"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Një anije e mbytur, një thesar, një ishull! Ah, ç'aventurë e paparë në detet tropikale! Gjithçka filloi nga një letër e parfumosur me livandë e hallës sime, Lipës...
Titulli: Pasqyrat financiare dhe mënyrat e plotësimit të tyreOrigjinali: Pasqyrat financiare dhe mënyrat e plotësimit të tyreGjinia: KontabilitetPërgatiti: Këshilli Kombëtar i KontabilitetitShtëpia botuese: PegiViti: 2013Fq. 60Pesha: 0.09 kg
• 1000 fjalitë më të domosdoshme për të komunikuar• Informacione të shumta praktika• Sekrete për t'u shpëtuar kurtheve të anglishtes• Udhëzues shqiptimi• Gramatikë
• 1000 fjali për të gjitha situatat e komunikimit• Informacione të shumta praktika• Sekrete për t'u shpëtuar kurtheve të anglishtes• Të gjitha llojet e korrespondencës: letra, CV, e – mail, mesazhe• Gramatikë• Udhëzues shqiptimi
Autorja e mirënjohur e romanit "Yjet nuk vishen kështu" sjell në një ribotim një përmbledhje tregimesh të përkufizuara nga vetë ajo si "përralla moderne". Këto tregime na zbulojnë dhimbjet e një të kaluare të errët, të cilën shqiptarët e përballojnë me ironinë dhe durimin e një të dënuari të pashpresë.
Ciro Vestita është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Piza në vitin 1976 dhe është specializuar në pediatri me temë diplome "Obeziteti infantil". Aktualisht punon si dietolog dhe filoterapist në Piza, Firence dhe Romë. Është përgjegjës i Klinikës së Fitoterapisë pranë Asli të Pizës.
Oskari është një djalë i ëmbël, me diellin shkatërrimtar të një vetmie të zgjedhur, një romantik nga Nju - Xhersi, i cili ëndërron të bëhet shkrimtar dhe, mbi të gjitha, të gjejë dashurinë. Por, Oskari nuk arrin të marrë asnjëherë atë që do, për shkak të një fuku-je: mallkimit që ka rënë mbi breza të tërë në famil
Një eksplorim surreal i përmasave intime të martesës. Kurioziteti i sinqertë i Fridolinit për seksualitetin e bashkëshortes nuk i kundërvihet dot xhelozisë dhe narcizizmit të tij të lënduar.
Në këtë vëllim janë paraqitur përrallat:• Bardha dhe Roza, sipas Vëllezërve Grim• Gishtëza, sipas Hans Kristian Andersenit• Princi dhe jetimja, sipas Vëllezërve Grim• Lëkura nga njëmijë kafshë, sipas Vëllezërve Grim• Pata e artë, sipas Vëllezërve Grim
"Bukë me sallam", romani i katërt i Charles Bukowski – t, botuar për herë të parë më 1982, me gjasë është libri më autobiografik, rrëqethës dhe prekës i tij. Ai trajton fëmijërinë dhe adoleshencën e Henri Çinaskit, plot shëmti, dhembje, arrati e vetmi, që nga vitet e para të jetës e deri në kurorëzimin e një "karriere" të gjatë e të suksesshme alkoolike.