Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Marksizmi dhe krishterimi, Alasdair Macintyre
  • Marksizmi dhe krishterimi, Alasdair Macintyre

Marksizmi dhe krishterimi, Alasdair Macintyre

Jetërsimi i popullit çifut i ka çuar ata të sendëzojnë ligjin e qenësisë së tyre. Në të kundërt, Jezui predikon një ligj të brendshëm, i shkruar në zemrat e njerëzve, dhe për pasojë përbën një tejkalim të tëhuajësimit çifut. Mirëpo ky predikim refuzohet prej çifutëve. Kështu Jezui e lë mënjanë detyrën e shëlbimit të kombit dhe, përmes predikimit të tij, i kthehet shpëtimit të individëve. Kjo është rrënja, në pikëpamjen e Hegelit, e karakterit individualist të krishterimit dhe, si pasojë e këtij individualizmi, krishterimi është një fe që e ka shpërnjohur politiken dhe i kundërvë institucionet politike me ato fetare.

7,65 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Marksizmi dhe krishterimi

Origjinali: Marxism and Christianity

Gjinia: Filozofi

Autori: Alasdair Macintyre

Shqipëroi: Genc Shehu

Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe

Viti: 2021

Fq. 154

Pesha: 0.163 kg

ISBN: 978-9928-185-88-4

Ky libër është në gjuhën shqipe

Pjesë nga  libri

Në shkrimet e tij të hershme, Hegeli është marrë me dallimin mes fesë së lashtë greke dhe krishterimit. Për Hegelin, qyteti grek pat qenë edhe shoqëri fetare, edhe politike. Në gjirin e saj nuk ka ekzistuar "feja e individit privat", që i kundërvihej fesë së shoqërisë. Ky unitet i individit dhe komunitetit mbështetej në një kontekst ku hyjnorja dhe njerëzorja, fetarja dhe politikja ishin po ashtu një e tërë. Për grekët e antikitetit nuk kishte kundërshti midis Zotit dhe njeriut. Feja greke flet për imanencën hyjnore, dhe shteti – në të cilin hyjnorja është imanente – është bashkim i individit dhe shoqërisë. Në kontrast të theksuar me këtë, qëndron bota e krishterë, që karakterizohet nga kundërshtitë e veta midis individit dhe shoqërisë, kishës dhe shtetit, ku feja shndërrohet në çështje e individit privat.

Gjatë kësaj epoke, Zoti dhe njeriu shihen tanimë si konceptime kundërshtuese, dhe feja flet për transhendencë hyjnore. Pyetja që ngre Hegeli në shkrimet e tij të hershme, "Jugendschriften", i përket natyrës dhe domethënies së kalimit nga bota greke tek ajo e krishterë. Përgjigjja që jep në këto shkrime të hershme bazohet në idetë e tij për marrëdhënien e Jezuit me judaizmin. Kombi hebre është një popull që më shumë se cilido tjetër e ka materializuar ligjin: thelbi i asaj çka shkruhet në zemrat e njerëzve shndërrohet prej tyre në rregulla formale, në ligj të shkruar. Ky sendëzim i ligjit është pasojë e tëhuajësimit të njeriut dhe natyrës, që ilustrohet simbolikisht në historinë e Abrahamit, i cili largohet prej farefisit dhe bën jetë endacake, pa pasur asnjë lidhje të përcaktuar me persona apo vende.

Jetërsimi i popullit çifut i ka çuar ata të sendëzojnë ligjin e qenësisë së tyre. Në të kundërt, Jezui predikon një ligj të brendshëm, i shkruar në zemrat e njerëzve, dhe për pasojë përbën një tejkalim të tëhuajësimit çifut. Mirëpo ky predikim refuzohet prej çifutëve. Kështu Jezui e lë mënjanë detyrën e shëlbimit të kombit dhe, përmes predikimit të tij, i kthehet shpëtimit të individëve. Kjo është rrënja, në pikëpamjen e Hegelit, e karakterit individualist të krishterimit dhe, si pasojë e këtij individualizmi, krishterimi është një fe që e ka shpërnjohur politiken dhe i kundërvë institucionet politike me ato fetare. Kështu, brenda botës së krishterë ekziston një trashëgimi jetërsim dhe tëhuajësim që manifestohet në konfliktet mes kishës dhe shoqërisë.

Krishterimi ka sendëzuar hyjnoren, e ka kundërvënë atë ndaj kësaj bote dhe asaj çka i përket asaj dhe ka sjellë një fe përtej tokësore dhe transhendentale. Krishterimi përmban në brendësinë e vet simbolet e pajtimit të njeriut me veten, të kthimit te vetja, mirëpo është ai vetë pjesë e këtij tëhuajësimi. Për Hegelin, krishterimi është thjesht një fill për të kuptuar natyrën e shëlbimit përfundimtar të njeriut.dorë shumë më tepër copëza të mozaikut të dijes që na ndihmojnë të kuptojmë më mirë si duket tablloja e plotë. Kjo arritje mbresëlënëse është shënuar vetëm kohët e fundit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928185884
ean13
9789928185884
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mendja e robëruar, Czeslaw Milosz

Shkruar në kulmin e stalinizmit në Poloni, teksa autori ishte arratisur nga vendlindja, "Mendja e robëruar" analizon me mprehtësi marrëdhënien komplekse me regjimin e ri të pasluftës të disa figurave kyçe të letrave polake, joshjen e ideologjisë së pushtetit, suksesin, rënien e tyre.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU002064

Botuesi: Plejad

Autoritarizem ne tranzicion, Perparim Kabo

Universaliteti mitik parahelen i antropologjisë pellazgjike është formë e kompletuar e shpjegimit ontologjik dhe gnoseologjik të universit, natyrës, njeriut, jetës dhe shpirtit njerëzor. Mbizotëron në këtë produkt shekullor mbingarkesa antropologjike dhe humanizmi, liria dhe kulti i së vërtetës, sinqeriteti dhe grishja e habisë...
10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Gruaja në Anadoll, A. Muhіbbe Darga

Historia nuk është vetëm përshkrim dhe kërkim në ngjarjet e së shkuarës. Ajo nuk është një libër me ngjyra që formohet nga mendimet dhe rrymat e artit. Këtu bëhet fjalë për sintezën e luftërave, të pushtimeve, ngritjen dhe zbritjen e mbretërve, si dhe për fatkeqësitë natyrore ose politike dhe për fundin e një qytetërimi të vjetër.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000019

Botuesi: Botimet Dudaj

Rrota e mundimit, Artan Fuga

Jetojmë në një shoqëri të komunikimit, të mediave, por ende jo në një shoqëri të së vërtetës. Njerëzit nuk e thonë të vërtetën kur iu preken gjëra thelbësore. Thonë të vërteta pa rëndësi, gati banale, shpesh budallallëqe. Nuk përdorin fjalët që duhen, për t'i emërtuar siç duhet gjërat e rëndësishme të jetës. 
7,23 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: ISP & DITA 2000

Personae Seksuale, Camila Paglia

Personæ Seksuale ndërtohet mbi pikëpamjen se qytetërimi perëndimor është shfaqja e frikës së mashkullit nga femra në letërsi, art, politikë, fe dhe institucione. Paglia vëren se besimet më të lashta në perëndim lidheshin me kultin e tokës-mëmë, pra femrës; ndaj mashkulli kthehet për t'u mbrojtur drejt qiellit, drejt Apollonit, dhe realizohet si projeksion...
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Kafsha e pabindur e pushtetit, Klementin Mile

Studiuesi ka ditur të depërtojë në përmbajtjen e nocionit të shtetit të së drejtës në hapësirë dhe në kohë. Një qasje e tillë metodike ka një rëndësi të madhe praktike për leximin e aksionit politik që shpaloset nga partitë politike në Shqipëri.
7,65 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001261

Botuesi: Te tjere

Qyteti i Diellit, Tommaso Campanella

Qyteti i Diellit, një utopi politiko – fetare e tejngopur me astrologji, është paraqitja dhe përshkrimi i një ideali racionalist që nuk gjen vend në realitetet njerëzore dhe që megjithatë parashtrohet si shoqëria më e mirë e mundshme: komunizmi teokratik.
2,55 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2704

Botuesi: Plejad

Rrëfimet, Shën Agustini

Bibliotekës shqipe i shtohet me "Rrëfimet" një kryelibër i jashtëzakonshëm. Ky libër është sfidues për kohen tonë. Mund të rikthejë lexuesin e vërtetë. Është një grishje mahnitëse. "Rrëfimet" e Shën Agustinit na bëjnë të mendojmë për përkohshmërinë tonë, por edhe për amëshimin.
10,20 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Një nomos për tokë, Damiano Aliaj

Ky vëllim është përpjekja për të analizuar mendimin e Carl Schmitt-it, por edhe për të menduar dialektikisht bashkë me të, apo nisur prej tij në zhvillime virtuale tematike dhe konceptuale, duke u ballafaquar me sprovimin kritik të mendimit të tij si një domosdoshmëri teorike dhe historike.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Komunikimi në shoqërinë masive, Artan Fuga

Gjithçka në fakt është komunikim. Njerëzit nuk janë në fillim si të tillë dhe pastaj të nisin të komunikojnë; ne jemi si na ndërton në çdo çast komunikimi me të tjerët. Secili e kupton veten duke e parë me sytë e tjetrit. Edhe i vetmuar, ai është me veten e tij që nuk i ndahet si një "mbi – urë" dhe bisedon pareshtur me të.
17,00 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Plejad

Ekzistencializmi nga Dostojevski te Sartri, Valter Kaufman

Ekzistencializmi është term që i është vendosur punimeve të disa filozofëve të fundit të shekullit XIX dhe shekullit XX, të cilët, pavarësisht dallimeve thelbësore doktrinale,besonin se mendimi filozofik fillon me subjektin njerëzor.
7,65 GBP
More
Në gjendje