• Banner

Lista e librave të botuesit Minerva

Minerva është një imprint i Shtëpisë Botuese Onufri, themeluar në 4 Shtator 2012. Boton vetëm libra non-fiction, të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

Filtrat aktiv

Botuesi: Minerva

Stoiku i përditshëm, Ryan Holiday, Stephen Hanselman

Përgjigjja e këtyre pyetjeve dhe më tepër, gjenden në zemër të filozofisë stoike. Prej kohësh arma e fshehtë e figurave të mëdha të historisë, që nga perandorët e pilotët luftëtarë, tek artistët dhe aktivistët, ishin parimet e Mark Aurelit, Epiktetit dhe Senekës, të cilat kanë ndriçuar fort përgjatë shekujve si një filozofi për veprimtarët.

Çmimi 22,20 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Minerva

Genghis Khan dhe krijimi i botës moderne, Jack Weatherford

Në pothuajse çdo shtet që mongolët pushtonin, ata sillnin një rritje të paprecedentë të komunikimit kulturor, zgjeronin tregtinë, dhe lulëzonin qytetërimin. Shumë herë më progresiv se udhëheqësit e tjerë europianë apo aziatikë, Genghis Khan hoqi torturën, mundësoi liri fetare universale dhe shkatërroi sistemet feudale të privilegjeve aristokratike.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Vepro si ujku, Jordan Belfort

Për herë të parë, Jordan Belfort, me stilin e tij të paimitueshëm, u shpjegon lexuesve fije për pe, Sistemin e Linjës së Drejtë – atë sistem që përdori për të krijuar pasuri për veten, klientët dhe bashkëpunëtorët e tij.

Çmimi 14,43 
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Pse flemë?, Matthew Walker

Duke vepruar në trurin tonë, gjumi përmirëson aftësitë tona për të mësuar, për të kujtuar dhe për të marrë vendime racionale. Ai kalibron emocionet, fuqizon sistemin imunitar dhe rregullon metabolizmin. Ëndrrat lehtësojnë kujtimet tona të dhimbshme dhe krijojnë një realitet virtual që nxit kreativitetin.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Analektet, Konfuci

“Analektet” janë një përmbledhje e thënieve të Konfucit e hartuar nga nxënësit e tij pak pas vdekjes së tij më 497 p.e.s. Së bashku ato shprehin një filozofi, ose një kod moral, që sipas Konfucit, një prej mendimtarëve më humanistë të të gjitha kohërave, duhet të jetë fanari ndriçues për jetën e çdo njeriu.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Autobiografia, Benjamin Franklin

Gjatë jetës së tij të gjatë ai dha këshilla për pasurimin, organizoi institucionet publike, kontribuoi në lindjen e një kombi dhe negocioi me fuqitë botërore për të siguruar mbijetesën e vendit të tij.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje