Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • I ri
Prolegomena për çdo metafizikë të ardhme, Immanuel Kant
  • Prolegomena për çdo metafizikë të ardhme, Immanuel Kant

Prolegomena për çdo metafizikë të ardhme, Immanuel Kant

Zenit Editions

Më pyet nëse një shkencë është e mundur ka parakusht dyshimin në realitetin e saj. Por ky dyshim fyen këdo, e gjithë pasuria e të cilit ndoshta mund të qëndrojë në atë stoli të pretenduar; dhe prandaj, ai që mund të bjerë në dyshim duhet të bëhet gati vetëm për kundërshtime, nga të gjitha anët

6,80 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Prolegomena për çdo metafizikë të ardhme
Original:Prolegomena zu einer jeden kunftigen metaphysik
Kategoria: Filozofi
Autori:Immanuel Kant
Perktheu: Hysamedin Feraj
Botues: Zenit
Viti: 2023
Fq. 168
Pesha: 0.210 kg
ISBN: 978-9928-293-48-0
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Nëse është shkencë, pse nuk fiton, ashtu si shkencat e tjera, miratimin universal dhe afatgjatë? Nëse nuk është, si arrin të fryhet me dukjen e shkencës, dhe ta mbajë intelektin njerëzor  me një shpresë që as nuk shuhet as nuk përmbushet kurrë? Pra, pavarësisht nëse tregojmë diturinë a paditurinë e tonë, duhet që një herë të provohet diçka e sigurtë për natyrën e kësaj shkence të pretenduar, sepse mbi atë bazë nuk mund të qëndrohet më. Ndërkohë që çdo shkencë tjetër përparon pa pushim, duket gati qesharake se në këtë shkencë që pretendon me qenë vetë urtësia, orakullin e së cilës e pyet çdo njeri, rrotullohemi përherë në vend, pa shkuar asnjë hap më tej. Po ashtu i ka humbur shumë prej ithtarëve të saj, dhe ata që ndjehen mjaft të fortë sa të shkëlqejnë në shkencat e tjera duket se nuk duan që lavdin e vet ta peshojnë në të, ku çdokush, që përndryshe është gdhe për gjithçka tjetër, i lejon vetes një gjykim vendimtar; sepse në këtë fushë nuk ka në fakt ende asnjë masë dhe asnjë peshë për me dallu thellësinë nga llogjet e cekëta.

Por nuk është diçka e padëgjuar që mbas përpunimit të gjatë të një shkence, mbas mrekullimit për sa është arritur në të, në fund dikujt mund t’i bie ndërmend me pyet: a është e mundur ajo shkencë dhe si është e mundur. Sepse arsyeja njerëzore e ka aq qejf ndërtimin sa shpesh e ka ngritur kullën dhe pastaj e ka shembë sërish, për me pa sa mund të ketë qenë ndërtuar mirë themeli i saj. Kurrë nuk është vonë me u bë të arsyeshëm e të urtë; por kur thellësia vjen me vonesë përherë është më e vështirë me e vënë në udhë të mbarë.

Më pyet nëse një shkencë është e mundur ka parakusht dyshimin në realitetin e saj. Por ky dyshim fyen këdo, e gjithë pasuria e të cilit ndoshta mund të qëndrojë në atë stoli të pretenduar; dhe prandaj, ai që mund të bjerë në dyshim duhet të bëhet gati vetëm për kundërshtime, nga të gjitha anët. Disa, në ndërgjegjen krenare për pronën e tyre të lashtë, dhe prandaj të mbajtur për të drejtë, me kompendiumët e tyre metafizikë në dorë do ta shohin nga lart me përbuzje. Të tjerë, të cilët askund nuk shohin diçka tjetër veç asaj që është e njëjtë me çka tashmë e kanë parë diku, nuk do ta kuptojnë; dhe për ca kohë gjithçka do të mbetet si më parë, a thua se nuk ka ndodhur asgjë që lind frikë ose shpresë për ndonjë ndryshim të afërt.

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789928293480
ean13
9789928293480
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Tao Te Ching, Shtegu dhe virtyti i tij, Lao Tzu

Tao Te Ching është libri më i rëndësishëm i mënyrës së të menduarit dhe filozofisë Taoiste. Ky libër, sipas legjendës, ishte shkruar pak a shumë rreth vitit 600 para Krishtit dhe autor i tij qe Lao Tzu, Mjeshtri i Vjetër, për të cilin thuhet se ishte një arkivist i Oborrit Perandorak gjatë Dinastisë Zhou.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Ligjet, Platon

“Ligjet– Νομοι” përfshin një bisedë në 12 libra, që zhvillohet në Kretë, midis tre bashkëbiseduesve: I huaji nga Athina, Megjili nga Sparta dhe Klinia nga Kreta. Athinasi propozon që të tre të diskutojnë mbi qeverisjen dhe ligjet.
12,75 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU002016

Botuesi: Botimet Dudaj

Trupat shoqerore, Gianfranco Marrone

Përballë shndërrimeve në rritje të proceseve komunikuese që riformulojnë vazhdimisht skenarët shoqërorë dhe aktorët e tyre, del në pah nevoja e përtëritjes së studimeve mbi gjuhën dhe shoqërinë, por edhe nevoja e integrimit reciprok të tyre.
7,65 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001917

Botuesi: Zenit Editions

Arti i Luftes, Carl von Clausewitz

Titulli: Arti i LuftësOrigjinali: Vom kriegeGjinia: FilozofiAutori: Carl von ClausewitzShqipëroi: Armand DedejShtëpia botuese: Zenit EditionsViti: 2010Fq. 98Pesha: 0.09 kgISBN: 978-9928-4005-5-0
2,04 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001261

Botuesi: Te tjere

Qyteti i Diellit, Tommaso Campanella

Qyteti i Diellit, një utopi politiko – fetare e tejngopur me astrologji, është paraqitja dhe përshkrimi i një ideali racionalist që nuk gjen vend në realitetet njerëzore dhe që megjithatë parashtrohet si shoqëria më e mirë e mundshme: komunizmi teokratik.
2,55 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Reklama

Traktat mbi tolerancën, Voltaire

Traktat mbi tolerancën një diamant i mendjes dhe urtësisë, është padyshim ndër veprat më të veçanta të këtij shkrimtari të madh francez, dhe është gjithashtu një nder librat që ka kontribuar më tepër në kulturën dhe qytetërimin europian, duke i dhënë famën këtij filozofi dhe shkrimtari të shquar.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Stoiku i përditshëm, Ryan Holiday, Stephen Hanselman

Përgjigjja e këtyre pyetjeve dhe më tepër, gjenden në zemër të filozofisë stoike. Prej kohësh arma e fshehtë e figurave të mëdha të historisë, që nga perandorët e pilotët luftëtarë, tek artistët dhe aktivistët, ishin parimet e Mark Aurelit, Epiktetit dhe Senekës, të cilat kanë ndriçuar fort përgjatë shekujve si një filozofi për veprimtarët.
17,00 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pema

Princi, Niccolo Machiavelli

Nuk ekziston ndonjë vepër politike apo traktat politik të jetë përdorur, cituar dhe debatuar më shumë se Princi i Nikolo Makiavelit. 
6,38 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Njeriu i revoltuar, Albert Camus

Revolta nuk është kurrsesi një kërkesë për liri të plotë. Përkundrazi, revolta ngre padi ndaj lirisë së plotë. Ajo kundërshton pikërisht fuqinë e pakufizuar që i lejon një eprori të shkelë kufirin e ndaluar.
12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Për filozofinë dhe shkencën, Karl Popper, Karl Popper

Unë e shoh filozofinë plotësisht ndryshe. Unë besoj se të gjithë njerëzit janë filozofë, edhe pse disa janë më shumë filozofë se të tjerët. Natyrisht, unë e pranoj se ekziston, si të thuash, një grup i veçantë dhe ekskluziv i filozofëve universitarë, por nuk ndaj kurrsesi entuziazmin e Waismannit lidhur me veprimtarinë dhe pikëpamjet e këtyre filozofëve.
6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001433

Botuesi: UET Press

Nocione të logjikës, Philippe Thiry

Nuk është e nevojshme, madje, ka shumë mundësi të jetë e padobishme të nisësh studimin e logjikës me trajtesa teorike mbi fushën, mjetet, kufizimet dhe metodat e saj. Çështjet e logjikës janë komplekse dhe mund të perceptohen realisht vetëm gjatë praktikimit të saj.
5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Histori e shkurter e estetikes, Elio Franzini, Maddalena Mazzocut-Mis

Teksti paraqet çastet kryesore të historisë së disiplinës së estetikës duke nisur që nga Antikiteti, kur ajo përfton vetëdije për ekzistencën e saj. Duke u afruar në periudhën moderne, ligjërimi shtrihet mbi çështje estetike të hapura nga rrymat kryesore filozofike të ditëve tona, që u kanë rezervuar problemeve të saj një rol me rëndësi.
6,80 GBP
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Fan Noli

Ese në filozofinë historike dhe politike, Immanuel Kant

Natyra ka dashur që njeriu të nxjerrë tërësisht nga vetvetja gjithçka që kapërcen përtej organizimit mekanik të jetës së tij shtazore, dhe të mos përjetojë asnjë lumturim apo përsosmëri tjetër, përveç atyre që i fiton vetë nëpërmjet arsyes së tij i çliruar nga instinktet.
6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Mbi të bukurën dhe të madhërishmen, Immanuel Kant

Ndonëse me një karakter dhe stil fare ndryshe nga veprat e tij të mëvonshme (edhe vetë Kanti, në Seksionin e parë të librit thotë se, në këtë dorëshkrim, ai paraqet shqyrtimet e tij më tepër si vëzhgues sesa si filozof), Vëzhgime për ndjenjën e së bukurës dhe së madhërishmes bartin brenda vetes vulën e karakterin dhe mendimit ende të paartikuluar kritik...
4,68 GBP
More
Në gjendje