Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Mbi kontratën shoqërore, Jean - Jacque Rousseau
  • Mbi kontraten shoqerore, Jean - Jacque Rousseau
  • Mbi kontratën shoqërore, Jean - Jacque Rousseau

Mbi kontratën shoqërore, Jean - Jacque Rousseau

Pema

Duke e kundërshtuar idenë se një njeri mund ta ketë të drejtën natyrore të pushtetit mbi të tjerët, Ruso argumenton të kundërtën: një pakt, një "kontratë shoqërore" që duhet të ekzistojë në mes të qytetarëve të një shteti prej të cilës rrjedh fuqia sovrane.

8,50 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mbi kontratën shoqërore ose parimet e së drejtës politike
Origjinali: Du contrat social ou principes du droit politique
Gjinia: Filozofi
Autori: Jean – Jacque Rousseau
Shqipëroi: Urim Nerguti
Shtëpia botuese: Pema
Viti: 2018
Fq. 264
Pesha: 0.314 kg.
ISBN: 978-9951-721-55-4

Mbi librin

"Njeriu lind i lirë, e gjithandej është në vargonj."

Me këtë fjali fillon kapitulli i parë i këtij libri që ka shkaktuar debate të pafundme që prej botimit të parë në vitin 1762. Duke e kundërshtuar idenë se një njeri mund ta ketë të drejtën natyrore të pushtetit mbi të tjerët, Ruso argumenton të kundërtën: një pakt, një "kontratë shoqërore" që duhet të ekzistojë në mes të qytetarëve të një shteti prej të cilës rrjedh fuqia sovrane.

Nga kjo premisë fundamentale trajton lirinë, ligjin e drejtësisë duke arritur në përfundime që për disa përbëjnë totalitarizëm e për disa shpallje e parimeve nistore demokratike.

Detajet e librit
Pema

Referencat specifike

isbn
9789951721554
ean13
9789951721554
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

Shën Pali, themelimi i universalizmit, Alain Badiou

Në lojën e madhe filozofike ku shpie mendimi i Badiousë, sot dhe për tani, paralelizmi është i qartë. Ajo çka synohet si kthjellim mbi faktin se estetika e ka shpënë artin në një kusht të huaj të mendimit të vet, pra në filozofi, po ai lloj ringjalljeje duhet zbuluar edhe gjetkë, kësaj here jo në një gjest antifilozofik, por antihistorik.
5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale, Fatos Tarifa

Fatos Tarifa është një ndër kampionët më luajalë dhe më efektivë të sociologjisë. Ai është themeluesi i vërtetë që e solli këtë disiplinë në Shqipëri dhe krijoi lidhje të shumta, të rëndësishme dhe një bashkëpunim jetëgjatë me sociologë në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.
11,05 GBP
More
Ne gjendje

Pushtimi i lumturisë, Bertrand Russell

Shkaqet e këtyre llojeve të ndryshme të palumturisë gjenden pjesërisht në sistemin social, pjesërisht në psikologjinë – individuale – e cila, natyrisht, është vetë në një pjesë të mirë prodhim i sistemit shoqërorë. Më parë kam shkruar për nevojën e ndryshimit të sistemit shoqërorë që të ngrihet më lart lumturia.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Konkuista e Amerikës, Tzvetan Todorov

Spanjollët e fitojnë luftën. Në mënyrë të padiskutueshme, ata kanë epërsi ndaj indianëve në pikëpamje të komunikimit ndërnjerëzor. Por fitorja e tyre është problematike, sepse nuk ekziston vetëm një formë e vetme komunikimi, një dimension i vetëm i aktivitetit simbolik...
8,50 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2931

Botuesi: IDK

Ne keshtjellen e mjekerkaltrit, George Steiner

Askush sot nuk shkruan dot për letërsinë si George Steiner... të paktë janë ata që arrijnë elokuencën e mënyrës së tij të të shkruarit.
5,10 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Amerika, Stephen Vincent Benet

Ky libër mund të konsiderohet një histori subjektive e Shteteve të Bashkuara. Ose mund të quhet një biografi e shpirtit të Amerikës. Lexuesi mund të gjejë këtu forcat ekonomike, politike si dhe shpirtërore, të cilat përbëjnë statistikat e historisë formale. Do të gjejë këtu ato elemente të vyer, të cilat kanë ushqyer demokracinë dhe e kanë bërë atë, në...
5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Shtegu i kripës, Raynor Winn

Vetëm pak ditë pasi Rejnor Uin mësoi se Mothi, burri i saj që prej tridhjetë e dy vjetësh, ishte përfundimisht i sëmurë, ata humbën shtëpinë dhe gjithçka që kishin. Të mbetur trokë e çikë, nuk e vonuan shumë dhe vendosën menjëherë të përshkonin në këmbë Shtegun Bregdetar Jugperëndimor, një distancë prej 630 miljesh, nga Somerseti në Dorset, nëpërmjet...
8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001917

Botuesi: Zenit Editions

Arti i Luftes, Carl von Clausewitz

Titulli: Arti i LuftësOrigjinali: Vom kriegeGjinia: FilozofiAutori: Carl von ClausewitzShqipëroi: Armand DedejShtëpia botuese: Zenit EditionsViti: 2010Fq. 98Pesha: 0.09 kgISBN: 978-9928-4005-5-0
2,04 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Papirus

Komunikimi në shoqërinë masive, Artan Fuga

Gjithçka në fakt është komunikim. Njerëzit nuk janë në fillim si të tillë dhe pastaj të nisin të komunikojnë; ne jemi si na ndërton në çdo çast komunikimi me të tjerët. Secili e kupton veten duke e parë me sytë e tjetrit. Edhe i vetmuar, ai është me veten e tij që nuk i ndahet si një "mbi – urë" dhe bisedon pareshtur me të.
17,00 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2963

Botuesi: Te tjere

Jam Evropë, Enis Sulstarova

Ideja e Evropës është artikuluar brenda ligjërimeve për identitetin kombëtar, duke qenë në shumicën e rasteve një simbol i fuqishëm i orvatjeve për konstituimin dhe modernizimin e shoqërive kombëtare. Në debatet politike kombëtare, "Evropa" më shpesh haset si një përmasë e identitetit kombëtar sesa një projekt për kapërcimin e tij.
5,44 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2175

Botuesi: Dituria

Orientimi seksual, një e drejtë njerëzore, Eric Heinze

Ky libër është i pari që shqyrton orientimin seksual nga këndvështrimi i të drejtës ndërkombëtare njerëzore. Ai nuk "krijon" thjesht një platformë të drejtash dhe diskuton për "hyrjen" e tyre në të drejtën njerëzore.
9,35 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000825

Botuesi: Ideart

Ruso, Nje hyrje e shkurter, Robert Wokler

Bashkë me Monteskienë, Hjumin, Smithin dhe Kantin, ndër bashkëkohësit e tij, Rusoi ka ushtruar ndikimin më të madh në historinë moderne intelektuale evropiane, duke ia kaluar madje çdo filozofi tjetër të kohës.
5,10 GBP
More
Ne gjendje