Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Mbreti këmbëbretkosë dhe përralla të tjera, Janneke Schotveld
  • Mbreti këmbëbretkosë dhe përralla të tjera, Janneke Schotveld

Mbreti këmbëbretkosë dhe përralla të tjera, Janneke Schotveld (e-book)

Dituria

Dy nga përrallat më të bukura të këtij libri, “Shkronjangrënësi” dhe “Peshkatari i molave të letrës”, ku Schotveldi shfaqet si një tregimtare e pazakontë, sipas kritikëve, shumë shpejt do të konsiderohen klasike.

5,92 GBP
5,33 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mbreti këmbëbretkosë dhe përralla të tjera
Kategoria: Përralla
Autori: Janneke Schotveld
Perktheu: Albana Shala
Botues: Dituria
Viti: 2023
Fq. 164   
ISBN: 978-9928-366-73-3
Ky libër elektronik është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Ky libër përmban pesëmbëdhjetë përralla moderne nga autorja e njohur holandeze Janneke Schotveld. Përrallat flasin për Ukën, i cili është i vogël në shtat, por mjaft i guximshëm për të hyrë në pyllin ku jeton një gjigant i rrezikshëm mburracak; për kalorësen trime që “mpreh shpatën, ngjesh armaturën dhe i hipën biçikletës” që të çlirojë princin e ëndrrave nga kështjella ku e “ruajnë” prindërit; për shtrigën shtatëvjeçare Hetjen, që merr si dhuratë për ditëlindje një fshesë, por nuk guxon të fluturojë me të; për princeshën Lupinë, që duhet të zgjedhë burrin midis shtatëqind princave, por nuk i pëlqen askush dhe nuk i bën zemra “tak”; për mbretin të cilit i pëlqejnë shumë këmbët e bretkosës - derisa, një ditë prej ditësh kthehet edhe vetë në një bretkosë.

Dy nga përrallat më të bukura të këtij libri, “Shkronjangrënësi” dhe “Peshkatari i molave të letrës”, ku Schotveldi shfaqet si një tregimtare e pazakontë, sipas kritikëve, shumë shpejt do të konsiderohen klasike.
Mbreti këmbëbretkosë dhe përralla të tjera është një përmbledhje përrallash prekëse, por edhe plot humor, që nuk u ngjajnë gjithmonë përrallave tradicionale. Çdo përrallë ka piktorin e vet, emra të shquar në botën e ilustrimeve, si: Martijn van der Linden, Thé Tjong-Khing, Linde Faas, Milja Praagman dhe Annet Schaap, një zgjedhje që e bën librin me të vërtetë tërheqës.

Detajet e librit
9789928366733
9789928366733
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Tri rrëfenja, Umberto Eco (e-book)

Nga takimi i jashtëzakkonshëm i një tregimtari si Umberto Eco dhe një artist si Eugenio Carmi, tri histori për respektin dhe shpresën, për fëmijë e të rritur, për ata që duan të lexojnë me imagjinatë.
5,99 GBP 6,66 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty, Alda Merini, Ebook

Poezia, dashuria dhe çmenduria futen njëkohësisht në jetën e poetes Alda Merini, një stuhi që e përmbysi, në adoleshencë, deri kur ajo arrin të fitojë mbi të, me forcën e fjalës. Ndërkohë që tregon për vitet e kaluara në spitalin psikiatrik, ajo padit përvojën më të dhimbshme: urdhrin që i jep mjeku që të mos dashurohet.
4,00 GBP 4,44 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Atë natë e pashë Drago Jančar (ebook)

"Atë natë e pashë" është një histori që rrëfehet përmes këndvështrimit të pesë personazheve të ndryshme, të cilët flasin për veten dhe kohërat e trazuara në të cilat jetuan. Roman i fortë, i shkruar në një mënyrë befasuese dhe i rrjedhshëm, “me bukuri çarmatuese”, siç e kanë konsideruar, që trajton një temë që nuk është e lehtë, flet për një histori...
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Morphina (ebook), Ada Çapi

Një farmaci e re dhe moderne hapet në lagjen më të vjetër të Tiranës dhe pikërisht në një rrugicë "të gjerë nga njëra pasqyrë e Benzit të fundit te tjera". E qetë në dukje, me rregullat e saj të pashkruara, rrugica fsheh sekrete qindravjeçare rrënqethëse që bien mbi vajzën si evente të njëpasnjëshme. Autorja sjell këtë roman në formatin elektronik falas...
0,00 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Përmasa e katërt, Janis Ricos Ebook

Përmasa e katërt, që i jep titullin librit, është, sipas vetë poetit, koha, jo thjesht koha biologjike që rrënon, shkatërron dhe e shpie njeriun drejt vdekjes, por kryesisht koha historike, e cila e shkundullon protagonistin dhe e detyron të luftojë me të shkuarën dhe të ardhmen, në mënyrë që, duke shqyrtuar veprat e veta, të shpjegojë shkaqet që i...
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Në gjendje

Erotika (ebook)

Përmbledhja poetike e Janis Ricosit, me titullin “Erotika” që i prezantohet lexuesit, është kuintesenca e gjithë krijimtarisë së tij lirike-erotike. I shkruar në fillim të dhjetëvjeçarit të fundit të jetës së tij, ky vëllim, ndryshe nga vëllimet e tij të mëparshme poetike, shquhet për modernizmin e theksuar, për lakonizmin artistik, formën minimaliste, ku...
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Ishulli i dështimit (audio book)

"Ishulli i Dështimit" ka në qendër dy gra që tregojnë historitë e veta. Megjithëse thuajse nuk e njohin njëra-tjetrën, mes tyre ekziston një lidhje magjike: njëra prej tyre është astrologe amatore dhe lexon në horoskopin e tjetrës për dështimin që i kanoset asaj. Secila nga gratë di vetëm historinë e vet dhe copëzat e rrëfimit: dy universe paralele, sa të...
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Uria (mobi)

Aurelia është nëna e dashur dhe e përkushtuar e një vajze trevjeçare, si dhe gazetare e suksesshme në televizion. Jeta e saj kthehet përmbys, kur i duhet të intervistojë ish-të dashurin, Alexander Laszlon, dikur një figurë shumë e njohur, me lidhje të forta në botën e politikës, i cili ka marrë pjesë në vitet '80 në një projekt ndihme në Etiopi, ku kishte...
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Gjyshja në arrati, Janneke Schotveld

Shumica e fëmijëve e kanë një vëlla apo një motër. Matilda ka një gjyshe, që jeton me të dhe nënën e saj. Gjyshja është paksa e çuditshme, me flokë ngjyrë portokalli, rroba që i farfurinë, di të bëjë vertikalen dhe është kampione në videolojëra.
5,00 GBP 5,55 GBP
More
Në gjendje