"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
BERK, në thelb një shtëpi botuese e pavarur, është mirëfilli edhe një librari e specializuar dhe co-working space, që grish gjithkënd të përjetojë ciklin e plotë të një libri.
BERK, në thelb një shtëpi botuese e pavarur, është mirëfilli edhe një librari e specializuar dhe co-working space, që grish gjithkënd të përjetojë ciklin e plotë të një libri.
BERK është një formë gjuhësore arkaike e shqipes, që shenjon librin, gjurmët tashmë të humbura të së cilës dalin në dritë tek “Gjurmime mbi veprën e D. Gj. Buzukut” nga Dom Nikollë Gazulli (Hylli i Dritës 1924). Zgjedhja e kësaj emërtese mëton të dëshmojë karakterin e këtij enti libror, i cili synon alkiminë e gjuhës dhe kulturës shqiptare me kritikën dinamike të përbotshme. E njëjta dikotomi frymëzon edhe formatet tona botuese, kështu që librat e BERK do të gjenden si në print ashtu edhe në botime elektronike online. (Për të shkuar tek LIBRI ELEKTRONIK kliko këtu)
Synimi dhe përgjegjësia jonë kryesore është rrokja e një horizonti sa më të gjerë pikëpamjesh si dhe cilësia e brendisë dhe e formës. Vëmendja kryesore e entit BERK përqëndrohet më së shumti tek shqipërimi i veprave jo-letrare të një game të gjerë fushash, sikundër gjuhësi, histori, arkitekturë, filozofi e disiplina të tjera, gjithë me dashjen që ky ent të luajë rol të rëndësishëm në formimin dhe zdritjen e disa temave kryesore aktuale.
Në këtë edicion janë përshirë mbi 20 krijues, të cilët, me anë të mediumit të përcaktuar (Instax mini format / Fuji Film), janë propozuar të bardhë; në tematikë të hapur në rrafshin hapësinor apo idiokratik, për të qënë pjesë e sintaksës së Nepotik 2. Kështu, parimi fillestar mbi krijimin e një ekspozite pluraliste xhepi, tenton të ruhet dhe në një trajtë...
Duke iu drejtuar historisë dhe muzikologjisë, autori analizon eksperiencat e tij personale si dhe shembujt e regjistruar në ekspeditat folklorike, duke filluar nga dukuritë e para muzikore.
"Nata" e Bilge Karasusë është një alegori e tmerrshme e shtetit totalitar, e cila dhe njëherë na ilustron pjerrjen e veçantë të letërsisë turke për fabulën politike.
Lexuesi njihet në këtë monografi me Mjeshtër Dhanilin, mësuesin voskopojar arumun të fillimshekullit të XIX dhe produktin e tij letrar-didaktik në katër gjuhë të ndryshme ballkanike.
Studimi i Lucia Nadin është bazuar në dorëshkrimin e bibliotekës “Marciana” në Venecia, ms. It. VII, 737 (=8666), përgatitur në gjysmën e dytë të shek. XVIII. Botim anastik. Parath. Ardian Ndreca.
...duhet t’i japim fund mitit të “bukurisë” së gjuhëve të lashta, si latinishtja, greqishtja, hebraishtja apo arabishtja klasike të cilat nëpërmjet lakimeve dhe parregullsive të tyre janë në të vërtetë monumente mjaft të ndërlikuara, dhe këtë mund ta vërejmë fare mirë, për shembull, te frëngjishtja apo anglishtja e vjetër...
Në një kohë kur tekstet historike lind nevoja të rishikohen dhe plotësohen in perpetuum, ky është një tekst i historisë së Shqipërisë përgatitur nga Mustafa Merlika-Kruja, por në të njëjtën kohë është edhe histori e vetë autorit të tij.
Që nga kohërat e lashta, mjekësia ka shfrytëzuar vlerat e panumërta të lules së jaseminit, ajo e bën ajrin më të freskët, si dhe përmirëson përqendrimin dhe gjumin. Origjinën mendohet ta ketë nga Himalajet në Kinën Perëndimore. Lulet e saj në shumicën e llojeve janë të bardha.
Përmbledhje me dy novela e Dostojevskit, përkthyer në 1978 në Burgun e Burrelit. Krokodili vjen për herë të parë në gjuhën shqipe, në varietetin gjuhësore të shkodranishtes letrare.
Historia e Korçës nuk ka vlerë në vetvete dhe të kufizuar për një qytet. Ajo merr vlera përgjithësuese për një periudhë shumë të rëndësishme të historisë së urbanistikës dhe arkitekturës shqiptare në veçanti dhe asaj ballkanike në përgjithësi.