"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Asnjë doktrinë tjetër nuk e ka ngulitur më fort mendimin kinez dhe historinë kineze sesa konfucianizmi. Si të tillë shërbejnë bisedat e Konfucit që ka lindur rreth 2500 vjet. Këtu ai na mëson që njeriu me anë të sjelljes së duhur mund të arrijë harmoninë me rendin e përjetshëm botëror.
Mbaroi Revolucioni Anglez, një nga kapitujt më të shënuar të historisë së Anglisë. Për njëfarë kohe indipendentët morën një pushtet absolut, por nuk arritën të zgjidhnin problemet që shtroheshin.
Kjo konsideratë ekskluzive për gjuhën, ashtu si dhe vëmendja e tepruar ndaj racës, ka rreziqet e saj, si dhe të metat e papërshtatshmëritë e veta. Kur pranon ekzagjerime të tilla dhe mbyllesh brenda një kulture të përcaktuar, të konsideruar si kombëtare, veçse kufizohesh, mbyllesh ndaj të tjerëve.
Po frynte një erë e lehtë. Nuk dridhej por në freskinë e natës kishte pakëz ftohtë. Dhe një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare po lexonte rreshtin e fundit të gjëegjëzës së koduar që do të ndryshonte fatin e botës.
Teo e mbante mend se si Natasha e shqiptonte emrin e tij. Pa lëkundjen e vitheve të saj, kur ngjitej shkallës përpara tij, dhe flokët që i përhapeshin nga era, kur qëndronte te parmaku i kuvertës duke e ndjekur me sy nga pas largimin e katerit.
Dy çifte, katër dekada ndarje. Dikush beson se nëse vdesin, të dashuruarit e gjejnë njëri – tjetrin përsëri në një jetë tjetër. Ose ndoshta bëhen yje përgjithmonë pranë njëi – tjetrit. Kush e di se si mbaron në të vërtetë?
Atë ditë deri në mbrëmje zemra nuk më rrinte e qetë. Në dhomën time shëtisja prej një qosheje në tjetrën. Në mbrëmje, edhe pse më thirri babai në darkë, u turpërova që të shkoja; sytë nuk më pushonin nga të derdhurit e lotëve, madje asnjë minutë.
Një akt dashurie do të ndryshojë fatin e një familjeje. Veronika Parker, një nënë e devotshme, u është kushtuar tri vajzave të saj, si para edhe pas divorcit. Bota e saj përmbyset kur ish bashkëshorti vdes papritmas duke i lënë asaj dhe të bijave një trashëgimi të mahnitshme: një pikturë me origjinë misterioze, një kështjellë në jug të Francës, si dhe një...
Shumë histori do të kenë kaluar të mitë dhe ato ndryshojnë e përzihen me njëra – tjetrën aq shumë saqë nuk arrij të kuptoj se ku fillon njëra dhe ku përfundon tjetra.
Ata vazhdonin të silleshin me të njëjtën shkujdesje, të qaheshin e ankoheshin pa fund kur sëmureshin, por të vepronin me papërgjegjshmëri të çmendur në lidhje me veten dhe të tregoheshin kokëkrisur dhe kokëfortë kur ishin mirë. Kur mund të gjenin punë, bënin çdo gjë, punët më të rrezikshme dhe më të mundshme për t'u infektuar; dhe po t'u flisje,...
Fati po realizohej – kisha thirrur Dantesin në duel. Mos është kjo vdekja e dhunshme nga një flokëbardhë që më kishte paralajmëruar një fallxhore gjermane? Dantesi u bë shpagimi i fatit për karakterin tim të dobët. Në qoftë se fitorja do të jetë në anën time, atëherë unë do të përmbys ligjet hyjnore dhe Venusi do të mbretërojë pafundësisht në qiejt e mi.