Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Vasha dhe djali, Jon Thortharson Thoroddsen
  • Vasha dhe djali, Jon Thortharson Thoroddsen

Vasha dhe djali, Jon Thortharson Thoroddsen

Personazhet e tij s'janë kalorës, mbretër, heronj apo heroina, por njerëz të thjeshtë, me halle të thjeshta, me të cilat përballej shoqëria islandeze e shekullit XIX.

6,80 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi


Titulli: Vasha dhe djali
Origjinali: Piltur og stulka
Gjinia: Roman
Autori: Jon Thortharson Thoroddsen
Shqipëroi: Klodian Briçi
Shtëpia botuese: Armagedoni
Viti: 2021
Fq. 204
Pesha: 0.248 kg
ISBN: 978-9951-780-71-1
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Vasha dhe djali përbën romanin e parë të plotë dhe të vërtetë islandez. Romani i dytë dhe i fundit i tij Burri dhe gruaja (Madur og kona, 1876) u la i papërfunduar pasi që autori vdiq. Letërsia e tij shënoi shkëputjen dhe pikën e kthesës nga e shkuara e letërsisë islandeze, pasi temën ai s'e mori duke u mbështetur tek eposi dhe romanca e lashtë islandeze por, përkundrazi, te jeta bashkëkohore. Personazhet e tij s'janë kalorës, mbretër, heronj apo heroina, por njerëz të thjeshtë, me halle të thjeshta, me të cilat përballej shoqëria islandeze e shekullit XIX. Paçka se para tij kishte pasur edhe të tjerë që rrekeshin të shkëputeshin nga e shkuara e historisë islandeze, asnjëri prej tyre s'ia doli dot të arrinte të kryente me sukses çka ia doli të bënte ai që është guri i themelit dhe vetë themeli i letërsisë bashkëkohore islandeze ku janë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështeten shkrimtarët bashkëkohorë islandezë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789951780711
ean13
9789951780711
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMSCA-1

Gardalina, vol. 2, Donna Tartt

Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, "Gardalina", i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar.
8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dukagjini

Maitreji, Mircea Eliade

Maitreyi është një kronikë e letrarizuar e historisë së dashurisë së Eliades, i cili në atë kohë po vizitonte indinë dhe Maitreyi Devit, nxënëse të poetit madhështor të bengalit Rabindranath Tagore, e cila më vonë u bë edhe vetë shkrimtare.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Leksione frymëmarrjeje, Anne Tyler

Leksione frymëmarrjeje i shkrimtares Anne Tyler, fitues i çmimit Pulitzer (1989), rrëfen historinë e gjithë jetës së një çifti, treguar gjatë një udhëtimi.
11,90 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001593

Botuesi: Skanderbeg Books

Baulja e babait, Orhan Pamuk

Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët, një punë norma­le. Shkruaj që libra si të mitë të jenë të shkruar dhe që t'i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën.
3,40 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Pasi kam thënë natën e mirë, Pierre J. Mejlak

Ajo i kishte thënë atij, pikërisht pak minuta pasi ishin takuar në bar, që tashmë ajo kishte një të dashur në shtëpi, i cili ishte i përsosur për të. Por kur tha ato fjalë, nuk ishte e vetëdijshme se sytë e saj po e largonin që andej. Ai filloi një histori tjetër, të katërtën që u fol atë natë në bar. Të dytën për të.
5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Zgjimi i Tokës, Knut Hamsun

Zgjimi i tokës është gjithashtu edhe një portret i mrekullueshëm i gruas: Ingeri është arsyeja e jetës së Isakut, por, njëkohësisht, edhe ajo çka e kërcënon më shumë. Ingeri është parimi i sfidës: asaj i duhet t’i jetojë të gjitha jetët e mundshme para se të rikthehet sërish tek ai, Isaku, që nuk ndryshon kurrë.
8,50 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

A mund të vij tek ti, Marie Aubert

Në nëntë tregimet e shkurtra në këtë libër, kalohet shpejt nga malli në paturpësi, e më tej deri në nëpërkëmbje. Bëhet fjalë për njerëz që ndahen – nga miqësirë, martesat dhe marrëdhëniet e krijuara në takimet e tyre intime. Të gjithë bëjnë gjëra për të cilat iu vjen turp dhe që të gjithë i përmbahen idesë se ka diçka më të madhe se ajo që po lënë pas.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Gjendja njerëzore, Andre Malraux

Në 1999 revista "Le monde" e ka cilësuar si një ndër librat më të mirë të shekullit. Ngjarjet e romanit zhvillohen gjatë një periudhe 22 ditore, në Shangai, Kinë. Personazhet qendrore janë Çeni, Kio, Gisori, Katu dhe baroni Klapik. Fatet e tyre ndërthuren me njëri-tjetrin. Ky është një roman ekzistencial e fatalist.
6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Në gjurmë të vetvetes, Deirdre Madden

Kur piktori Roderik Kenedi takon njëzetvjeçaren, Xhulia Fitzpatrik, edhe ajo artiste, iu duk sikur krizave që kishin turbulluar jetën e tij iu erdhi fundi. Por kur Xhulia njihet me Uilliam Armstrongun, një mesoburrë me profesion avokat, i solli një sërë ngjarjesh, të cilat patën pasoja dramatike për të tre ata.
6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Shigjetari, Paulo Coelhos

Te Shigjetari takojmë Tetsujën, dikur i famshëm si shigjetari më i mirë i vendit, por që është tërhequr nga jeta publike, një sfidues, që vjen ta kërkojë dhe një djalë, i cili vëzhgon konkurrencën e tyre.
12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

S'ka shpresë, Collen Hoover

Sky, një nxënëse në vitin e fundit të shkollës së mesme, njihet me Dean Holder-in, një djalë me një reputacion të keq që rivalizon të sajin. Që nga takimi i tyre i parë, ai e tmerron dhe e pushton. Ka diçka tek ai që ndez kujtimet e së kaluarës së saj thellësisht të trazuar, të një periudhe kohore që ajo është përpjekur shumë për t'a varrosur.
8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Klani i Sorgumit të Kuq, Mo Yan

Në vitin 2012, Mo Yan ishte fitues i Çmimit Nobel për Letërsi me motivacionin: "Me realizëm prej iluzionisti bashkon tregimet popullore, historinë dhe bashkëkohoren".
17,00 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Shkrimtari dhe bota, V. S. Naipaul

Esetë e këtij libri përbëjnë një pjesë të rëndësishme të formimit tim. Në shumë prej tyre flitet për udhëtimet e mia ose, më saktë, për vende të cilat nuk i kisha njohur më parë. Mund të thuhet pa më të voglin dyshim, se këto përvoja i kanë dhënë jetës sime një tjetër dimension.
12,75 GBP
More
Në gjendje