"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtjeje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.
Libri ndihmës “Gjuha shqipe në teste 4”, plotëson të gjitha standartet dhe kërkesat e programit të lëndës së gjuhës shqipe të klasës së pestë të arsimit parauniversitar.
“Plaku dhe deti” është një tregim që flet për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Plaku i detit na tregon se arriti atë që nuk e kishte bërë tjetërkush dhe nuk ka rëndësi se nuk e solli edhe mishin e peshkut për ta ngrenë.