"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Ky ditar, sipas stilit klasik të Mark Manson, nuk është diçka që përdoret “një herë në ditë” apo “një herë në javë”. Mund ta përdorësh kurdoherë. Ose fare. Lëre dhe ktheju sërish. Ose jo.
Në këtë libër informativ, befasues, por edhe hokatar, dr. Peterson na rrëfen se çfarë mund të mësojmë prej sistemit nervor të gaforreve të thjeshta për të qëndruar drejt (me shpatullat dyst) dhe për të ecur me vetëbesim në jetë; përse të mos i lejojmë fëmijët të bëjnë kurrgjë që do të na bënte t’i merrnim zët; përse egjiptianët e lashtë e nderonin aq fort...
Arielle Ford ofron, në terma frymëzues dhe inkurajues, përvojën e saj direkte se si të përgatiteni në vetëdije, zemër dhe shpirt për të tërhequr, njohur dhe për t'iu përgjigjur thirrjes së shpirtit, për një lidhje dashurore të vërtetë dhe të vetëdijshme.
Nëse i thua një të panjohuri se flet me veten, me siguri do të quajë anormal. Por e vërteta është se të gjithë ne kemi një zë në kokë. Kur i flasim vetes shpresojmë të gjejmë një instruktor, mirëpo përballemi qortuesin tonë të brendshëm.
Duke përdorur këtë histori si një shtresë fillestare, Hawking na merr në një udhëtim tërheqës përmes lentes teleskopike të fizikës moderne për të fituar një pamje të re të universit - natyrën e vrimave të zeza, vazhdimin e hapësirës-kohë dhe informacionin e ri rreth origjinës të universit.
Megjithatë, ai dallohet për ndjekjen e palodhshme të tregjeve të reja, duke e çuar kompaninë Amazon drejt sipërmarrjeve me risk si Kindle dhe cloud, dhe duke e transformuar shitjen me pakicë ashtu siç Henry Ford revolucionarizoi prodhimin industrial.
"Forca e karakterit është një përgjigje bindese dhe e mahnitshme ndaj kultit të fondamentalizmit të IQ-së (koeficienti i inteligjencës). Duckworth na kujton se karakteri dhe këmbëngulja i veçojnë të suksesshmit".
Që kur u botua për herë të parë në vitin 1996, ky libër ka pasur një sukses të cilin nuk e kisha imagjinuar kurrë. Gjatë 18 viteve të para të shitjes, kemi parë përdorimin e internetit, si burimi i parë i informacionit në të gjithë botën. Njerëzit, jo vetëm e kanë blerë këtë libër në internet, por edhe kanë shkruar shënime kritike.
Ekonomisti i sjelljes në MIT, Dan Ariely, përmes një serie eksperimentesh informuese dhe shpeshherë surprizuese, e hedh poshtë supozimin e zakonshëm se ne sillemi në mënyra krejtësisht racionale. Ariely, i cili ndërthur përvojën e përditshme me kërkimet novatore, na shpjegon se si pritshmëritë, emocionet, normat sociale dhe forca të tjera të padukshme dhe...
Ekzistojnë katër nivele veprimi dhe në mënyrë që të realizoni ëndrrat tuaja, duhet të mësoni të operoni në nivelin e katërt: Veprimi Masiv. Rregulli 10X do t'jua shpërbëjë frikën, do t'ju shtojë vetëbesimin, do të eliminojë zvarritjen dhe do t'ju japë një motiv të fortë. Rregulli 10X ju nxit ta shkëpusni veten prej çdokujt tjetër në treg - dhe këtë e...
Shkalla magjike drejt suksesit është vëllimi ku Hill-i distiloi për herë të parë shtatëmbëdhjetë faktorët që përbëjnë filozofinë e tij të "Ligjit të suksesit", duke zbuluar se si njerëzit mund të bëhen të pasur nëse dëshirojnë vërtet dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme përmes shfrytëzimit të intelektit.