• Banner

Ura mbi Drin, Ivo Andric
  • Ura mbi Drin, Ivo Andric

Ura mbi Drin, Ivo Andriç

Në Bosnjë, në bashkëderdhjen e dy botëve – asaj të krishterë dhe asaj myslimane – lind Vishegradi, prej gjithherësh qytet takimi mes racash, besimesh fetare e kulturash të ndryshme. Dhe pikërisht këtu, në Pesëqindën, vezirit Mehmed Pasha i lindi dëshira të ndërtonte një urë, e cila u kthye në simbol, sepse u ngrit falë lodhjes dhe sakrificave të shumë të krishterëve.

1 100 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ura mbi Drin
Origjinali: Na Drini Cuprija
Gjinia: Roman
Autori: Ivo Andriç
Shqipëroi: Ajsela Koka
Shtëpia botuese: Dritan
Viti: 2005
Fq. 404
Pesha: 0.433 kg.
ISBN: 978-99943-668-6-6

Mbi librin

Në Bosnjë, në bashkëderdhjen e dy botëve – asaj të krishterë dhe asaj myslimane – lind Vishegradi, prej gjithherësh qytet takimi mes racash, besimesh fetare e kulturash të ndryshme. Dhe pikërisht këtu, në Pesëqindën, vezirit Mehmed Pasha i lindi dëshira të ndërtonte një urë, e cila u kthye në simbol, sepse u ngrit falë lodhjes dhe sakrificave të shumë të krishterëve, por edhe në dëshmi të shkrirjes së dy botëve të ndryshme.

Ura është qendra e romanit të Ivo Andriçit, fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1961: një afresk madhështor, që shtrihet nga Pesëqinda deri në Luftën e Parë Botërore dhe që ka në sfond një Bosnjë romantike, me çështjet e saj të larmishme historike, por edhe me dramat e përditshme të gëzimit e të vuajtjes së njerëzve.

Me këtë vepër Andriçi, një prej zërave më të mëdhenj të letërsisë në gjuhën serbe e, në përgjithësi, të Europës bashkëkohore, ritheksohet si shkrimtari, i cili ka pasqyruar më mirë problemet dhe karakteristikat e kësaj toke të trazuar.

Detajet e librit
Dritan Tirana
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001488

Botuesi: IDK

Kronikat e Travnikut, Ivo Andric

I kosideruar si një ndër romanet më të bukur të letërsisë europiane të shekullit të XX dhe një ndër veprat më të rëndësishme të letërsisë jugosllave,"Kronikat e Travnikut", është saga e jetës së një qyteti të vogël të Bosnjës, në periudhën mes viteve 1806 dhe 1814, kur ushtritë e Napoleonit kishin mbërritur jo larg që aty, në kufijtë europianë të...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2215

Botuesi: Onufri

Histori te tmerrshme dashurie, Millorad Paviq

Famën ndërkombëtare ia solli romani "Fjalori Kazar" (1984), i cili u bë bestseller. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. M. Paviq zotëronte gjuhët kryesore europiane, si dhe disa gjuhë të vjetra. Ka përkthyer Pushkinin dhe Bajronin në serbisht. Ka qënë nominuar disa herë për çmimin "Nobel". Ka vdekur në Beograd më 30 nëntor 2009 nga...

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2677

Botuesi: Onufri

Fjalori Kazar, Millorad Paviq

Ç'kryevepër e mistershme, e çartur deri në harbim, e përçmueshme deri në absurd... Ky trillim artistik mjeshtëror, që e tejkalon vlerën e orgjinalit të paqenë; shkurt një histori e larmishme e shkëlqyer, e thurur prej një rrëfimtari homerik të përkryer.

Çmimi 960 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Peizazhe të pikturuara me çaj, Milorad Pavic

Libri është një sfidë për një lexim të pazakontë, pasi e jashtëzakonshme është historia e vendit të përshkruar që nuk ekziston më. Libri na ngërthen në një histori ballkanike për jetën e njerëzve të kryqëzuar në mes të së shkuarës që ata nuk mund ta zotërojnë dhe "titizmit", që ata nuk mund t'i shpëtojnë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Më e ëmbla ëndërr, Doris Lessing

Ky libër të jep një lloj kënaqësie letrare të rrallë, një kënaqësi të tillë, si ato kur të bie në dorë ndonjë roman i humbur prej kohësh i Xhorxh Eliotit apo Balzakut. Pa lexuar as gjashtë faqe, e kupton që ke hyrë në një botë artistike, e cila është ngulitur në mënyrë të pashlyeshme në imagjinatën tënde dhe që, në njëfarë mënyre, të ndikon.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Kafsha e zemrës, Herta Muller

Akoma më e ankthshme bëhet gjendja, kur i bie në dorë ditari i saj. Kjo vdekje e mistershme do të bashkojë përjetë katër miq: personazhin kryesor, Kurtin, Edgarin dhe Georgun, të cilët së bashku do përpiqen t'u bëjnë ballë përndjekjeve, spiunimit, dhunës dhe mungesave të panumërta.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fjala

Me syrin e një klouni, Heinrich Boll

Hans Shniri, kloun profesionist, është ndarë shpirtërisht nga prindërit e tij qysh kur këta çuan në luftë motrën ende të mitur, Henrietën. Pasi braktis shkollën dhe shtëpinë, jeton si artist bohem me të dashurën, Marien. Por pas një bashkëjetese të gjatë, Maria e braktis, nën ndikimin e disa zyrtarëve të lartë katolikë dhe parimeve të moralit.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Goditje dielli, Ivan Bunin

Ivan Bunini ishte mjeshtër i fjalës, i përshkrimit të natyrës, shkrimtari që krijoi tablo të ashpra dhe të vërteta të jetës së fshatit në të kaluarën, krijoi një sërë figurash të Rusisë së pararevolucionit. Mjeshtëria e fjalës, përsosmëria e formës së tregimeve, pasuruan thesarin e letërsisë ruse.

Çmimi 220 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001343

Botuesi: Skanderbeg Books

Vera para errësirës, Doris Lessing

Ndërkohë që fillon stina e verës, Kate Braun, një grua tërheqëse, inteligjente, pesëdhjetë e pesë vjeçe, e martuar dhe e lumtur, me shtëpi në Londrën urbane, me tri fëmijë të rritur, nuk ka ndonjë arsye të pranojë se mund të ndryshojë diçka në jetën e saj. 

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Xhevdet beu dhe të bijtë, Orhan Pamuk

"Xhevdet beu dhe të bijtë" është romani i parë i autorit nobelist, Orhan Pamuk, i shkruar në vitin 1979, në formën e një kronike të gjatë familjare e me sfond të theksuar historik. Ndërsa e shkruante këtë vepër, Turqia po kalonte një nga turbullirat më të ashpra politike të historisë së saj; ishin ditët e vrullshme para grushtit të shtetit, përvoja e...

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Falja e dënimit, Patrick Modiano

"Falja e dënimit" merr në gjirin e veprës së Patrick Modiano – s një ngjyrim tejet të veçantë, një nuancë unike. Në fillim ngaqë këtu bëhet fjalë për njërin nga tekstet e rralla të paraqitur çiltërsisht autobiografik, ose duke na e dhënë shumë çiltërsisht iluzionin.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2550

Botuesi: Toena

Shkretetira, J. M. G. Le Clezio

Lala e vogël është pasardhëse e "burrave blu", luftëtarëve të Shkretëtirës së Saharasë. Pas vdekjes së nënës, ajo shkon të jetojë te halla e saj në një lagje të varfër të qytetit, por Lala nuk mund t'i harrojë ata.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)