Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 1,884 kg

Çmimi

Çmimi

  • 560 Lekë - 4 000 Lekë

Libra referencë
Libra referencë

Libra referencë

Në këtë kategori do të gjeni libra referencë si p.sh.: fjalorë, metoda, libra ligjorë, studime shkencore dhe gjuhësore, udhëzues, dhe mjaft të tjerë që ne për arsye praktike i kemi grupuar këtu.

Filtrat aktiv
  • Marka: Naimi
  • Marka: Pema
  • Marka: Princi

Referenca: 2911

Botuesi: Naimi

Gjuha dhe lufta e ideve, Lindita Aliu-Tahiri

Gjuhë, ide dhe luftë. Në tri fjalë të vetme, Lindita Aliu – Tahiri ka shprehur gjithë thelbin e kërkimeve shumëvjeçare të saj në gjuhësinë kritike, një nëndisiplinë nga më të rejat të filologjisë së sotme të tekstit, botërore e vendase. Studimet e saj synojnë të depërtojnë në etnotipet ballkanase përmes çkriptimit të gjuhës së medias dhe multimedias.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2634

Botuesi: Naimi

Perkufizimi juridik i vdekjes, Danja Sinani

Danja Sinani na sjell një varg argumentesh të rrafshit europian dhe botëror, për të formuar bindjen se e drejta për të vdekur nuk është një antetat ndaj jetës, por plotësim përfundimtar i saj, nëse rregullohet me ligj dhe nuk shprehet në mënyrë të tërthortë, të heshtur, të nënkuptuar apo hiç fare.
700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2586

Botuesi: Princi

Gjuha e epiroteve te vjeter, Arsim Spahiu

Arsim Spahiu u lind më 13 dhjetor 1942 në Prizren në një familje lumjane nga Kolesjani. Filloren e kreu në Prizren, dy vjet në Podujevë. Më 1956 – 1960 kreu gjimnazin në Kukës e më pas, në vitet 1961 – 1962 studioi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Fizikë, Universiteti i Tiranës.
700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2585

Botuesi: Naimi

Kodiket e Shqiperise ne Kujtesen e Botes, Shaban Sinani

Monografia "Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës" pasuron dijet tona për vlerat e trashëgimisë kulturore të krishtërimit të hershëm dhe për periudhën e gjatë e të vështirë që vijon. Monografia e analizon në mënyrë të gjithanshme këtë pasuri pak të njohur, madje dhe për vetë studiuesit e interesuar.
2 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Naimi

Pyetje në albanologji, Shaban Sinani

Në këtë libër janë paraqitur studime mbi veprat e Aleks Budës, Angelo de Gubernatis, Demetrio Camarda – s, Dom Nikollë Kaçorrit, Dora D'Istrias, Hasan Cekës, Jeronim de Radës, Lef Nosit, Mahir Domit, Margaret Hasluck, Matteo Mandala – s, Maximilian Lambertz, Milan Sufflay – it, Qemal Haxhihasanit, Shaban Demirajt, Shehretit të Delvinës, Tahir Dizdarit,...
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Letërsia shqipe, perspektiva shoqërore,vol. 3, Arshi Pipa

Ky libër është një vazhdim i eseve mbi letërsinë dhe folklorin shqiptar, disa prej të cilave të botuara plotësisht apo pjesërisht. Ndërsa gjenden disa vepra mbi historinë e letërsinë shqipe, mungon edhe një vepër mbi faktorët sociologjikë. Një vepër e tillë është më e nevojshme meqë letërsia shqipe është kryesisht një produkt (zhvillim) i folklorit, një...
1 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Vargu folklorik, ndërtimi dhe gjinitë, vol. 1, Arshi Pipa

Kjo sprovë ia detyron qenien e vet një shmangieje nga puna ime mbi De Radën. Ndërsa po rropatesha me metrikën e Milosaos, krejt papritur u ndjeva se kisha ngecur. Kushdo mund ta shohë se metri i Milosaos përgjithësisht është i njëjti me tetërrokëshin trokaik që haset në pjesën më të madhe të poezisë gojore shqipe, si në toskërisht, ashtu edhe në gegnisht.
1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Jeronim De Rada, vol. 2, Arshi Pipa

Si më bëri për vete Milosao – ja e De Radës dhe si u dhashë me gjithë shpirt mbas saj është një histori që zë fill në vitet e shkollës së mesme. Asokohe, gjithë – gjithë prej kësaj poeme, mund të gjeje për të kënduar veç disa këngë të pakta të përmbledhura në antologjitë shkollore.
1 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Naimi

Lef Nosi filolog, Edelajda Cenaj – Çepa

Monografia Lef Nosi filolog: studim historiko-letrar, arkeografik dhe filologjik i dr. Edelajda Cenajt-Çepajt është i pari studim monografik kushtuar trashëgimit dorëshkrimor letrar, publicistik, etnografik, gjuhësor dhe folkloristik të këtij personaliteti të rëndësisë parësore me kontribute shumëplanëshe për kulturën dhe identitetin shqiptar në gjysmën e...
1 000 Lekë
More
Në gjendje