Lista e librave të botuesit Berk

BERK, në thelb një shtëpi botuese e pavarur, është mirëfilli edhe një librari e specializuar dhe co-working space, që grish gjithkënd të përjetojë ciklin e plotë të një libri.

BERK, në thelb një shtëpi botuese e pavarur, është mirëfilli edhe një librari e specializuar dhe co-working space, që grish gjithkënd të përjetojë ciklin e plotë të një libri.

BERK është një formë gjuhësore arkaike e shqipes, që shenjon librin, gjurmët tashmë të humbura të së cilës dalin në dritë tek “Gjurmime mbi veprën e D. Gj. Buzukut” nga Dom Nikollë Gazulli  (Hylli i Dritës 1924). Zgjedhja e kësaj emërtese mëton të dëshmojë karakterin e këtij enti libror, i cili synon alkiminë e gjuhës dhe kulturës shqiptare me kritikën dinamike të përbotshme. E njëjta dikotomi frymëzon edhe formatet tona botuese, kështu që librat e BERK do të gjenden si në print ashtu edhe në botime elektronike online. (Për të shkuar tek LIBRI ELEKTRONIK kliko këtu)

Synimi dhe përgjegjësia jonë kryesore është rrokja e një horizonti sa më të gjerë pikëpamjesh si dhe cilësia e brendisë dhe e formës. Vëmendja kryesore e entit BERK përqëndrohet më së shumti tek shqipërimi i veprave jo-letrare të një game të gjerë fushash, sikundër gjuhësi, histori, arkitekturë, filozofi e disiplina të tjera, gjithë me dashjen që ky ent të luajë rol të rëndësishëm në formimin dhe zdritjen e disa temave kryesore aktuale.

Filtrat aktiv

Botuesi: Berk

Jo-vendet, Marc Augé

Supermoderniteti prodhon jo-vende, pra hapësira të cilat në vetvete nuk janë vende antropologjike dhe të cilat, në ndryshim prej modernitetit bodlerian, nuk i integrojnë vendet e mëparshme: përkundrazi, këto renditen, klasifikohen dhe lartësohen në rangun e vendeve të kujtesës, duke u caktuar një pozitë specifike.
8,50 GBP
More

Botuesi: Berk

Bota jonë e dikurshme, Wangari Maathai

Në një perspektivë më të gjerë të politikave publike, nëse pemët rriten vetëm për t’u përdorur si lëndë drusore, atëherë është më se e arsyeshme t’i presësh në kulmin e rritjes tyre.
5,10 GBP
More

Botuesi: Berk

Nata, Bilge Karasu

"Nata" e Bilge Karasusë është një alegori e tmerrshme e shtetit totalitar, e cila dhe njëherë na ilustron pjerrjen e veçantë të letërsisë turke për fabulën politike.
4,25 GBP
More

Botuesi: Berk

Te teatri, Elsa Demo

Turma solli ndër mend dialogët e çdo nate gjatë periudhës së rezistencës në atriumin e gjelbër, refrenin: “monument do të thotë të kujtosh”.
12,75 GBP
More

Botuesi: Berk

Një varrim për çdo regjim, Klejd Këlliçi

Rëndësia e Varrezave të Dëshmorëve për regjimin komunist ishte po aq e madhe sa politika të tjera zyrtare, si industrializmi apo emancipimi. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për materializimin monumental e përkujtimor të dëshmorëve, si themel që justifikonte gjenezën e regjimit, por shfaqet qartazi dhe përpjekja për të njësuar dëshmorët, për të njësuar gjithçka...
10,20 GBP
More

Botuesi: Berk

Supa Miso, Ruy Murakami

Murakami ka prodhuar vepra që synojnë të depërtojnë në rrënjët e një kombi gjithnjë e më të përçarë, përmes shqyrtimit të anëtarëve të tij më të poshtëruar, të dhunshëm dhe të dëbuar nga shoqëria. 
8,50 GBP
More

Botuesi: Berk

Pasi dielli bie, Jonas Eika

 Është i bukur Ginger-i, por të ecurën e ka si prej gjedhi, me gjunjë shumë të hollë, nuk vjen fare i larë me atë pamjen e zhdërvjellët e të shkathët që pritet prej një djali. Mendoj se djali i plazhit nuk mund të duket sikur graviteti e ka vënë përfund.
9,35 GBP
More