"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Kujtesa është një aftësi e domosdoshme, por jo gjithmonë ajo na përgjigjet kur dhe si duam: kujt nuk i ka ndodhur ndonjëherë ta ketë fjalën "në majë të gjuhës", të ketë vështirësi për të kujtuar emrin e dikujt që sheh, apo të mos mbajë mend një numër telefoni?
Regjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve. Gjithçka i shërben pushtetit. Librat, gazetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse “kush ka në dorë të shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të...
Fridhelmi është dashuruar kokë e këmbë me mësuesen e biologjisë ndaj nuk ia ndan sytë. Por duket se diçka nuk shkon me të... Si rrjedhin ngjarjet? Për mësuesen ka dyshime të tmerrshme. Cilat janë?
Karstenit do t'i pëlqente të ndihmonte shokët e tij gjatë hetimeve që bëheshin, por kush ia vinte veshin? Gjithçka ndryshon atë pasdite të bukur kur Karsteni zbulon një zgavër në pyll, prej nga kthehet me një hartë thesari dhe me një verdhushkë në duar...
"A është, vallë, njeri...?" është libri i parë i Primo Levi-t, shkruar e botuar më 1947-ën menjëherë pas daljes nga kampi i përqendrimit në Aushvic. Një rrëfim rrëqethës dhe një analizë e thellë mbi historinë e kampeve të përqendrimit, mbi fyerjen, poshtërimin dhe degradimin e njeriut, para se të mbërrihet në shfarosjen e plotë të tij.
Kjo është historia prekëse e Teto Bonarisë, rrobaqepëses së vjetër, që merr një bijë për shpirt, pikërisht Marian e vogël. Sekretet e dëshirat e zemrës të së resë përzihen me të fshehtat e një të moshuare; në këtë alkimi shekullore gjejmë edhe paragjykimet, që falë izolimit të tyre gjeografik, ngjajnë kaq shumë me shqiptarët.
I dashuri i saj merr udhën drejt Londrës, në kërkim të punës dhe dokumenteve. Jeta e tyre merr rrjedha krejt të ndryshme, në kontinente tepër të largëta.
• 1000 fjali për të gjitha situatat e komunikimit• Informacione të shumta praktika• Sekrete për t'u shpëtuar kurtheve të anglishtes• Të gjitha llojet e korrespondencës: letra, CV, e – mail, mesazhe• Gramatikë• Udhëzues shqiptimi
• 1000 fjalitë më të domosdoshme për të komunikuar• Informacione të shumta praktika• Sekrete për t'u shpëtuar kurtheve të anglishtes• Udhëzues shqiptimi• Gramatikë
Keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për Piratin e Zi që u kall tmerrin miushëve? Jo? Lum ju! Është tmerri i tërë deteve, makthi më i zi i çdo miushi. Mos më thoni pastaj që ky s'është ters... po përse duhet të më rastiste pikërisht mua të bija rob në anijen e tij...