- Çmim i zbritur
- I ri

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
- Mos hyr në dhomën e gjumit të mysafirëve. - Në fytyrën e Dagllas Garrikut bie një hije e zymtë kur ai prekt derën me majat e gishtave. - Ime shoqe...
Titulli: E fshehta e shërbëtores
Origjinali: The Housemaid's Secret
Autori: Freida McFadden
Shqipëroi: Nikolla Langore
Kategoria: Roman
Botues: Bota Shqiptare
Specifikimi: Kapakë të hollë
Viti i botimit: 2024
Pesha: 0.52 kg
Faqe: 375
Përmasat: 12.5x20.5 cm
ISBN: 978-9928-00-626-4
Ky libër është në gjuhën shqipe
1. Letërsia botërore 2. Letërsia amerikane 3. Freida McFadden 4. Nikolla Langore
Mbi librin
- Mos hyr në dhomën e gjumit të mysafirëve. - Në fytyrën e Dagllas Garrikut bie një hije e zymtë kur ai prekt derën me majat e gishtave. - Ime shoqe... është e sëmurë. - Ndërsa ai vazhdon të më tregojë apartamentin fantastik mbi tarracë, kam një ndjesi tmerruese për gruan prapa dyerve të mbyllura. Por nuk mund të rrezikoj humbjen e kësaj pune; jo, po dua të vazhdoj të ruaj të fshehtën time më të errët...
Është e vështirë të gjej një punëdhënës që nuk më pyet shumë për të kaluarën time. Prandaj falënderoj yllin tim fatsjellës që Garrikët, si për mrekulli, më pajtojnë për të pastruar apartamentin e tyre fantastik prej nga shikohet i gjithë qyteti dhe për të përgatitur ushqime të shijshme në kuzhinën e tyre plot dritë. Mund të punoj ca kohë këtu pa rënë në sy, përderi sa më paguajnë mirë.
Shtëpia është pothuajse e përsosur. Por nuk e kam takuar ende zonjën Garrik dhe nuk kam arritur të hedh një sy brenda dhomës së gjumit të mysafirëve. Jam e sigurt që e dëgjoj duke qarë. Kur mbledh rrobat e palara, shikoj pikat e gjakut në jakën e këmishës së saj të bardhë të natës. Dhe një ditë nuk e mbaj dot veten e trokas te dera. Kur hapet ngadalë, ajo që shikoj brenda ndryshon gjithçka...
Është ai çasti kur bëj një premtim. E kam bërë edhe më parë një gjë të tillë. Mund ta mbroj zonjën Garrik pa zbuluar të fshehtat e mija.
Dagllas Garriku ka gabuar. Do të paguajë për gabimin.
Çështja shtohet vetëm se deri ku jam e gatshme të shkoj...
Mbi autoren
Freida McFadden – shkrimtrarja bestseller nr. 1 e New York Times, Amazon Charts, Wall Street Journal, Washington Post, USA Today dhe Publishers Weekly, punon si mjeke me kohë të pjesshme dhe është e specializuar në dëmtimet e trurit. Romani “I dashuri” është përzgjedhur si një nga librat më të mirë të vitit nga botuesit e Amazon dhe ka qenë në listën e librave të përzgjedhur për çmimin Goodreads Choise Award. Romanet e saj janë përkthyer në më shumë se tridhjetë gjuhë. Freida jeton me familjen e saj dhe me macen e zezë në shtëpinë trekatëshe shekullore me pamje nga oqeani.
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Bota Shqiptare
- Mos hyr në dhomën e gjumit të mysafirëve. - Në fytyrën e Dagllas Garrikut bie një hije e zymtë kur ai prekt derën me majat e gishtave. - Ime shoqe...
check_circle
check_circle