"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Arrestimi! A nuk duhet thënë se ai do të bëhej kthesë rrënjësore në jetën tuaj? Ç’është kjo rrufe e drejtpërdrejtë kundër jush? Ç’është kjo tronditje e paperceptueshme shpirtërore, të cilën jo kushdo mund ta përballojë dhe që shpesh kalon në çmenduri?
Shiu binte litar mbi pemët e pafajshme tëKrishtlindjeve të qytetit! Vij këtu nga qielli atjeLart. Largohuni që këtej! Harro, eja! Eja pra!Hungërima të rregullta qeni mbi beton.
Në gjithë universin ai shihte vetëm veten e tij, ai nuk donte gjë tjetër veç vetes dhe punonte vetëm për të. Natyra e tij përmbante fillesën e çdo pasioni njerëzor; gjithë jetën e tij të gjatë ia kushti zhvillimit dhe plotësimit të tyre.
Dy vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një regjisor vendos të pasqyrojë jetën e vëretë, duke krijuar një film pa skenar, ku aktorët mësojnë historinë dhe rolin e tyre gjatë zhvillimit të skenarit.
Sulltan Abdylhamidi II ishte sundimtari i fundit i tri kontinenteve. Ai ishte Padishahu i tridhjetëekatërt osman. Sulltan Hamidi drejtoi shtetin në një periudhë mjaft të vështirë të tij. Ai u përpoq që brenda kësaj periudhe ta mbante shtetin në këmbë. Ai ra nga froni pas 33 vjetësh në pushtet. Duke vënë re se Padishahët e tjerë që erdhën në drejtimin e...