Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv

Botuesi: Te tjere

Traktati i dytë për qeverisjen dhe shkrime të tjera, John Locke

Traktati i dytë për qeverisjen, ku Locke ndërton pozitivisht teorinë e tij politike, është themeli i filozofisë politike liberale, një apoteozë e lirisë individuale dhe një kontestim i palëkundur i autoritarizmit. Kjo vepër frymëzoi revolucionet që sollën një monarki kushtetuese në Britani, pavarësinë amerikane, si dhe Republikën e Parë Franceze.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Reklama

Traktat mbi tolerancën, Voltaire

Traktat mbi tolerancën një diamant i mendjes dhe urtësisë, është padyshim ndër veprat më të veçanta të këtij shkrimtari të madh francez, dhe është gjithashtu një nder librat që ka kontribuar më tepër në kulturën dhe qytetërimin europian, duke i dhënë famën këtij filozofi dhe shkrimtari të shquar.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Traktat mbi tolerancën, Voltaire

Në qendër të rrëfimit të Volterit është historia e Zhan Kalasit, një tregtar protestant i cili akuzohet për vrasjen e djalit të tij, pasi ai dëshironte të ndryshonte besimin fetar, duke u kthyer në katolik. Ngjarja ku bazohet libri ka ndodhur në Francë, në një zonë të Tuluzës. I bindur për pafajësinë e të atit, Volteri e merr sërish çështjen në dorë duke...
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Traktat mbi Metriken, Ezra Pound

Kur tragjikët grekë e zhvilluan prozodinë greke paraprirëse, pasuan forma korale që janë me kuptimin e plotë të ‘’lira’’. Deri sa një superstrukturë terminologjike iu ngjesh atyre prej shqyrtarëve që as Eskilin e as Euripidin s’ishin vënë ndonjëherë ta lexonin. 
400 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Totemi dhe tabuja, Zigmund Frojd

"Një ditë vëllezërit e dëbuar u bashkuan, vranë dhe hëngrën të atin, gjë që i dha fund ekzistencës së hordhisë atërore". Kështu e përmbledh Frojdi "mitin e madh shkencor", me anën e të cilit ai kërkon të shpjegojë lindjen e njerëzimit.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001150

Botuesi: Dituria

Totem dhe Tabu, Sigmund Freud

Totem dhe tabu është një nga veprat më të mëdha klasike të psikologjisë. Tabuja është lehtësisht e kuptueshme, sepse, siç shkruante Frojdi në Parathënie, “tabuja ekziston ende midis nesh”. Totemi është  më pak i qartë, sepse është më larg nesh.
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Papirus

Tjetri, Ryszard Kapuscinski

Në këtë libër të shkurtër, të thjeshtë, mbushur me mençuri, Kapuscinski përpiqet të formulojë se ç’do të thotë të jesh Europian, jo-Europian, të jesh i kolonizuar, të jesh kolonizuesi, të kesh apo të imponosh identitet.
500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Tipat psikologjikë, Carl Gustav Jung

Ky vëllim, një ndër dokumentet kyç tashmë pjesë e kulturës bashkëkohore, është rrjedhojë e studimeve njëzet vjeçare jungiane në fushën e psikologjisë praktike.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2544

Botuesi: Plejad

Tipat psikologjike, Carl Gustav Jung

Ky libër, njëri nga dokumentet kyç të kulturës së sotme bashkëkohore, është rezultati përfundimtar i një periudhe 20 vjeçare studimesh, të kryera nga Jungu në fushën e psikologjisë praktike, në kërkim të veçantive karakterologjike që drejtojnë raportin e individit me botën.
600 Lekë
More
Ka mbaruar