- Çmim i zbritur
- I ri

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Drama «E gjelbër hiri në të zezë» rrëfen një dramë familjare, me nota të zymta reflektimi.
Titulli: E gjelbër hiri në të zezë
Titulli në anglisht: Grayish green into black
Autori: Elsa Demo
Përktheu në anglisht: Edwin Schwartz
Kategoria: Dramë
Botues: Logbook
Specifikimi: Kapakë të hollë
Viti i botimit: 2024
Pesha: 0.21 kg
Faqe: 132
ISBN: 978-9951-9019-8-7
Ky libër është dygjuhësh në shqip dhe anglisht
Mbi librin
Drama «E gjelbër hiri në të zezë» rrëfen një dramë familjare, me nota të zymta reflektimi. Ngjarja është e rëndë, problematika e saj universale: Si mund ta përballojë njeriu jetën si pjesë e mekanizmit, e zinxhirit prodhues, sidomos të një shoqërie jo-produktive. Dhe me çfarë çmimi? Autorja Elsa shkruan një dramë të rëndë, ndodhi e një epoke, ku lehtësia (në dukje) virtuale e qenies njerëzore mbizotëron realitetin. Drama i referohet jetës shqiptare të para viteve 90-të. Por krisja, plagët që bartin personazhet, figurojnë në mes të realitetit tonë të sotëm. Pasi çdo epoke bart të njëjtat dhimbje e skandale, por në një kontekst tjetër politik, social e mendor. Drama nënvizon fatin e njeriut përballë një katastrofe ekologjike e mendore. Termi «ekologji» nënkupton këtu një çrregullim mendor e shpirtëror të njeriut, ndodhjen e tij në mes të situatave që ia shprishin mjedisin konceptual e mendor. Një drama vërtet ekzistenciale në gjuhën shqipe. Personazhi qendror femëror, po ashtu, bën një lidhje të largët me Ofelinë, dhe sjell një zë tragjik: si mbytet subjekti në një vend, që duket e vjell atë jashtë sajë vorbullës së kaosit të vet kolektiv.
Drama «E gjelbër hiri në të zezë» rrëfen një dramë familjare, me nota të zymta reflektimi.
check_circle
check_circle