Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Sinagoga e ikonathyesve, J. Rodolfo Wilcock
  • Sinagoga e ikonathyesve, J. Rodolfo Wilcock

Sinagoga e ikonathyesve, J. Rodolfo Wilcock

Janë 35 rrëfime (titulli i secilit syresh është një emër dhe mbiemër, për ne i padëgjuar), 35 biografi personazhesh të pagjasë, të gjithë ekscentrikë, ndonjëherë makabër, pak groteskë, rrallë të mençur: kryesisht “shkencëtarë” (por jo vetëm të tillë), qëmtuar në 200 vjet histori (nga gjysma e dytë e shekullit XVIII te gjysma e parë e shekullit XX)

8,50 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Sinagoga e ikonathyesve
Origjinali: La sinagoga de los iconoclastas
Gjinia: Tregime
Autori: J. Rodolfo Wilcock
Shqipëroi: Arben Dedja
Shtëpia botuese: Pika pa Sipërfaqe
Viti: 2019
Fq. 201
Pesha: 0.227 kg.
ISBN: 978-9928-185-70-9

Mbi librin

Më 4 prill 1979 shkrimtarit Juan Rodolfo Wilcock, i lindur në Buenos Aries më 17 prill 1919, baba anglez, nënë argjentinase (me origjinë piemonteze), iu dha shtetësia italiane. E kish dorëzuar kërkesën për të marrë shtetësinë e vendit ku jetonte prej 20 vitesh (ai – oriund) dhe ku kish botuar mbi 20 libra, qysh në vitin 1975, derisa më në fund, mbas katër vjetësh – vonesë fiziologjike e burokracisë italiane – përgjigja pozitive, akti i firmosur nga Presidenti i Republikës, erdhi.

E kërkuan adresave që kish lënë: në periferinë e Romës, me shtëpi përdhese, oborre mbuluar nga shkurret dhe mure leskra-leskra e tërë igrasi, në Velletri – vendbanimi i lashtë i volshëve, pastaj në Lubriano, qytezë etruske e baroke me më pak se 1000 banorë ku, për t’i ikur rrumpallës së kryeqytetit, u tha se ish transferuar, në një shtëpi në krah të varrezave, me përballë pamjen mahnitëse të majave të kodrinave prej shtufi, teksa qielli zbret mbi luginën e Kalankeve.

Nuk e gjetën dot. Sepse Juan Rodolfo Wilcock ndërkaq kish një vit i vdekur (16 mars 1978), pikërisht në ditën kur Brigadat e Kuqe patën rrëmbyer Aldo Moron (me Italinë të hutuar, që të mund t’i kushtonte një pikë vëmendjeje këtij shkrimtari të çuditshëm). Kështu, me këtë absurd të vdekjes kur s’duhej dhe të shtetësisë pas të vjelave, mbyllet aventura tokësore e Wilcock-ut.

Kish banuar në periferinë më të varfër të Buenos Ariesit; i ati ishte punëtor, e ëma shtëpiake, ai triling. Vetëm lexonte. Nuk u mjaftua me gjuhët që dinte, mësoi edhe frëngjishten e gjermanishten.

T’i mësonte, për Wilcock-un desh të thosh t’i sundonte (ende adoleshent, përktheu në spanjisht “Ditarët” e Kafka-s, një përvojë që e shenjoi). Desh gjithashtu të thosh, për të, ta lexonte letërsinë vetëm në origjinal. Ka mjekë që nuk kanë shumë besim te mjekësia kur vjen puna për veten e tyre.

Në të njëjtën linjë mendimi, Wilcock-u, vetë një përkthyes nga më virtuozët, nuk lexonte libra po të mos qenë në gjuhën origjinale (kështu, për shembull, gjatë jetës së tij, nuk lexoi kurrë letërsi ruse). Regjistrohet në Fakultetin e Inxhinierisë të Universitetit të Buenos Ariesit: studionte, punonte si punëtor krahu, jepte provimet.

Bëhet rastësisht shkrimtar, kur zhvillon atë ndjenjë dhe besim të të gjithë njerëzve të ndrojtur, por të talentuar, që gjërat mund të përmirësohen, në këtë rast letërsia e kohës (ajo midis dy luftërave botërore): ai dinte ta shkruante më mirë.

Ndaj u ul, pra, të shkruajë një libër (vëllimin me poezi: Libro de Poemas y canciones, 1940); iu desh një muaj, ishte verë, kohë provimesh bashkë e pushimesh. Libri bëri bujë, fitoi Çmimin “Martín Fierro”, vitin pasardhës Çmimin “Qyteti i Buenos Ariesit”, me vlera monetare që e lejuan të heqë dorë nga puna e krahut dhe të diplomohet më shpejt si inxhinier (1943).

Fillon punë në Hekurudhat Shtetërore, por nuk zgjat shumë, një vit e veç kur jep dorëheqjen (1944). Nis të merret gjithnjë e më seriozisht, obsesivisht, me letërsi. Vetëm në vitet ’40 boton edhe pesë libra të tjerë poetikë, merret, sakaq, me gazetari dhe, në disa nga revistat argjentinase më të rëndësishme të kohës (ndonjë e drejton edhe vetë: Verde Memoria 1942-44; Disco 1945-47 etj.), boton kritikë letrare, ese, kritikë arti, drama [më vonë doli që një pjesë e këtyre kritikave ishin mbi libra të rremë, të pabotuar kurrë – pjellë e fantazisë –; apo recensione ekspozitash inekzistente (ku “paraqisnin” punët e tyre piktorë e skulptorë kallpë), bile edhe shumë pjesë teatrale ishin të shpikura dhe regjisorët/aktorët irrealë (shihni kapitullin mbi regjisorin Llorenz Riber, në librin që keni në duar)].

Nëpër redaksitë e revistave letrare njeh dhe zë mik Borges-in, Silvina Ocampo-n, Adolfo Bioy Casares-in. Me çiftin OcampoCasares, më 1951 ndërmerr udhëtimin e tij të parë në Europën e pasluftës: viziton Londrën, Romën, Parisin, Zvicrën ku ka varret e gjyshërve. Tani që erdhi në Europë qëndron aty gjatë (për një vit, 1953-54, në Londër është përkthyes dhe bashkëpunëtor i BBCsë). Kur kthehet në Argjentinë ndjen që erërat kanë ndryshuar, një klimë e acartë diktaturash po e ngërthen Amerikën Latine.

Kështu, në verën e vitit 1955, merr anijen që do ta çojë për fare në Europë. Zgjedh Italinë; vendoset fillimisht në Romë, periferive; si në çdo periferi shtëpia e tij ka qen, mace dhe pleshta.

Aty lidh miqësi me shkrimtarë dhe njerëz të letrave: Alberto Moravia, Ennio Flaiano, Elsa Morante, Luciano Foà, Pier Paolo Pasolini, Roberto Calasso... Miqësitë janë kryesisht të majta, ndërkohë bashkëpunon me faqen kulturore të një gazete të djathtë (“Il Tempo”).

Pasolini e angazhon si aktor në filmin e tij “Ungjilli sipas Mateut” (1964), ku, pavarësisht syve të kaltër dhe hundës së hollë, luan rolin e kryepriftit Kajfa (e si mund të ndodhte ndryshe: ai – aq mendjemprehtë, ironik, me atë buzëqeshje prej kufome); boton fantashkencë; përkthen letërsi latino-amerikane; përkthen (nga anglishtja në italisht) një kondensat të veprës më të papërkthyeshme, “Finnegans Wake”, e ri-rrëfen këtë ëndërr të Joyce-it ai, si irlandezi i famshëm pluriling i dashuruar me Italinë, me fragmentin më të gjatë dhënë gjer sot në italisht(ende “Finnegans Wake” mungon i plotë në Itali); fillon edhe vetë t’i shkruajë drejtpërsëdrejti në italisht veprat e veta, dhe nuk janë pak: romane, poezi, komedi, tregime dhe, sidomos proza, është e vështirë të kategorizohet në gjini të mirëfillta.

Fragmenti, shkolitja e tematikave, luhatja e stilit, mizoria e vështrimit të autorit, gjithnjë tragjik dhe dëfrimtar, një shije e hollë për të ndjellë llahtarën dhe bukurinë e saj të nëndheshme, që askush tjetër nuk i avitet, janë disa nga karakteristikat e kësaj vepre.

Janë 35 rrëfime (titulli i secilit syresh është një emër dhe mbiemër, për ne i padëgjuar), 35 biografi personazhesh të pagjasë, të gjithë ekscentrikë, ndonjëherë makabër, pak groteskë, rrallë të mençur: kryesisht “shkencëtarë” (por jo vetëm të tillë), qëmtuar në 200 vjet histori (nga gjysma e dytë e shekullit XVIII te gjysma e parë e shekullit XX); ca realë, ca kryekëput të shpikur, dhe shënimi i shkurtër që autori vë në fund të librit i ngatërron edhe më keq punët.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928185709
ean13
9789928185709
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Shpata e Medinës, Sherry Jones

Si studiuese e gjuhës arabe dhe e civilizimit islam, Sherry Jones, vite me rradhë ka punuar për romanin e saj të parë "Xhevahiri i Medinës", me synimin që botës perëndimore t'i paraqiste njërën nga personalitetet më të jashtëzakonshme të Islamit dhe njërën nga gratë më të mëdha në historinë e njerëzimit, Aishe bin Ebu – Bekirin, bashkëshorten më të dashur...
10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2500

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hijet e Greit, E. L. James

Kur studentja e letërsisë, Anastasia Still, shkon të intervistojë biznesmenin e suksesshëm, Kristian Grei, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe frikësues. E bindur që takimi i tyre shkoi keq, ajo përpiqet ta heqë nga mendja... derisa ai shfaqet në dyqanin ku ajo punon me kohë të pjesshme dhe e fton të dalin bashkë.
12,75 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Gardalina, vol. 2, Donna Tartt

Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, "Gardalina", i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar.
8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Sfidantët, John Grisham

Në këtë rrëfim prej mjeshtri të vërtetë, John Grisham vërteton përsëri se zotëron aftësi të jashtëzakonshme si shkrimtar, dhe e bën këtë duke u shtuar elementëve klasike dhe të pangatërrueshme të thrillerit ligjor një grimcë humori.
11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Babeli, Jan de Leeuw

Ana Babeli është vajza më e pasur në botë. Nga apartamenti i saj që ndodhet në katet e sipërme të kullës më të lartë në vend, ajo sheh poshtë qytetin si xhungël, një botë milingonash punëtore, lypsarësh dhe terroristësh.
7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Jo gjithë dritën mund ta shohim, Anthony Doerr

Mari Lora jeton me të atin në Paris, jo larg Muzeut të Historisë së Natyrës, ku ai punon si mjeshtër bravandreqës. Në moshën gjashtë vjeçe, ajo humbet shikimin, ndaj dhe babai i ndërton maketin e lagjes së tyre - çdo ndërtesë, çdo rrugë, çdo pemë e çdo kapanxhë pusete - në mënyrë që ajo t'i mësojë përmendësh duke kaluar gishtat sipër tyre.
11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Lulet e rrënimit, Patrick Modiano

Më 24 prill 1933 dy bashkëshortë të rinj vetëvriten në apartamentin e tyre parisien. Asaj nate, ata do të kishin takuar shumë njerëz, të cilët shkonin shpesh në një vallëzim. Tridhjetë vjet më vonë rrëfimtari përpiqet ta rikrijojë historinë e tyre, e cila duhet të jetë puqur me të tijën.
5,95 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Morava

Kuptimi i jetës, Irvin D. Yalom

Unë jam shkrimtar. Dhe nëna nuk mund të lexojë. E megjithatë, unë prapë kthehem tek ajo për të kërkuar kuptimin e punës së jetës sime.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001900

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i Vampirit: Terbimi, L.J.Smith

Tre këndet e trekëndëshit fatal të dashurisë, Elena dhe dy vëllezërit vampirë: Stefani dhe Dejmoni, kanë një fat të përbashkët. Tani që Elena i është dorëzuar Dejmonit tërheqës dhe mizor, tani që urrejtja e Stefanit për të vëllanë është bërë e padurueshme, ata të tre do të jenë të detyuar të shpallin armëpushimin.
8,50 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Akulloreshitësi, Katri Lipson

Dy vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një regjisor vendos të pasqyrojë jetën e vëretë, duke krijuar një film pa skenar, ku aktorët mësojnë historinë dhe rolin e tyre gjatë zhvillimit të skenarit.
5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ushtarë të Salaminës, Javier Cercas

Ditët e fundit të luftës civile spanjolle. Republikanët, të shpartalluar, në ikje e sipër pushkatojnë hierarkë fashistë që i kanë mbajtur të burgosur diku në një humbëtirë.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Qytetet e padukshme, Italo Calvino

Qytetet e padukshme, më i bukuri i librave të Italo Calvinos, vërtit nëpër ajër ide, aluzione dhe zhbirime imagjinative marrafrymëse në çdo faqe të vetën. Çdo herë që kthehet prej udhëtimeve të veta, Marko Polo përshkruan Kublai Kanit qytetet që ka parë...
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Një xhentëlmen në Moskë, Amor Towles

"Një xhentëlmen në Moskë" na fut në një epokë tjetër, plot hijeshi dhe elegancë, personazhi kryesor i së cilës është konti Aleksandër Rostov i Rusisë. Në vitin 1922, konti tridhjetëvjeçar paraqitet para një gjykate bolshevike dhe nuk pendohet për të shkuarën e tij aristokrate.
11,05 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2719

Botuesi: OMBRA GVG

Rregulla per nje jete perfekte, Niamh Greene

Meixhi do të dëshironte shumë një jetë në të cilën gjithçka të funksiononte, por nëse vazhdon t'i thyejë rregullat, është e detyruar të kalojë nga njëra e papritur tek tjetra...
8,50 GBP
More
Ne gjendje