Lista e librave të botuesit Berk
BERK, në thelb një shtëpi botuese e pavarur, është mirëfilli edhe një librari e specializuar dhe co-working space, që grish gjithkënd të përjetojë ciklin e plotë të një libri.
BERK, në thelb një shtëpi botuese e pavarur, është mirëfilli edhe një librari e specializuar dhe co-working space, që grish gjithkënd të përjetojë ciklin e plotë të një libri.
BERK është një formë gjuhësore arkaike e shqipes, që shenjon librin, gjurmët tashmë të humbura të së cilës dalin në dritë tek “Gjurmime mbi veprën e D. Gj. Buzukut” nga Dom Nikollë Gazulli (Hylli i Dritës 1924). Zgjedhja e kësaj emërtese mëton të dëshmojë karakterin e këtij enti libror, i cili synon alkiminë e gjuhës dhe kulturës shqiptare me kritikën dinamike të përbotshme. E njëjta dikotomi frymëzon edhe formatet tona botuese, kështu që librat e BERK do të gjenden si në print ashtu edhe në botime elektronike online. (Për të shkuar tek LIBRI ELEKTRONIK kliko këtu)
Synimi dhe përgjegjësia jonë kryesore është rrokja e një horizonti sa më të gjerë pikëpamjesh si dhe cilësia e brendisë dhe e formës. Vëmendja kryesore e entit BERK përqëndrohet më së shumti tek shqipërimi i veprave jo-letrare të një game të gjerë fushash, sikundër gjuhësi, histori, arkitekturë, filozofi e disiplina të tjera, gjithë me dashjen që ky ent të luajë rol të rëndësishëm në formimin dhe zdritjen e disa temave kryesore aktuale.
Je duke parë 1 - 12 nga 45 artikull(j)
Botuesi:
Berk
Nuk është as uria, pra, e as etja, por dashuria, urrejtja, mëshira, inati, të cilat nxorrën prej njerëzve fjalët e para.
Botuesi:
Berk
Seksi është arritje. Dhe të qenit seksi është kapital që duhet shtuar. Trupi me vlerën e ekspozuar i ngjason një malli. Tjetri seksualizohet si një objekt për joshje. Kur Tjetrit i merret "tjetërsia", atë nuk mund ta duash më por veç mund ta konsumosh. Tjetri nuk është më as person, përderisa është fragmentarizuar në një pjesë objekti seksual. Personi...
Botuesi:
Berk
Në një qytet të errët, të tronditur nga bombat, Uçi dhe Giovanni Falcone bëhen të pandarë. Uçi nuk është hero, por historia e tij është e vrullshme dhe përfshirëse, sepse nga Giovanni ai mëson të guxojë. Mes dashurisë fatkeqe të qenit për Kelin dhe ‘Palermos poetike dhe të përbindëshme’ shfaqen Maxiprocesi, sistemi i drejtësisë, jeta e Giovanni Falcone-s...
Botuesi:
Berk
Poezia e Palit përqendrohet te dialogu me vetveten, dhe ndjeshmëritë e tij të larta, bashkë me elementet më personale dhe intime. Vlerën e poezisë së Palit e shënjoi edhe periudha në të cilin ai shkroi, periudhë mjaft e rëndësishme në dialogun e letërsisë shqipe me poetikat bashkëkohore perëndimore.
Botuesi:
Berk
Shkrimet e tij, të ndikuara thellësisht nga surrealizmi, janë të pasura me metafora dhe momente onirike. Shpesh i krahasuar me Kafkën, Blecher përshkroi sëmundjen e tij pa keqardhje.
Botuesi:
Berk
Përveç trajtimit të gramatikës dhe fjalorit, vëllimi mbulon edhe standardizimin e fonologjisë – një temë e cila përgjithësisht është anashkaluar në studimet moderne mbi standardizimin.
Botuesi:
Berk
Në arkitetkturën e kultit të kesaj periudhe janë trashëguar mjaft principe figurative dhe konstruktive të arkitekturës së periudhës së mëparshme.
Botuesi:
Berk
Në arkitetkturën e kultit të kesaj periudhe janë trashëguar mjaft principe figurative dhe konstruktive të arkitekturës së periudhës së mëparshme.
Botuesi:
Berk
Supermoderniteti prodhon jo-vende, pra hapësira të cilat në vetvete nuk janë vende antropologjike dhe të cilat, në ndryshim prej modernitetit bodlerian, nuk i integrojnë vendet e mëparshme: përkundrazi, këto renditen, klasifikohen dhe lartësohen në rangun e vendeve të kujtesës, duke u caktuar një pozitë specifike.
Botuesi:
Berk
‘Shqipëria është Biodiversitet’ është një program afatgjatë që synon të rrisë ndërgjegjësimin për ekosistemet dhe speciet fantastike që jetojnë në Shqipëri.
Botuesi:
Berk
Në një perspektivë më të gjerë të politikave publike, nëse pemët rriten vetëm për t’u përdorur si lëndë drusore, atëherë është më se e arsyeshme t’i presësh në kulmin e rritjes tyre.
Botuesi:
Berk
Prandaj, jemi përpjekur të kufizohemi në 5 çështje kryesore, duke ndjekur një rend kronologjik që nis nga krijimi i Bashkimit të Gruas Antifashiste Shqiptare