy Snyder na tregon se cilat janë shenjat që paralajmërojnë shfaqjen e tiranisë dhe se çfarë mund të bëjmë ne qytetarët...
57,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Në brigadat internacionale në Spanjë, Skënder Luarasi

Titulli: Në brigadat internacionale në SpanjëOrigjinali: Në brigadat internacionale në SpanjëGjinia: Histori, kujtimeAutori: Skënder LuarasiShtëpia botuese: ToenaViti: 1996Fq. 96Pesha: 0.076 kg
34,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Albas

Kultura e terrorizmit, Noam Chomsky

Këto skandale shkaktuan disa rrëmuja dhe zmbrapsje, duke diskredituar disa prej politikave më të dhunshme, ndaj së cilave ishin ekspozuar pjesërisht planifikuesit e shtetit dhe ideologët e tyre.
184,00 SEK
More
Në gjendje