"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Jemi grupi i Tea Sisters!Studiojmë në kolegjin e Mushefordit dhe na pëlqejnë aventurat e misteret! Jemi shoqe shumë të veçanta, madje më shumë se shoqe... Motra!Festa e Hallouinit
Bardhyli duket sikur ka gjetur rehat në Tiranën e tij. I shtyn ditët në lokalin e lagjes me një kafe me konjak para, duke luajtur domino e duke ndjekur raste pa shumë rëndësi. Kur Esteri troket në portën e tij, dket sikur detyra që do t'i japë është thjesht një tradhti bashkëshortore si shumë të tjera, Por qysh nga ai çast, hetuesi privat hyn në një...
Hajduti dhe rebelja është një histori dashurie universale, që kapërcen hendekun shoqëror e tregon në mënyrë prekëse se vështirësitë mund të na mësojnë gjënë më të rëndësishme: guximin për t'i bërë ballë gjithçkaje, vullnetin për të ndryshuar dhe besimin pa kushte te njëri-tjetri.
Leksione frymëmarrjeje i shkrimtares Anne Tyler, fitues i çmimit Pulitzer (1989), rrëfen historinë e gjithë jetës së një çifti, treguar gjatë një udhëtimi.
Ëndrrat dhe dashuritë e një jete është një ndër romanet më të njohura dhe emocionuese të letërsisë greke moderne. Shpesh, për nga struktura e rrëfimit dhe tematike që trajton, është krahasuar me Getsbin e madh të shkrimtarit amerikan F.S. Fitzgerald.
“Jeta shpirtërore” i shkrimtarit italian Alberto Moravia është një roman, që denoncon të gjitha veset dhe palavitë e një klase pushteti në dukje elitare, por krejtësisht të zvetënuar.
Gratë u druhen burrave. Jo të gjithëve, jo gjithmonë, por ato e dinë se burrat janë të aftë të përziejnë seksin me dhunën. Ndonjëherë burrat bëjnë atë që gratë rrallë e bëjnë, nëse e bëjnë përdhunojnë.