"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
'Pika pa sipërfaqe' është një botues i pavarur, i konceptuar si projekt social, jofitimprurës dhe i themeluar në nëntor 2009, në Tiranë. Qëllimi ynë kryesor është botimi i veprave më të rëndësishme të letërsisë (prozë e poezi), kritikës, filozofisë dhe historisë, me vëmendje të veçantë për autorë e vepra themelore në fushat përkatëse.
Spanjollët e fitojnë luftën. Në mënyrë të padiskutueshme, ata kanë epërsi ndaj indianëve në pikëpamje të komunikimit ndërnjerëzor. Por fitorja e tyre është problematike, sepse nuk ekziston vetëm një formë e vetme komunikimi, një dimension i vetëm i aktivitetit simbolik...
Afrika ka mbetur e shkretë prej spastrimit rrënjësor, ndërsa në Europë nazistët përgatiten të hedhin bombën atomike mbi Japoni. Ndërkohë një roman i famshëm, i ndaluar në gjithë Rajhun, përshkruan një histori alternative në të cilën janë Aleatët ata që e kanë fituar luftën.
Libri përmbledh arritjet më të rëndësishme shkencore të deritanishme në këtë fushë ndërdisiplinore dhe paraqet debatet teorike mbi formimin e kombeve dhe mbi aspekte të ndryshme të ndërveprimit të nacionalizmave me dukuri të tjera politike dhe shoqërore.
Janë 35 rrëfime (titulli i secilit syresh është një emër dhe mbiemër, për ne i padëgjuar), 35 biografi personazhesh të pagjasë, të gjithë ekscentrikë, ndonjëherë makabër, pak groteskë, rrallë të mençur: kryesisht “shkencëtarë” (por jo vetëm të tillë), qëmtuar në 200 vjet histori (nga gjysma e dytë e shekullit XVIII te gjysma e parë e shekullit XX)
Gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, të gjithë ishin të barabartë në frikën ndaj persekutimit politik. “Jeta është luftë” mbështetet mbi disa qindra orë intervista me gra e burra nga bashkësi etnike të ndryshme në Shqipëri.
Sepse mbërthimi i botës reale bën pjesë në përcaktimin e vetë romanit; por si të kapet dhe të jepet përmes një loje magjepsëse të fantazisë? Si të jetë e rrefkët në analizën e botës dhe, në të njëjtën kohë, papërgjegjshmërisht e çlirët në ëndërrimet zbavitëse?
Jetoi një jetë shpesh të vështirë, rrugëve të kryeqytetit. Punoi si mekanik, bojaxhi, hamall, shitës, por u bë i famshëm me "Gravurat", që i shkruante për shtypin e përditshëm kryeqytetas. Arlt pati e vazhdon të ketë ndikim të madh në letërsinë hispano-amerikane, ku cilësohet si një nga themeluesit e letërsisë moderne argjentinase.
"Në parantezë", ese, shkrime, intervista të shkrimtarit dhe poetit Roberto Bolaño (përkthyer prej origjinalit nga Bashkim Shehu). Roberto Bolaño është një nga shkrimtarët themelorë të shekullit XXI.
Vepra përbëhet nga një sërë esesh të shkruara në vitet 1903-1923, dhe përbëhet njëkohësisht nga një hyrje në metafizikë, një autobiografi filozofike e autorit dhe një kritikë tërësore të filozofisë.