• Banner

Lista e librave të botuesit Zenit Editions

Zenit Editions

Janë 127 libra.

Je duke parë 1 - 12 nga 127 artikull(j)

Botuesi: Zenit Editions

Asketika, Nikos Kazanxaqis

(0)

Si brenda dy trikëndëshash barabrinjës të mbivendosur: Guxim, Qëndresë, Dyluftim. Arma mjet: dinamit kundër padijes, nënshtrimit, shkrehjes, lëshimit, bindjes së verbër, si dhe shpërfilljes ndaj epidemisë që shfaros kulturën, kudo ku simptoma shfaqet. Tipari themelor përmbajtësor: kundërvënia e të kundërtave, por: nën finalitetin për t’i bërë bashkë ato...

Çmimi 4,45 
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Narratori, Walter Benjamin

(0)

Ajo që magjeps Benjaminin është jo ideja, por fenomeni. Ndaj, ku përcaktohet se e magjepsi doktrina e superstrukturës e skicuar përmbledhtazi nga Marksi, gjendet fill më pas apo merret e mirëqenë që te kjo lidhje me materien atij i interesonte sesi shpirti dhe shpërfaqja lëndore lidheshin aq ngushtë sa bëhej logjike të zbuloje gjithkund ’correspondances’...

Çmimi 3,56 
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Sprova admirimesh, Emil Cioran

(0)

Të rivalizojë Zotin, madje ta tejkalojë atë, thjesht përmes virtytit të gjuhës: e tillë është orvatja heroike e shkrimtarit, specie ambige, i molisur dhe i dalldisur pas vetes, që duke e braktisur gjendjen e tij të natyrshme, i ka dhënë vetes të drejtën të përjetojë një marramendje sipërane, trallisëse, ndonjëherë të neveritshme.

Çmimi 6,23 
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Shen Pali, themelimi i universalizmit, Alain Badiou

(0)

Në lojën e madhe filozofike ku shpie mendimi i Badiousë, sot dhe për tani, paralelizmi është i qartë. Ajo çka synohet si kthjellim mbi faktin se estetika e ka shpënë artin në një kusht të huaj të mendimit të vet, pra në filozofi, po ai lloj ringjalljeje duhet zbuluar edhe gjetkë, kësaj here jo në një gjest antifilozofik, por antihistorik.

Çmimi 5,34 
More
Në gjendje