Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Dashnorët poshtë Danubit, Federico Andahazi
  • Dashnorët poshtë Danubit, Federico Andahazi

Dashnorët poshtë Danubit, Federico Andahazi

OMBRA GVG

Nazistët kanë pushtuar qytetin dhe ndjekin hebrenjtë. Bora, një aristokrat piktor dhe diplomat, strehon në bodrumin e shtëpisë së tij një çift hebrenjsh: ish-gruan dhe burrin e saj aktual, me të cilin ajo e ka tradhëtuar. Historia zhvillohet në dy plane: ai i nëntokës dhe ai i shtëpisë, ku Bora jeton me Margën, gruan e tij të dytë.

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dashnorët poshtë Danubit

Origjinali: Los Amantes Bajo el Danubio

Gjinia: Roman

Autori: Federico Andahazi

Shqipëroi: Luljeta Shtino

Shtëpia botuese: Ombra GVG

Viti: 2020

Fq.352

Pesha: 0.410  kg

ISBN: 978-9928-06-258-1

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

A mund të ketë arsye më të forta se dashuria dhe urrejtja? "Dashnorët poshtë Danubit", është një histori dashurie dhe pasioni në Budapestin e pushtuar nga nazistët, është një dramë e ndërlikuar, e dy personazheve të divorcuar që ritakohen në rrethana ekstreme. Romani "ngacmon një nga plagët e pashëruara të shekullit XX, genocidin e ushtruar ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga një kënd vështrimi i ndryshëm nga ai i librave të historisë. "Dashnorët poshtë Danubit" është një marrëdhënie e tensionuar e dy çifteve për mbijetesë në kulmin e luftës, është një apologji e dashurisë përballë kërcënimeve të vdekjes. Budapest, 1944. Në Evropën e shka tërruar nga lufta, Hana dhe Bora takohen përsëri shumë vjet pas divorcit të dhimbshëm. Kurrë s'e kishin menduar se do të bashkëjetonin përsëri, por në rrethana kaq ekstreme.

Nazistët kanë pushtuar qytetin dhe ndjekin hebrenjtë. Bora, një aristokrat piktor dhe diplomat, strehon në bodrumin e shtëpisë së tij një çift hebrenjsh: ish-gruan dhe burrin e saj aktual, me të cilin ajo e ka tradhëtuar. Historia zhvillohet në dy plane: ai i nëntokës dhe ai i shtëpisë, ku Bora jeton me Margën, gruan e tij të dytë. Të dy botët do të hyjnë në një konflikt të heshtur i cili do ta ndryshojë në mënyrë dramatike jetën e personazheve. Teksa Bora pret çdo ditë vizitën e oficerit nazist i cili kërkon një portret nga piktori i shquar, të burgosurit poshtë e gjejnë shpëtimin te kënaqësia e dashurise, lidhja më e pastër me jetën përballë grackës së vdekjes. Kthesat e papritura të fatit do t'i detyrojnë Borën dhe Margen të mërgohen në Argjentinë, ku jeta do ti befasojë dhe do t'i tmerrojë përsëri.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928062581
ean13
9789928062581
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Ngadalësia, Milan Kundera

Në bazën e kësaj fantazie libertine është një meditim i thellë mbi jetën bashkëkohore: për lidhjen e fshehtë midis ngadalësisë dhe kujtesës, për lidhjen midis dëshirës së epokës sonë për të harruar dhe mënyrës se si i jemi dorëzuar demonit të shpejtësisë, si dhe për “balerinët”, të mbërthyer në kthetrat e pasionit për të qenë kudo dhe kurdoherë...
92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2554

Botuesi: Skanderbeg Books

Shtëpia e heshtjes, Orhan Pamuk

Shtëpia e heshtjes është një roman intrigues për lojën e tij me strukturën, përshkrimin universal të shoqërisë së luhatur mes Lindjes dhe Perëndimit. Shtëpia e heshtjes nuk mban vetëm sekretin dramatik të një familjeje turke. Ai është një roman i ndjenjave njerëzore, një afresk i madh i Turqisë moderne.
138,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Cirku i iluzioneve, Amita Parikh

Pa mbështetje, e detyruar t’i zgjidhë vetë problemet, Lena gjendet përballë mëdyshjeve të forta dhe guxon të besojë në të pamundurën - te vetja.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2500

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hijet e Greit, E. L. James

Kur studentja e letërsisë, Anastasia Still, shkon të intervistojë biznesmenin e suksesshëm, Kristian Grei, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe frikësues. E bindur që takimi i tyre shkoi keq, ajo përpiqet ta heqë nga mendja... derisa ai shfaqet në dyqanin ku ajo punon me kohë të pjesshme dhe e fton të dalin bashkë.
172,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Sfida e krijimit

Poezia duhet të jetë një çikë e thatë që të digjet mirë, sepse kështu na ndriçon dhe na ngroh më mirë.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhe pastaj..., Guillaume Musso

Për Natanin, ka ardhur koha të kuptojë pse u rikthye në jetë. Guillaume Musso na merr për dore për të na udhëhequr nëpër këtë histori mbi zbulimin e ndjenjave dhe të njerëzve të rëndësishëm, pa të cilët nuk mund të jetojmë.
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Lutje detit, Khaled Hosseini

Libri "Lutje detit" është një libër për të gjitha moshat, një histori për të rriturit, për prindërit, për ata që përpiqen të gjejnë një vend, një strehë pa luftë në botë. E gjitha është përmbledhur në pak radhë, por me shumë gjasë, mund të jetë teksti më i fuqishëm dhe tronditës që ka shkruar Hosseini.
92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Heshturazi, dashuri, Elisa Shua Dusapin

“Heshturazi, dashuri” rrëfen për dy jetë krejtësisht të ndryshme, që cekin njëra-tjetrën dhe, për pak kohë, ndajnë bashkë një pjesëz udhe.
92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Të paharruarit, Lidia Jorge

Në agimin e datës 25 prill 1974, nën drejtimin e disa kapitenëve të ushtrisë të cilët ishin kundër luftës koloniale të Portugalisë dhe kundër regjimit diktatorial salazarist që mbizotëronte në Portugali prej vitit 1933, pesë mijë ushtarë hynë në Lisbonë, me tanke dhe të armatosur.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ushtarë të Salaminës, Javier Cercas

Ditët e fundit të luftës civile spanjolle. Republikanët, të shpartalluar, në ikje e sipër pushkatojnë hierarkë fashistë që i kanë mbajtur të burgosur diku në një humbëtirë.
138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001331

Botuesi: Toena

Alkimisti, Paulo Coelho

Një fabul magjike që tregon se si mund ta dëgjosh zemrën tënde dhe të ndjekësh ëndrrat. Kjo është historia e Santiagos, një bari andaluzian i cili ka ëndërr të udhëtojë nëpër botë në kërkim të thesarit të botës. Nis udhëtimin nga shtëpia e tij në Spanjë, në Egjiptit ndeshet me një plak të çmendur ëndrrën e të cili
103,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Gruaja tjetër, Daniel Silva

Në një fshat të izoluar në malet e Andaluzisë, një franceze misterioze nis të hedhë në letër një kujtim të rrezikshëm. Është historia e një burri, të cilin e ka dashuruar dikur, kur ishte në Bejrut, dhe e një fëmije që ia kanë marrë nga duart në emër të tradhtisë. Gruaja është në dijeni të një prej sekreteve më të mëdha të Kremlinit. Kohë më parë, KGB-ja...
161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Kurrën e Kurrës, Colleen Hoover

Tani Çarli dhe Sajlesi duhet të bashkëpunojnë për të zbuluar të vërtetën e asaj që po u ndodh, po sa më shumë që mësojnë për çiftin që kanë qenë… aq më shumë vrasin mendjen pse vazhdonin të qëndronin së bashku.
138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2112

Botuesi: Bota Shqiptare

Xhevahiri i Medines, Sherry Jones

Ajo ishte bota e Aishes, bijë e Ebu-Bekirit. Kur ajo u lind në vitin 613, gratë konsideroheshin pronë, zotërim i burrave, dhe ishin aq pa vlerë, saqë prindërit mund t'i groposnin të gjalla, nëse në atë vit do të kishin lindur shumë vajza.
138,00 SEK
More
Ne gjendje