Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Treni i fëmijëve, Viola Ardone
  • Treni i fëmijëve, Viola Ardone

Treni i fëmijëve, Viola Ardone

Dituria

Bazuar në ngjarje të vërteta, një histori mallëngjyese për dashurinë, familjen, shpresën dhe mbijetesën, e vendosur në Italinë e pas Luftës së Dytë Botërore - e shkruar me zemër dhe penë të fortë nga Viola Ardone.

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Treni i fëmijëve
Kategoria: Roman
Autori: Viola Ardone
Perktheu: Agim Doksani
Botues: Dituria
Viti: 2023
Fq. 244
Pesha: 0.300 kg
ISBN:978-9928-366-62-7
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Bazuar në ngjarje të vërteta, një histori mallëngjyese për dashurinë, familjen, shpresën dhe mbijetesën, e vendosur në Italinë e pas Luftës së Dytë Botërore - e shkruar me zemër dhe penë të fortë nga Viola Ardone.

Është viti 1946, kur Amerigoja lë lagjen e tij në Napoli dhe hipën në një tren. Musolini dhe fashistët janë mundur, por lufta e ka shkatërruar Italinë, veçanërisht Jugun. Së bashku me mijëra fëmijë, ai do të përshkojë gjithë gadishullin dhe do të kalojë disa muaj në një familje në Veri; një nismë e Partisë Komuniste për të shpëtuar të vegjlit nga varfëria dhe dimri, pas konfliktit të fundit.


Përmes syve kureshtarë, të pafajshëm por edhe të zgjuar të një fëmije që është mësuar të mbijetojë me punë të çuditshme, Amerigoja na tregon një Itali që po ngrihet nga lufta, sikur ta shihnim për herë të parë. Ai e shijon familjen e re dhe mundësinë për një të ardhme më të mirë dhe bën një zgjedhje që do ta shënjojë për gjithë jetën.Ndarja prekëse nga e ëma dhe qyteti i tij do të shoqërohen me një dhimbje të fortë, së cilës nuk i shpëton dot deri në fund, sepse nuk ka rrugë tjetër për t’u rritur.


Udhëtimi i Amerigos është një histori emocionuese rreth kujtimeve, lidhjeve të pashlyeshme, veteksplorimit dhe një shqyrtim i thellë i domethënies së familjes.Tek efundit, Amerigoja kupton diçka të rëndësishme: ndonjëherë duhet hequr dorë nga gjithçka, madje edhe nga dashuria e nënës, për të gjetur fatin.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928366627
ean13
9789928366627
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Shtatori, Rosamunde Pilcher

Është një kohë pothuajse e turbullt, kaotike, me mbrëmje kur madje edhe skocezët e heshtur, fjalëpakë, londinezët dhe ame-rikanët që pinë pak si shumë, vallëzojnë deri natën vonë.
1 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Univers

Hipoteza e dashurisë, Ali Hazelwood

Papritur, eksperimenti i tyre i vogël rrezikon të digjet. Dhe Olivia zbulon se e vetmja gjë më e ndërlikuar se një hipotezë mbi dashurinë është të vendosë zemrën e saj nën mikroskop.
1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Vrasësja, Aleksandros Papadiamantis

"Vrasësja" është një gur themeli i letërsisë së re greke. Edhe para saj, më të rrallë, ku u jepej rasti ta takonin, njerëzit e letrave, pavarësisht paraqitjes së tij të thjeshtë gati – gati prej oshënari, i drejtoheshin me nderim zoti Aleksandër; ishte pranuar, thënë ndryshe, prej shumëkujt si një zë me mjaft peshë në letërsinë greke të kohës.
600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

E bardha që vret, Robert Galbraith

Kur një djalosh i trazuar,  i quajtur Billi, i kërkon Kormoran Strajkut ta ndihmojë që të hetojë një krim që ka parë kur ishte fëmijë, detektivi mbetet thellësisht i tronditur. Edhe pse Billi ka probleme mendore dhe nuk mund të kujtojë detaje konkrete, ka diçka të sinqertë tek ai dhe historia e tij. Por para se Strajku ta pyesë më tej, Billi trembet dhe...
1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Vuajtje, Hande Altayli

Mendimi se njeriu ishte një lloj krijese fisnike ishte fund e krye një marrëzi. Njerëzit janë krijesat më të mjera dhe më të përçmuaranë tokë. Po të kishim pasur vetëm një grimcë fat do të kishim ardhur në këtë botë si ndonjë luan, tigër, rinoceront apo gomar.
400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Tulipani i Stambollit, Iskender Pala

Bashkë me tulipanin, realitetet e hidhura përnjëherësh shndërrohen në ëndrra të lumtura, hekuri i ndryshkur në argjende të shndritshme, shikimet e ashpra në buzëqeshje të ëmbla; bashkë me tulipanin, brenda meje jeton një e dashur, për hir të së cilës jeta sakrifikohet. Tulipani është kurorë mbi mua dhe unë jam nevojtar për të.
600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000836

Botuesi: OMSCA-1

Dashnorja, Janush Vishnjevski

Libri "Dashnorja" i Janush Vishnjevskit, të bën dëshmitar të gjashtë historive mbresëlënëse dashurie; ndër të tjera të njeh me sindromin e "Mallkimit të Undinës" dhe me të fshehtat e çasteve të fundit të Magda Gebelsit, natën e martesës së Hitlerit me Eva Braunin.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

I ndërruari i shejtanit, Kenzaburo Oe

Brezat do t'i rikthehen veprave të Oe – së... duke besuar se vepra e tij i ka të gjitha mundësitë që të ndikojë në psikologjinë e të gjithë atyre që duan ta ndriçojnë të ardhmen.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2996

Botuesi: Bota Shqiptare

Mesuesja e pianos, Janice Lee

Një debutim i jashtëzakonshëm, që ballafaqohet me sfidat e dashurisë dhe të mbijetesës në kohë lufte dhe me pasojat e zgjedhjeve të bëra kur liria është në diskutim.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Shkretëtira e Tartarëve, Dino Buzzati

Shkretëtira e Tartareve, botuar për herë të parë në vitin 1940, është një roman monumental letërsisë italiane, me ngjarje intensive dhe sureale, dhe renditet në listën e nëqind romaneve më të bukura, të shekullit të 20 të.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Ta humbësh dhe ta gjesh, Danielle Steel

Dhe ndërsa jeta e saj vjen në fokus më të qartë, një e ardhme e re e papritur merr formë dhe është një mësim i vlefshëm për të gjithë ne që kemi pyetur ndonjëherë veten "po sikur?"
1 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000742

Botuesi: Onufri

Dhoma 411, Simona Vinci

Një grua shihet në pasqyrë, lakuriq në një dhomë hoteli, pikërisht në qendër të Romës, jo larg Panteonit. Ajo fillon të tregojë historinë e saj të dashurisë, por mund të ishte gjithashtu një tjetër histori: një tjetër dashuri dhe një burrë tjetër...
700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Egërsia, Nicola Lagioia

Disa orë më vonë, kur ta gjejnë rrëzë një parkingu shumëkatësh, do të zbulohet edhe identiteti i saj: është Klara Salvemini, vajza e madhe e ndërtuesit më të fuqishëm të zonës. Të gjithë mendojnë se ka vrarë veten. Të jetë vërtet kështu? Çfarë e lidhte Klarën me biznesin e të atit?
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Kokoro, Natsume Soseki

I gjurmuar nga sekrete tragjike që e kanë mbuluar gjatë gjithë jetës së tij me një hije të rëndë, Sensei me kalimin e kohës arrin t'ia hapë zemrën nxënësit të ri, duke i rrëfyer hapur pjesë nga jeta e tij studentore që i kanë lënë një ndërgjegje të trazuar faji, duke zbuluar kështu hendekun e pakapërcyeshëm ndërmjet dhimbjes së tij morale dhe përpjekjeve...
800 Lekë
More
Në gjendje