Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 2,821 kg

Çmimi

Çmimi

  • 0,00  - 29,00 

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Libra referencë
Libra referencë

Libra referencë

Në këtë kategori do të gjeni libra referencë si p.sh.: fjalorë, metoda, libra ligjorë, studime shkencore dhe gjuhësore, udhëzues, dhe mjaft të tjerë që ne për arsye praktike i kemi grupuar këtu.

Filtrat aktiv
  • Marka: Albas
  • Marka: Extra
  • Marka: Ideart
  • Marka: Naimi

Referenca: SKU000249

Botuesi: Ideart

22 ligje te pandryshueshme te marketingut, Al Ries, Jack Trout

Çdo ligj në këtë libër, i jepet lexuesit përmes shumë shembujve dhe përvojave bindëse, përmes rasteve që u kanë ndodhur të tjerëve por që mund të të ndodhin edhe ty. Libri tregon se ç'ndodh sot në bizneset e niveleve të ndryshme, se si funksionojnë këto ligje në kompanitë e sotme dhe strategjitë e tyre të marketingut.
5,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Ideart

222 Receta të thjeshta

Një libër kuzhine për të gjithë. Për admiruesit pasionantë të artit të kulinarisë, por edhe për fillestarët që duan të ushqehen mirë dhe të zbulojnë magjinë e gatimit, përmes recetave të thjeshta dhe të shpejta.
26,03 
More
Në gjendje

Botuesi: Ideart

222 Receta të thjeshta, Pasta

Mjafton të thuash Pasta dhe ke thënë gjithçka! Pjata që nuk i thuhet kurrë jo! Pjata që mund të gatuhet me dhjetëra mënyra, nga më e thjeshta, vetëm me vaj ulliri e deri tek ato më të ndërlikuarat ku pastat duhet t'i prodhoni vetë.
26,03 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Autizmi, Jessie Hewitson

Autizmi nuk është pengesë për të pasur miq, për t'u martuar, për të pasur një jetë të lumtur dhe të përmbushur, për t'u zhvilluar apo ndryshuar, për të mësuar, për të qenë afër prindërve tuaj, për t'u kujdesur për të tjerët, për të pasur një punë, për të qenë i mirë në sport, për të ndier dhembshuri ose emocione. Por, në të njëjtën kohë, autizmi nuk është...
15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Bijtë e gënjeshtrës, M. Scott Peck

Ata persona që janë të këqij sulmojnë të tjerët, në vend që të përballen me dështimin e tyre. Peck pasqyron rrënimin dhe shkatërrimin ku këta bij të gënjeshtrës ndërveprojnë dhe ndikojnë në jetët e atyre që kanë përreth. Ai paraqet, bazuar në raste konkrete të ndeshura gjatë punës së tij si psikiatër, shembuj të së keqes në jetën e përditshme.
11,03 
More
Në gjendje

Botuesi: Extra

Bimët mjekësore në familje, Petrit Kokalari, Zef Sima, Pavli Xinxo

Fitoterapia dmth mjekimi me bimë, edhe sot e kësaj dite gjen ende mbështetje të gjerë në shumicën e popujve të botës. Nisur nga kjo, edhe populli ynë ka një traditë të hershme në njohjen, përgatitjen e përdorimin e bimëve mjekësore, për shërimin e një numri të madh sëmundjesh siç janë ato të rrugëve të frymëmarrjes, të aparatit tretës, të plagëve të...
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Elemente të mendësisë shqiptare në frazeologji, Teuta Toska

Njësitë frazeologjike, në mungesë të dokumenteve të hershme të kulturës së shqipes, vlerësohen prej nesh si një letërsi e hershme, duke u formësuar në nivelin e formës së shprehjes (sipas termit të përdorur nga L.Hjelmslev) pothuajse nga po ato përftesa që e karakterizojnë letërsinë popullore.
8,33 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000816

Botuesi: Ideart

Fjalor i madh italisht-shqip, Abedin Preza, Ervin Preza

E veçanta e Fjalorit të madh italisht – shqip, me autorë Abedin dhe Ervin Preza është fakti se ai është më i ploti, më izgjeruari, më i larmishmi i hartuar gjer sot, që përmbledh plot 70.000 fjalë-tituj, mbi 1.000 fjalë dhe shprehje idiomatike të cilat kanë ardhur së bashku me kuptimet e tyre analoge, si dhe përmbi 150.000 shembuj ilustrues.
31,23 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2911

Botuesi: Naimi

Gjuha dhe lufta e ideve, Lindita Aliu-Tahiri

Gjuhë, ide dhe luftë. Në tri fjalë të vetme, Lindita Aliu – Tahiri ka shprehur gjithë thelbin e kërkimeve shumëvjeçare të saj në gjuhësinë kritike, një nëndisiplinë nga më të rejat të filologjisë së sotme të tekstit, botërore e vendase. Studimet e saj synojnë të depërtojnë në etnotipet ballkanase përmes çkriptimit të gjuhës së medias dhe multimedias.
10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Ja familja ime!, Evi Crotti, Alberto Magni

Familja nuk eshte nje tablo e persosur, por as siç mund te mendoje dikush, nje vend inatesh e tensionesh te pafundme. Perkundrazi, ajo eshte nje grup i vogel shoqeror, nga ku burojne emocionet e sinqerta, bashkeveprimet, ruajtja e ekuilibrave, mirekuptimi reciprok dhe durimi, te cilat shpesh jane te veshtira per t’u arritur.
5,73 
More
Në gjendje

Referenca: 2585

Botuesi: Naimi

Kodiket e Shqiperise ne Kujtesen e Botes, Shaban Sinani

Monografia "Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës" pasuron dijet tona për vlerat e trashëgimisë kulturore të krishtërimit të hershëm dhe për periudhën e gjatë e të vështirë që vijon. Monografia e analizon në mënyrë të gjithanshme këtë pasuri pak të njohur, madje dhe për vetë studiuesit e interesuar.
20,82 
More
Artikujt e fundit në gjendje