Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
17,53  19,48 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,69  12,99 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Dorëshkrimi i gjetur në Akra, Paulo Coelho
  • Doreshkrimi i gjetur ne Akra, Paulo Coelho
  • Dorëshkrimi i gjetur në Akra, Paulo Coelho

Dorëshkrimi i gjetur në Akra, Paulo Coelho

Toena

14 korrik 1099. Ndërsa Jerusalemi përgatitet për dyndjen e kryqtarëve, një burrë grek, i njohur si Kopti, mbledh gjithë banorët e qytetit, të rinj e të moshuar, gra e fëmijë, në sheshin ku Pilati kishte dorëzuar Jezuin drejt fundit të tij.

9,09 
8,18  Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Dorëshkrimi i gjetur në Akra
Origjinali: Manuscrito encontrado em Accra
Gjinia: Roman
Autori: Paulo Coelho
Shqipëroi: Erion Gjatolli
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2017
Fq. 184
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-9928-235-32-9

Mbi librin

14 korrik 1099. Ndërsa Jerusalemi përgatitet për dyndjen e kryqtarëve, një burrë grek, i njohur si Kopti, mbledh gjithë banorët e qytetit, të rinj e të moshuar, gra e fëmijë, në sheshin ku Pilati kishte dorëzuar Jezuin drejt fundit të tij.

Mes gjindjes përreth ka të krishterë, hebrenj e myslimanë, të mbledhur trumë, në pritje të fjalimit që duhet t'i përgatisë për betejën e afërt, por Kopti nuk do t'u flasë për të: plaku i urtë i grish të kthejnë shikimin nga mësimet e jetës së përditshme, nga sfidat dhe nga vështirësitë që duhen përballur.

Sipas Koptit, mençuria e vërtetë buron nga dashuria, nga dështimet e vuajtura, nga ditët e krizës, po aq sa nga të lavdisë, si dhe nga bashkëjetesa e përditshme me pashmangshmërinë e vdekjes. Dorëshkrimi i gjetur në Akra, është një ftesë për të reflektuar mbi parimet tona dhe mbi humanizmin tonë; është një himn për jetën, për të jetuar çastin kundër vdekjes së shpirtit.

Fragment nga libri

Na e thotë natyra se duhet të ndryshojmë. Prandaj njerëzit, që nuk i druhen Engjëllit të Fatit, kuptojnë se duhet bërë përpara, pavarësisht frikës. Pavarësisht dyshimeve. Pavarësisht akuzave. Pavarësisht kërcënimeve.

Përballen me vlerat e tyre dhe përpiqen të fshijnë paragjykimet. Dëgjojnë këshillat e njerëzve më të afërt: "Mos e bëj! S'të mungon gjë: dhembshuria e prindërve, dashuria e gruas dhe e fëmijëve, puna që fitove me shumë sakrificë. Mos rreziko që të gjendesh i huaj në një tokë që nuk të përket".

E, megjithatë, hapin e bëjnë - herë të nxitur nga kureshtja, herë nga ambicia, por zakonisht, të shtyrë nga dëshira e papërmbajtshme për aventurë. Në çdo kthesë të rrugës, tmerri ua kaplon gjithnjë e më shumë shpirtin. Atëherë habiten me veten, se ndihen më të fortë e më të hareshëm. Hareja. Ndër bekimet kryesore të të Plotfuqishmit. Hareja na tregon se jemi në rrugën e duhur.

Pak e nga pak, edhe frika lëmeket - nuk e ka marrë vëmendjen e dëshiruar. Në hapat e parë të rrugëtimit, një pyetje buçet në mendje: "Lëndova njeri kur vendosa të ndryshoja?". Ai që ka dashuri, dëshiron ngaherë lumturinë për atë që do. Edhe nëse, në fillim, ka ndier njëfarë ngurrimi, shumë shpejt këtë ndjesi e zëvendësoi krenaria, kur shikon tjetrin që bën atë që do, për të arritur atë që ka ëndërruar.

Detajet e librit
9789928235329
9789928235329
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Uria, Jamal Ouariachi

Dhjetë vjet më parë, marrëdhënia pasionante midis Aurelias, atëherë studente e re, pjesëmarrëse në projekt dhe e Aleksandrit të mrekullueshëm u ndërpre papritur, kur Laszlo u dënua për abuzim seksual të njërit prej fëmijëve të tij etiopianë të birësuar. 
16,36  18,18 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Kunata, Patrick Besson

Romani Kunata na fut në një botë personazhesh tërheqëse, të këndshme dhe të paparashikueshme, mes të cilave do të shpërthejë një dramë e tmerrshme. Një libër magjepsës!
7,01  7,79 
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Profeti, Libani yt dhe Libani im, Kahlil Gibran

Temat mahnitshëm shtjellojnë çështje kryesore në jetën e njeriut: Dashurinë, Martesën, Bijtë, Të dhënit, Të ngrënët dhe të pirët, Punën, Harenë dhe Dhimbjen, Shtëpinë, Veshjen, Tregtinë, Krimin dhe Dënimin, Ligjin, Lirinë, Arsyen dhe Pasionin, Dhimbjen, Vetënjohjen, Mësimdhënien, Miqësinë, Fjalën, Kohën, Të Mirën dhe të Keqen, Lutjen, Kënaqësinë,...
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Ditari i Noelit, Richard Paul Evans

 Me një qëllim të vetëm, për të zbuluar të kaluarën dhe për të rishkruar të ardhmen, Xhejkobi dhe Rejçëlli fillojnë të kërkojnë Noelin. Gjatë rrugës gjejnë më shumë nga sa imagjinonin, duke përfshirë mirësinë, faljen dhe mundësinë për të jetuar dashurinë e vërtetë.
14,03  15,58 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

E vetmja dashuri, Laurence Plazenet

Zonjusha d'Albreht humbet nënën në moshë fare të re dhe i ati e rrit në një mjedis të rreptë, pa shfaqur kurrë haptas ngrohtësinë ndaj saj, ndërkohë që fshehtas e llaston me dhurata. Ajo është vetëm 15 vjeçe kur njihet me zotin Ramon, mësuesin e saj privat, një burrë i mistershëm që i zgjon vajzës drithërimat e para shpirtërore dhe fizike.
7,01  7,79 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Egërsia, Nicola Lagioia

Disa orë më vonë, kur ta gjejnë rrëzë një parkingu shumëkatësh, do të zbulohet edhe identiteti i saj: është Klara Salvemini, vajza e madhe e ndërtuesit më të fuqishëm të zonës. Të gjithë mendojnë se ka vrarë veten. Të jetë vërtet kështu? Çfarë e lidhte Klarën me biznesin e të atit?
14,03  15,58 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Paula, Isabel Allende

Kështu fillon romani i Isabel Allende – s, kushtuar vajzës së saj. Paula, lindur më 22 tetor 1963, është e lumtur, e dashuruar, jeton në Madrid, punon... Një jetë e thjeshtë, ndryshe nga ajo e së ëmës që, tashmë, është e famshme. Dy gra, dy fate të ndryshme.
14,03  15,58 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Ditari i një trupi, Daniel Pennac

Ky roman nuk është si romanet e tjera, ai merr formën e ditarit të një njeriu të vetëm, përshkon gjithë jetën e tij, nga mosha 12-vjeçare deri në moshën 87 vjeçare, por nuk rrëfen detajet biografike më themelore.
11,69  12,99 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001604

Botuesi: Skanderbeg Books

Pylli norvegjez, Haruki Murakami

Toru, një student i urtë dhe serioz para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.
16,36  18,18 
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001327

Botuesi: Toena

Djalli dhe zonjusha Prym, Paulo Coelho

Kush është i Huaji i çuditshëm që një ditë arriti të turbullojë qetësinë e fshatit të vogël Viskos, prej 281 banorësh, pjesa më e madhe të moshuar? Përse plaka Bertë e shikon të ecë "së bashku me Djallin"? Çfarë propozimi të tmerrshëm mbart në vetvete i Huaji?
5,84  6,49 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001328

Botuesi: Toena

Njëmbëdhjetë minuta, Paulo Coelho

Si pasojë e një takimi rastësor në Rio, ajo gjendet në Gjenevë, me ëndrrën e famës dhe fatit, por që përfundon rrugëve si prostitutë. Në Gjenevë Maria largohet edhe më shumë nga dashuria, ndërkohë që ndihet e magjepsur me seksin.
8,18  9,09 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001330

Botuesi: Toena

Zahiri, Paulo Coelho

Një ditë, një shkrimtar i famshëm zbulon se gruaja, korrespondente lufte, e ka braktisur pa lënë gjurmë dhe pa i dhënë asnjë shpjegim. Pavarësisht suksesit që vazhdon të gëzojë dhe një dashurie të re, që bëhet pjesë e të përditshmes së tij, mendimi i mungesës së gruas vazhdon ta mundojë dhe i pushton mendjen derisa e hedh në një përhumbje totale.
10,52  11,69 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001331

Botuesi: Toena

Alkimisti, Paulo Coelho

Një fabul magjike që tregon se si mund ta dëgjosh zemrën tënde dhe të ndjekësh ëndrrat. Kjo është historia e Santiagos, një bari andaluzian i cili ka ëndërr të udhëtojë nëpër botë në kërkim të thesarit të botës. Nis udhëtimin nga shtëpia e tij në Spanjë, në Egjiptit ndeshet me një plak të çmendur ëndrrën e të cili
14,03  15,58 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001659

Botuesi: Toena

Buzë lumit Piedra u ula dhe qava, Paulo Coelho

Në çdo histori dashurie ka diçka që i afron protagonistët me përjetësinë, me të fshehtat e hyjnores, me thelbin e jetës: në një buzëqeshja, në një përkëdhelje, në një shikim a në një frazë mbase të lënë edhe përgjysmë, të dashuruarit dinë gjithmonë të kapin kumtet që u flasin zemrat për t'i drejtuar në shtegun e përkryerjes.
9,35  10,39 
More
Ne gjendje

Referenca: 2894

Botuesi: Toena

Pelegrini i Kompostelës, Paulo Coelho

Romani tregon udhëtimin e rrëfimtarit Paulo përgjatë shtegut të pelegrinëve që të çonte në Shën Zhak të Kompostelës, në Spanjë. Në shoqërinë e udhërrëfyesit të tij shpirtëror, misteriozit dhe enigmatikut Petrus, Paulo përballet me një sërë provash, takon persona që vënë në rrezik mbërritjen dhe besimin e tij.
8,18  9,09 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2896

Botuesi: Toena

Mali i pestë, Paulo Coelho

Në shekullin IX para erës sonë, Zoti urdhëroi profetin Elia të braktiste Izraelin. Udha e çoi atë në Sarepta, një qytet i vogël fenikas. Atje, në qytetin ku qenë ulur këmbëkryq Asirianët, Elia i humbet të gjitha, madje edhe gruan pas së cilës u dashurua. Më tej, ai gjendet në mesin e ngjarjeve të turbullta e dramatike, që e çojnë deri në përballjen me Zotin.
7,60  8,44 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Alef, Paulo Coelho

Ky është romani më personal i shkruar nga shkrimtari i shumëlexuar në të gjithë botën, ku ai vjen me një udhëtim mbresëlënës drejt zbulimit të vetvetes. Njësoj si personazhi i tij te Alkimisti, Paulo po përballet me një krizë të rëndë besimi. Ndërsa ai kërkon shtegun për te ringjallja shpirtërore, opsioni i vetëm real i tij është, edhe një herë, -...
10,52  11,69 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Shkelja e kurorës, Paulo Coelho

Linda është 31 vjeç dhe në sytë e të gjithëve jeta e saj është e përsosur. Ajo banon në Zvicër, në një nga vendet më të sigurta të botës, ka një martesë të fortë dhe të qëndrueshme, një burrë që e do shumë, fëmijë të këndshëm që sillen mirë, si dhe punën e saj si gazetare në një të përditshme të rëndësishme.
11,69  12,99 
More
Ne gjendje