"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Kafka dëshironte ta quante të parin në radhën e romaneve të veta "I zhdukuri" (fjalë pa "K" në gjermanisht); Maks Brodi, botuesi i tij, e quajti këtë roman "Amerika", duke i kthyer veprës "K-në" gjermane, "K-në" e Evropës Qendrore, "K-në" e Jozef K, "K-në në vetvete si "K", me tërë tingëllimën e saj aq të dashur për Kafkën.
Në Bosnjë, në bashkëderdhjen e dy botëve – asaj të krishterë dhe asaj myslimane – lind Vishegradi, prej gjithherësh qytet takimi mes racash, besimesh fetare e kulturash të ndryshme. Dhe pikërisht këtu, në Pesëqindën, vezirit Mehmed Pasha i lindi dëshira të ndërtonte një urë, e cila u kthye në simbol, sepse u ngrit falë lodhjes dhe sakrificave të shumë të...
Kristian Grei ushtron kontroll mbi gjithçka; bota e tij është e rregullt, e disiplinuar dhe krejtësisht e zbrazët - deri ditën që Anastasia Stilli hyn duke u rrëzuar në zyrën e tij, në një lëmsh gjymtyrësh të derdhura dhe flokësh gështenjë të çrregullt.
E çliruar nga burgu i qelqtë në Qendrën Botërore të Kriptozoologjisë, Mhoraga rikthehet në Skoci për t'iu kundërvënë planeve hakmarrëse të Vangorit të kobshëm, i cili mbjell kaos ngado që kalon me qëllim që të shtjerë në dorë kristalin e ndritshëm, i cili është nën ruajtjen e të riut Xhon Emil Talbot (Xhet).
Burgu i Qelqtë është vëllimi i dytë i serisë fantastike dhe me aventura Sekreti i Mhoragës. Qendra Botërore e Kriptozoologjisë e Nju Jorkut do të hapë portat e veta pas pak kohe; dhe të gjithë janë të paduruar që të admirojnë përbindëshin e parë të zënë rob në histori.
Kur djaloshi Xhon Emil Talbot mëson mbi ekzistencën e Ragdanorit – një përbindësh hibrid, njëkohësisht gjarpër deti dhe krijesë liqenore – nuk ka më dyshime se një botë e re po i hapet përpara syve, duke e kredhur jetën e tij në zemër të një aventure të panjohur lufte, dashurie, tradhtie dhe gjuetie përbindëshash.
Ne, Kisha e shenjtë katolike; dhe, në të vërtetë, tërë Kishat e botës së krishterë, ne, pra, marrim pjesë në një luftë botërore. Më keq akoma, e shenjtërojmë. Ne dërgojmë miliona prej bijve tanë fort të dashur në masakër, për të lënë atje jetën, gjymtyrët apo shpirtin, për të vrarë e për t'u vrarë, me një buzëqeshje hipokrite dhe bekimin tonë apostolik.
E rritur në Kuvendin e Kastros, Helena i përket një familjeje të fuqishme të rrethinave të Romës. Ndërsa Zhyli është bir brigandi; dhe i varfër mes të varfërve. Midis tyre, në Italinë e shekullit XVI lidhet një dashuri si ato që di t'i ndërtojë vetëm Stendali, aq e pakufishme sa edhe e pamundshme.
Kjo histori e famshme e Kroninit është një roman shpirttrazues krenarie, lakmie dhe ndëshkimi të tmerrshëm. Kur i ati e detyron Meri Brodin të shkëputet nga shkolla, duke prerë të gjitha kontaktet e saj me të shkuarën dhe të ardhmen, jeta e vajzës mbetet rrethi i ngushtë, i ftohtë, i trishtuar, i shtëpisë atërore në një qytet të vogël të Skocisë.
Xhonatan Harkëri dërgohet të takojë një klient të kompanisë së tij në një pjesë të largët të Europës. Kështjella është e shkretë dhe konti është mikpritës tepër i çuditshëm. Por i riu Xhonatan nuk dyshon fare se ai dhe njerëzit rreth tij do të vihen në rrezikun më të madh dhe në llahtarin më të tmerrshëm që dikush mund të përfytyrojë!
Shkruar me gjithë pasionin e " Histori Dashurie" dhe forcën e "Klasës", Erik Segali na fut në jetën e klasës së Shkollës së Mjekësisë së Harvardit të vitit 1962. Romani i tij mahnitës na shfaq zanatin e mjekëve, çfarë ndikon në sjelljen e tyre, intrigat, lëndimi... dhe dashuria.