"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Liria e vërtetë e një njeriu është gjetja apo shtrëngimi i tij për të gjetur shtegun e drejtë të jetës dhe për të ecur mbi të. Për ta mësuar të bëjë një punë të cilën ai është i aftë ta bëjë. Për ta bërë mëpastaj atë punë me anë të lejes, bindjes e madje edhe shtrëngimit.
Në dy shekuj e një çerek raporti i popullsisë me mjetet e jetesës do të ishte 512 me 10; në tre shekuj do të ishte 4096 me 13, dhe në dy mijë vjet diferenca do të ishte pothuaj e pallogaritshme, megjithëse prodhimi në atë kohë do të ishte në një nivel shumë më të lartë nga ky i sotmi.