"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Ky libër shpjegon të drejtat tuaja. Nxjerr në pah punën e madhe të aktivistëve të rinj në mbarë botën. Dhe ju jep instrumente për të kuptuar ligjin, për të ndërmarrë veprime dhe për të kërkuar çka është me të drejtë e jotja.
Përveç motorit me induksionin polifaz, kishte një rrotë vertikale, një topth argjendi dhe disa pajisje të tjera, pak a shumë të frikshme në pamje. Errësira blu filloi të gumëzhinte.
Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse. Pas kësaj, rrëfyesi zhvendoset nga Parisi i dritave në Amsterdamin e rratheve koncetrike që ai vetë i përngjason me rrathët e ferrit, dhe padyshim vetë ndodhet në rrethin e fundit.
Por çdo çast e kishte degdisur drejt çastesh të tjera, çdo qenie drejt qenieve të tjera, dhe për ta mbyllur nuk kishte dashur asgjë nga ajo çka kishte zgjedhur, në mos po atë që pak nga pak i ishte imponuar përmes rrethanave, kishte zgjatur nga rastësia po aq sa nga vullneti, dhe më në fund ishte kthyer në domosdoshmëri: Xhesika.