Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Mos u dorëzo, Harlan Coben
  • Mos u dorëzo, Harlan Coben

Mos u dorëzo, Harlan Coben

Toena

Ti nuk rron më. Unë të dua dhe gjithmonë do ta ndiej mungesën tënde, por ti ke pesëmbëdhjetë vjet i ikur nga kjo jetë. Kaq është një kohë e gjatë për të mbajtur zi, apo e kam gabim? Ndaj kam vendosur të të lejoj të shkosh tani dhe unë vetë të kapem në diçka më të qëndrueshme.

13,64 GBP
12,28 GBP Ruaj 10%
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mos u dorëzo

Origjinali: Don’t let go

Gjinia: Roman

Autori: Harlan Coben

Shqipëroi: Gjergj Kaftani

Shtëpia botuese: Toena

Viti: 2020

Fq. 495

Pesha: 0.544 kg

ISBN: 978-9928-277-93-0

Mbi librin

"Ne mund të vijojmë e ta bëjmë litar këtë lojën e fajësisë, Leo, apo s’është kështu? Është faji i saj, sepse të rrëfeu ty që Diana donte ta prishte lidhjen tuaj, është faji im se nuk t’u gjenda pranë kur pate nevojë, është faji i Ogit, është i Henkut, është i Reksit, është i Bethit; djalli ta marrë, është faji i presidentit të Shteteve të Bashkuara, që e miratoi atë qendër të operacioneve të zeza.

Po a e di çfarë, Leo? Mua kjo nuk më shqetëson aspak, në fakt. Nuk është se jam duke të folur vërtet.

Ti nuk rron më. Unë të dua dhe gjithmonë do ta ndiej mungesën tënde, por ti ke pesëmbëdhjetë vjet i ikur nga kjo jetë. Kaq është një kohë e gjatë për të mbajtur zi, apo e kam gabim? Ndaj kam vendosur të të lejoj të shkosh tani dhe unë vetë të kapem në diçka më të qëndrueshme. Tani e di të vërtetën. Dhe ndofta, tek vështroj këtë femër të guximshme e të bukur në krahët e mi, e vërteta më ka çliruar, më në fund, edhe mua vetë."

Detajet e librit
9789928277930
9789928277930
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001109

Botuesi: Te tjere

Tregimet e makthit

Botuar në janar 2010, tregimet e makthit është numri 4 në serinë e librave me tregime, të përgatitura nga shtëpia botuese Gaid Margot që sjell përmbledhje me tregime nga autorët më të mirë. Këto janë libra që lexohen me një frymë, por që mund edhe të të lënë pa frymë!
2,46 GBP 2,73 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Viljevo, Luka Bekavac

Viljevo është një roman për kujtesën, traumën dhe ndërkomunikimin: një triptik me tri zëra, që lidh fort historiografinë, romanin modern dhe prozën e përpunuar me kujdes, në të cilën janë shtuar tekste jashtëletrare e teknike.
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Gruaja tjetër, Daniel Silva

Në një fshat të izoluar në malet e Andaluzisë, një franceze misterioze nis të hedhë në letër një kujtim të rrezikshëm. Është historia e një burri, të cilin e ka dashuruar dikur, kur ishte në Bejrut, dhe e një fëmije që ia kanë marrë nga duart në emër të tradhtisë. Gruaja është në dijeni të një prej sekreteve më të mëdha të Kremlinit. Kohë më parë, KGB-ja...
11,46 GBP 12,73 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000738

Botuesi: Onufri

Ne emer te dashurise, Antonis Samarakis

Me nënshkrimin e një organizate fantazmë të rinjsh "Era e Shpëtimit", nga NË EMËR TË. Është një lëvizje proteste dhe revolucioni kundër "në emër të", të cilat pushtojnë jetën tonë dhe i heqin asaj kuptimin e vërtetë.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Ne gjendje

Vajza e Tifanisë, Deeanne Gist

Në një kohë kur Amerika zien nga përgatitjet për Panairin Botëror të vitit 1893, i cili organizohet në Çikago, trashëgimtari i perandorisë së bizhuterive, Luis Tifani, përfiton nga rasti për të prezantuar një kishëz me xhama me mozaikë, që bota nuk e ka parë asnjëherë.
10,64 GBP 11,82 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001888

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Testamentet e tradhtuara, Milan Kundera

 Sepse mbërthimi i botës reale bën pjesë në përcaktimin e vetë romanit; por si të kapet dhe të jepet përmes një loje magjepsëse të fantazisë? Si të jetë e rrefkët në analizën e botës dhe, në të njëjtën kohë, papërgjegjshmërisht e çlirët në ëndërrimet zbavitëse?
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Testamentet, Margaret Atwood

Te “Testamentet” na zbulohet ana e saj më intime, më e fshehtë dhe  autentike. Falë retrospektivës në të shkuarën, shohim të rindërtohet origjina e  Galaadit. Nuk bëhet më fjalë për mungesën e grave pjellore si shkak i parë i  distopisë, sesa për mbizotërimin meskin të një gjinie mbi tjetrën.
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

E vetmja grua ne dhomë, Marie Benedict

Një roman për një grua të jashtëzakonshme, arritjet e së cilës mbeten në hije. Një libër i fuqishëm i bazuar në historinë e vertetë dhe të jashtëzakonshme të aktores magjepsëse dhe shkencëtares Hejdi Lamar, e cila shpiku kodin e parë radiofonik që mundësoi krijimin e ëi-fi.
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2960

Botuesi: Botimet Dudaj

Ditari i nje djaloshi te klonuar, Enzo Fontana

Beniamini, në moshën 16 vjeçare, zbulon rastësisht se është kloni i të vëllait që s'e ka njohur kurrë, të vdekur tragjikisht vite më parë. Ky zbulim tronditës e turbullon deri në rrënjë jetën e adoleshentit, i cili përpiqet të kuptojë, por që nuk arrin të orientohet në këtë pështjellim gjenetik dhe emocional.
3,27 GBP 3,64 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Një vit jetë si danezet, Helen Russell

Një gërshetim i bukur mes humorit anglez dhe pragmatizmit danez! Pasi i jepet mundësia për të jetuar në rajonin e Jutlandit, gazetarja dhe anglezja tipike Helen Russell zbulon një statistikë befasuese: vendi më i lumtur në botë nuk është "Disneyland"-i, por Danimarka, një vend që shpesh është cilësuar si toka e dimrave të gjatë dhe të errët, harengave,...
9,00 GBP 10,00 GBP
More
Në gjendje