"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Të gjithë janë pajtuar me këtë gjendje. Por një ditë, njihet me Adrian Silvasin, i vetmi që e nxit të dëshirojë shumë më tepër se thjesht miqësi. Prej atij çasti, Xhini fillon të vërë në pikëpyetje rregullat e veta.
“Gruaja e ngrënshme” është romani i parë i Margaret Atwood-it dhe përmban të gjitha temat që autorja do të zhvillonte në veprat e tjera. Ajo na paraqitet si një vëzhguese e hollë e absurditeteve që vijnë nga konformizmi.
Për të, është torturë e vërtetë ta ndihmojë Hanën të flirtojë me një burrë tjetër, por nëse Foksi arrin t’i mposhtë demonët e tij dhe t’i tregojë Hanës që e do, ndoshta ajo do të zgjedhë atë?
Në librin “Mirëmëngjes, shpresë”, Argita dhe Detina rrëfejnë historinë e tyre të dhembshme të guximit dhe qëndresës. Forca e familjes së tyre, por mbi të gjitha lidhja e pathyeshme që ekziston mes motrave binjake i ushqeu dhe u dha guxim për të kapërcyen sprovën e vështirë.
Vetëm se Uestporti është qytet shumë i vogël dhe kudo që shkon, ajo ndesh Brendanin. Vajza elitare e mondane, e dhënë pas zbavitjes dhe peshkatari zevzek janë pole të kundërta, por mes tyre ekziston një tërheqje e pamohueshme.
"Easy. Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë..." është një roman romantik për të rinj dhe trajton një temë të ndjeshme e bashkëkohore, atë të dhunës kundër grave.
Por teksa i shoqi rreket ta zëvendësojë me një modele bukuroshe të masës zero, Erika kupton se duhet ta ndryshojë rrënjësisht jetën e saj. Të fillojë dieta masakruese? Të bëjë operacione për zvogëlimin e stomakut? Apo rruga e vërtetë drejt lumturisë është të çlirohet krejtësisht prej tij?
Afganët, që tashmë thuajse janë shndërruar në shtet brenda shtetit, kërkojnë të pushtojnë Kosovën për të krijuar një shtet më të madh, ose një Afganistan të ri në mes të Europës.
I dashuri i saj merr udhën drejt Londrës, në kërkim të punës dhe dokumenteve. Jeta e tyre merr rrjedha krejt të ndryshme, në kontinente tepër të largëta.