"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Lista e librave të autorit ose përkthyesit Karin Boye
KARIN BOYE (1900-1941) është shkrimtare dhe poete suedeze, e njohur dhe e vlerësuar gjerësisht si një prej poeteve pararendëse të modernizmit, por e njohur botërisht për romanin e saj distopik “Kallocain”, i cili përshkruan shtypjen e padurueshme të një shoqërie totalitare të së ardhmes. Ajo kreu vetëvrasje gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Me idealin për një botë të qashtër, pa ligësi dhe cene, e ndërkohë edhe me dyshimet që e brejnë përbrenda për fuksionimin e një sistemi tërësor, e gjer në drithmat e një xhelozie të verbër ndaj së shoqes, Leo Kall rrëfen një rrugëtimim personal, i cili shkërmoqet përballë të vërtetës me të cilën haset dhe që është krejt e papërfytyrueshme.